Shumica e njerëzve mendojnë se diferenca moshore ideale për partnerët është 4 vjet dhe 4 muaj, por vetëm nëse burri është më i madh, sipas një studimi.
Ata po ashtu mendojnë se një lidhje romantike ideale është midis një burri më të madh dhe një gruaje të re, ka gjetur studimi me 2000 të rritur.
Por afërsisht më pak se gjysma e njerëzve të përfshirë në studim thanë se nuk kishte diferencë ideale moshe. Ndërsa 33 përqind e grave dëshironin një tip shtatë vjet më të madh sesa ato, vetëm një nga njëqind gra preferonte një mashkull më të ri. Rreth 55 përqind e grave thanë se qëndrueshmëria financiare ishte një nga arsyet për preferencën e meshkujve më të mëdhenj në moshë, përderisa ato nuk mund të përballonin qiratë ose shpenzimet e tyre.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply