Ta shohim në përgjithësi simbolikën e vezës:
Në rendin e parë simbolika e vezës paraqet zanafilla nga zhvillohet bota dhe jeta në të. Simbolika e vezës është universale, që i përfshirë të gjithë popujt dhe periudhat e historisë së njerëzimit.
Sepse veza simbolizon pjellorinë, lindjen dhe jetën e re.
Që nga antika e lashtë vezën e kanë shfrytëzuar si simbol dhe metaforë romakët e vjetër, Persia e lashtë, Egjipti dhe Kinezët veçantin gjatë festave të pranverës. Veza në formën e vetë ovale na përkujton formën e pikës së ujit dhe farës, që ishin elementet kryesor dhe ekzistenciale për popujve e antikës së lashtë. Të cilët edhe besofshin se Toka e ka zanafillën nga veza e madhe kozmike.
Ashtu mendohet se bota është krijuar nga veza si Keltët e vjetër, Grekët e lashtë, Egjipti i lashtë, Fenikasit, Kanaanët, Tibeti, India, Vietnami, Kinezët, Japonezët, banorët e Siberisë dhe Indonezisë etj. Procesi i krijimit të botës tani merr mënyrat e llojllojshme që nga Kelt të cilët mendonin jeta fillon nga veza e gjarprit. Kurse Egjipti nga veza Knef ose Kinezët nga veza e drangonit. Ashtu edhe njeriu i parë u krijuar nga veza. Po ashtu tek Kinezët e lashtë mendonin se heronjtë lindin pasi dielli i mbarëson vezën, ose pasi nëna i ka ngrënë vezët e zogjve.
Në rendin e dytë ky simbol i përgjithshëm që ndërlidhet me krijimin e botës nëpër mes vezën, ajo na përkujton, se nëpër mes vezës që është edhe realitet fillestar i qenies së gjallë që nga zanafilla e jetës së njeriut. Për Egjiptin ishte Nuna – personifikimi i oqeanit fillestar, uji i pastër me tharmin i shenjtë në pritje në një kodrinë në të cilën shfaqjet veza. Nga kjo vezë del apo lind hyjnia që e rregullon kaosin. Po ashtu edhe zoti Knum që del nga oqeani e ka zanafillën në vezën fillestare.
Sipas traditës së Kananëve banorët në të cilën banonin Palestinën e dikurshëm para hebrenjve dhe më vonë bashkë me ta. Ata besonin se në fillimin e botës ishte ajri dhe eter nga do të lindin Ulomos (Gjithëpushtetshmi apo Gjithhershmi). Ulomos krijon vezën kozmike dhe Shansorin (Zotin krijues). Shansori e theu vezën kozmike në dy pjesë, nga njëra pjesë krijohet qielli kurse nga pjesa tjetër toka.
Kurse sipas Çandogia upanishad në Indinë e lashtë, veza krijohet nga jo qenia, dhe nga ajo pastaj krijohet qenia e gjallë. Ajo rritet dhe bëhet vezë. Ajo ishte në qetësi për një vit dhe pastaj pëlcet. Lajmërohen dy pjesë e lëvores, njëra e argjendit dhe tjetra e arit. Ajo e argjendit apo sermit është toka, kurse ajo e arit është qielli.
Kurse sipas traditës së Tibetit, veza nuk është ajo fillestarja por është në gjenealogjinë e dytë të njerëzimit, nga dalin pesë elementet qe nga del edhe veza e madhe. Nga veza krijohet liqeni i bardh, dhe gjashtë kategori qenieve, nga veza e dytë në përmes të cilës krijohen gjymtyrët, pesë shqisat e njeriut, madje mashkulli dhe femra etj.
As tradita kineze nuk rrinë larg kësaj mendësie, dhe sipas besimit të tyre: patra se ndahen toka nga qielli, kaosi e kishte formën e vezës së pulës. Pasi që kalojnë 18.000 vjet (numri është simboli i pakufishëm), hapet veza e kaosit, nga elementet e rënda krijohet toka (jing), nga elementet e lehta dhe të pastra krijohet qielli (jang).
Atëherë mos ti harrojmë as Inkët , të cilët e kanë stolisur tempullin e madh me vezën kozmike.
Miti mbi vezën kozmike e gjejmë edhe tek fisi Dogonë dhe Bambarë nga Malia. Po ashtu edhe në Finlandë tregohet se hyjnesha e virgjërisë zhytet ne ujë dhe gjatë kësaj zhytje ajo pahiri i thyhen vezët, nga do të krijohen ujërat fillestaret dhe ashtu do të fillon edhe zanafilla e jetës.
Veza shpeshherë paraqet fuqinë krijuese të dritës. Në kosmogoninë e popujve të ndryshme, veza kishte një rrol gjithëpërfshirës gjatë historisë së njerëzimit.
Sipas Mircea Eliade, veza lajmërohet më së shumtit pas kaosit, si princip i rregullit. Të gjitha ndryshimet burojnë nga veza. Edhe pse veza nuk ishte ajo fillestarja, por ajo është simbol i diferencimit. Kozmosi dhe veza fillestare është i njëjti apo përfshirja e tokës dhe e qiellit, ujërat e poshtme dhe ujërat e larta.
Veza është një prej simboleve të periudhave të ripërtëritjes. Veza e ngjyrosura të Pashkëve paraqesin apo e ilustrojnë jo vetëm lindjen por edhe rilindjen. Po ashtu prapë Sipas Mircea Elijade, veza simbolizon rilindjen e re, ripërtëritjen; ose sipas traditës së vjetër, veza është tharmi i fillimit apo realiteti fillestar. Funksioni i vezë është në formën ciklike që buron nga roli i saj, pas vdekjes pason lindja që ndërlidhet ngushtë me natyrë, ku kemi vdekjen apo heshtja e dimrit, vjen pranvera që kjo heshtje apo vdekje ringjallet, vera që rritet dhe vjeshta që jep frytet, edhe kështu me radhë vazhdon cikli i jetës dhe i vdekjes.
Pastaj arkeologët kanë gjetur nëpër varreza vezët nga argjila, që nuk janë asgjë tjetër përveç shenje pavdekësisë si dhe simbol i ringjallej. Po ashtu në varreza janë gjetur edhe statujat e Dionisit me vezë në dorë si premtim dhe shenjë të kthimit në jetë. Madje veza i takon dhe simbolizon sigurinë së bashku me shtëpinë, çerdhen apo folenë, dhe prehrin e nënës.
Veza e të mençurve, në pikëpamjet e alkimikëve ndërlidhet me ftesën e jetës shpirtërore, që simbolizon epiqendrën, vendin dhe materialin e të gjitha ndërrimeve.
Me ardhjen e krishterimit vezët e ngjyrosur e ndërrojnë domethënien si dhe traditën e lashtë dhe ja japin një kahe tjetër. Veza sipas krishterimit nuk është asgjë tjetër përveç ngjalla e Jezu Krishti, varri i zbrazët – Pashkët. Ashtu mbetet veza simbol i ngadhënjimit mbi vdekje dhe fitoren e Krishtit.
Simbolika e veza si e tillë siç e pamë më lartë, ka zanafillën para krishtere, që simbolizon ringjalljen si dhe ripërtëritjen. Krishterët e marrin si simbol të ri të jetës së pasosur (amshimit), që Jezusi e shpalli dhe e realizoj me ngjalljen e vetë. Dhe ai vërtetë u ngjallë! Tradita që vazhdon edhe sot e kësaj dite duke dëshmuar këtë ngjarje historike.
Ngjyrosja e vezëve
Ngjyrosja e vezëve është një traditë shumë e vjetër, dhe në të kaluarën besimtarët i ngjyrosshim vezët me rrënjët e bimëve apo me gjethin e bimëve, si për shembull me lëkurën e qepëve. Një legjendë e vjetër fletë se si Maria nëna e Krishtit i ka ngjyrosur vezët kur ishte Jezusi ende fëmijë për t’ia dhuruar vezët e ngjyrosura fëmijës së vetë Jezusit. Kurse gjatë dënimit Jezusit në tragjedinë e Kalvarit, Maria ngjyros vezët dhe dëshiron për t’ia rikujtuar Pilatit rininë e Jezusit. Por pasi e dëgjoi akt gjykimin e Jezusit, Maria vrapon te Pilati me vezët e ngjyrosur për të kërkuar mëshirë për birin e vetë. Në një moment shporta që e kishe me veza i zgjidhet dhe veza rrotullohet në lotët e saja që pikonin në tokë, nga do të bijën edhe pelini (barishta më e hidhura në tokë!) duke dëshmuar se çfarë ndodhi me ngjarjet e tragjedisë së Kalvarit.
Sipas gojëdhënës thuhet se bashkësitë e para krishterë do të fillojnë këtë traditë për t’i ngjyrosur vezët. Veza ishte në mesin e ushqimit që bekohet në vigjiljen e Pashkëve.
Krishterët e parë gjatë kreshmëve nuk i kanë konsumuar vezët. Ashtu i kanë lënë në një anë, dhe Premten e Madhe ose Shtunën e Madhe, vezët e ziera i kanë sjellë për ti bekuar në vigjiljen e festës që ditën e Pashkëve ta kanë në tryezën e tyre. Në atë kohë veza kishte simbolikën e pjellorisë, i përkrahur me faktin se në këtë periudhë pulat japin më së shumtit veza. Si pas traditës veza e parë në ditën e Pashkëve duhet të hahet në barkun e zbrazet dhe veza është e ziemë. Shenjat e kësaj traditës ka edhe sot e kësaj dite.
Në shekullin 13 të në Paris, rinia dhe studentë u mbledhshin në lagjet e veçanta dhe në shenjen e trumbetës u niseshin në drejtim të Katedrales. Ku këndonin këngët e lavdit dhe pastaj vraponin në “gjuetinë e vezëve” që qytetarët i dhuronin. Ashtu kjo traditë është edhe sot e kësaj ditë, që vezët ju dhurojmë fqinjëve, mysafirëve, fëmijëve dhe shërbëtorëve etj.
Për ndryshe ngjyrosja si dhe dhurata e vezës janë edhe para Krishtit.
Sot çdo popull e ka traditën e vetë, mënyrën e ngjyrosjen si dhe simboliken e pasur të folklorit, ashtu edhe populli ynë shqiptarë nuk mbetet mbrapa nga popujt e tjerë krishterë.
Fillimisht vezët ishin të ngjyrosura me ngjyrat e hapura, simbol i pranverës, dritës së diellit dhe haresë.
Simbolika e ngjyrave të vezëve të Pashkëve:[/B]
[B]Ngjyra e kuqe, simbolizon gjakun e Jezu Krishtit, që e derdhi për njerëzimin; simbol dashuri dhe flijimit, simbol i jetës dhe i vdekjes.
Ngjyra jeshile simbolizon të zgjuarit e natyrës, ardhja e pranverës, shpresa dhe jeta.
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë dhe dinjitetin, po ashtu edhe jetën si dhe vdekjen.
Ngjyra e verdhë, simbolizon gëzimin dhe fatin, simbol i rrezeve të diellit.
Ngjyra vjollcë, simbolizon begatinë.
Ngjyra portokall, simbolizon shpresën dhe ndërlidhë me rrezet e dritës.
Ngjyra rozë simbolizon fillimin dhe freskinë.
Kurse në fund ngjyra e zezë simbolizon errësirën dhe mëkatin e njerëzimit.
Po e përfundoj duke menduar për fillim mjafton për ta shua kureshtjen si ty ashtu edhe lexueseve tërë të forumit.
Si te ngjyrosim vezet e Pashkeve ne menyre natyrale?
Eshte nje pune krijuese dhe zbavitese e cila mund argetoje te gjithe familjen.Ne varesi se si i pergatisni vezet, kjo mund te zgjase disa dite, derisa te keni mbaruar me dekorin e tyre. Kete vit ne vend te perdorni bojra kimike dhe artificiale per vezet tuaja, perse mos te mos i ngjyrosni ne menyre natyrale? Eshte e thjeshte, zbavitese, dhe dicka shume e mire per ambjentin.Pasi te keni pergatitur vezet, merruni me ngjyrat. Kjo eshte pjesa me argetuese pasi ka shume materiale per te pergatitur ngjyrat.
Ja disa opsione:
* Lejla: leng rrushi te kuq, vere e kuqe
* Blu: boronice, gjethet e ziera te lakres se kuqe.
* Te verdha: Lekura te molleve te verdha te ziera, lekure limoni
* Portokalli: lekure portokalli te ziera, karrota
* Te kafta; kafe
* Jeshile; spinaq i zier(zijeni spinaqin deri sa te keni perftuar ngjyren jeshile qe deshironi)
Si indikime te pergjithshme, filloni me nje gote ose dy te mbushur me uje dhe shtoni ngjyren tuaj.Psh: nese per te perfituar ngjyren lejla keni perdorur lengun e rrushit te zi, shtoni nje gote uje, ekeshtu me rradhe. Pasi te keni perftuar ngjyrat qe deshironi filloni te ngjyrosni vezet. Me ndihmen e nje luge, zhysni me delikatese nje veze ne ngjyren qe keni zgjedhur, ashtu si do te benit edhe me ngjyrimin kimik, duhet te kontrollosh periodikisht nese veza ka fituar tonalitetin qe doni ju. Hiqni vezen nga ngjyra dhe lereni te thahen. Gjeja me e mire eshte ta thani ju vete dhe ti vendosni ne nje katron per vezet.
Nese do te perdorni bojrat kimike, sintetike, zete duhet ti fusni ne uje te ngrohte te ngjyrosur dhe me utthull, ne kete menyre do te keni ngjyra me te forta dhe me te shkelqyeshme.


Leave a Reply