
1. Bëni gjëra të ndryshme
“Rregulli numër një i romancës janë surprizat. Nëse unë i sjell Debit lule çdo të martë, është diçka e këndshme por a është romantike?” – Hugh Jackman
2. Bëni dhurata të paparashikuara
“Ne kishim një rregull. Kishim vendosur të mos bënim dhurata për ditëlindje apo Krishtlindje, por për Shën Valentin ne ishim në Neë Orelans dhe unë i bleva një dhuratë. Edhe pse ne kishim një marrëveshje për të mos bërë dhurata, mund të them që ajo ishte e kënaqur. Unë i theva rregullat! I dhurova asaj një varëse. Më padisni po të doni, por ajo ishte e magjepsur!” – Michael J. Fox
3. Lëreni të jetë vetvetja
“Celësi për një martesë të suksesshme është të pranosh se nuk duhet ta ndryshosh partnerin tënd. Mos harroni fjalët “Po e dashur, si të duash ti”. – Patrick Dempsey
4. Dy fjalë: Masazhi i këmbëve
“Cdo natë para se të fle, unë i masazhoj këmbët bashkëshortes time. Ajo thotë se është masazhi më i mirë në botë.” – Luke Bryan
5. Mos kujtoni ish-ët
“Unë nuk sjell në mend ish-et e mia. Unë nuk i mbaj mend ose nuk kam kujtime të dashura prej tyre. Unë nuk e dija këtë deri kur ime shoqe erdhi në jetën time.” – Steve Harvey
6. Rregulloni shtëpinë
“Unë rinovova fshehurazi banjën e shtëpisë sonë dhe e surprizova atë me një vaskë gjigande. Asaj i pëlqen shumë.” – Kevin Bacon
7. Gatuani për të
“Ne kemi një ritual të dielash ku unë përgatis mëngjesin si p.sh waffles; të pasuara nga një drekë e bollshme e gatuar në shtëpi.” – Tony Goldwyn
8. Asnjëherë mos bini të flini të mërzitur
“Ne asnjëherë nuk shkojmë të flemë duke mbajtur mëri.” – Matthew McConaughey
nga femra.ch


Leave a Reply