
Ne një kohe kur rastet e tradhtisë VIP po pushtojnë mediat botërore, disa gazetare kane menduar te përmbledhin ne 9 pika shenjat qe tregojnë se ai qe keni ne krah mund te jete duke ua dredhur. Zbulojini me poshtë ato se bashku me disa këshilla si te veproni.
1. Ai nuk e ndan nga dora telefonin
Ndërkohë qe ai e kishte zakon kur vinte ne shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohe qe nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe te fikur.
Këshilla: I thoni se nuk keni bateri dhe ju duhet me patjetër t’i telefononi dikujt duke i kërkuar t’ua huazoje te tijin. Nëse behet nervoz do te thotë se diçka nuk shkon.
2. Kujdes me shume se kurrë me pare për pamjen
Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohe qe rregullohen ne një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund te tregoje se ai ka dëshirë t’i bjere ne sy dikujt tjetër.
3. Ka gjithmonë e me shume pune dhe takime ne orët e mbrëmjes
Ka disa kohe qe ai ka takime me shumice? Një ose dy mund te jene te zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo te zakonshme.
Këshilla: Ftojeni për te shkuar diku e për te pire nga një birre ne mënyrë qe te ndryshoni ambient.
4. Pasion i tepruar për diçka ne mënyrë te papritur
Kur vinte ne shtëpi donte te çlodhej dhe te rrinte shtrire? Tashme dëshiron te filloje shpejt e shpejt një aktivitet te ri? Kjo tregon se ai do te merret me diçka tjetër ne mënyre qe te çlirohet paksa nga ju.
5. Me shume afeksion sesa duhet
Një person qe tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron qe t’iu beje edhe te buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.
6. Distance dhe indiference
Keni kohe qe keni vene re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime te shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e me te pakta do te thotë se ka gjetur dike tjetër.
Këshilla: E mira është te flisni drejtpërdrejt me te dhe t’i jepni zgjidhje problemit.
7. Intimitet i trazuar ose inekzistent
Nëse partneri nuk ka me dëshirë te kaloje çaste intime me ju dhe kjo gjë behet e shpeshte duhet te shqetësoheni.
8. Dëshirë seksuale ne rritje
Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura ne shtrat dhe sjellja ne mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dike tjetër qe e stimulon.
9. Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta
Nëse te gjitha projektet qe kishit bere atij nuk i interesojnë me si me pare kjo do te thotë se diçka nuk shkon si duhet.
Duhet te dini se këto shenja mund te jene edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet te bëni kujdes.
nga femra.ch


Leave a Reply