
Martesa padyshim se është njëra ndër ato momente që nuk harrohen në jetë. Ka edhe shumë çifte të cilat janë të lidhur por që nuk e planifikojnë ende martesën.
Ne ju sjellim disa arsye të cilat ndikojnë në marrjen e vendimit për martesë, por që kanë rezultuar të jenë katastrofale.
Njerëzit po martohen çdo ditë, por jo të gjithë për arsye të njëjtë. Sidoqoftë, ata po bashkohen dhe kështu vendosin të kalojnë jetën të bashkuar.
Sidoqoftë, të zgjedhësh partnerin e jetës është një gjë shumë vitale, e cila duhet të mirret me një kujdes të madh.
Ka nga ata të cilët kërkojnë që të martohen sa më shpejtë, teksa disa të tjerë nuk nxitojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Ne ju sjellim disa arsye që shpesh kanë shpier drejt martesës, edhe pse një gjë e tillë nuk është në anën tuaj pozitive.
Të gjithë shokët e t’u janë të martuar
Është vështirë të shijosh ndjenjën e të qenit vet atëherë kur të gjithë shokët e tu janë të martuar. Në këtë momentin ju ndiheni sikur jeni të mënjanuar, dhe mënjëherë në kokë ju shkon mendimi për martesë.
Sidoqoftë, sipas studimit, ky vendim është shumë i nxituar dhe i pamenduar mirë, i cili mund të ndikojë negativisht në martesën tuaj.
Fëmija vet i treti
Shpesh gjatë kohës kur ju jeni të lidhur, ndodhë që të bëni ndonjë fëmijë edhe pse nuk e keni planifikuar një gjë të tillë. Në momentin kur vjen fëmija në jetë, ju automatikisht mendoni për martesë.
Sidoqoftë, ju nuk duhet të nxitoheni të bëni një gjë të tillë. Kjo mund të ndikojë në divorc të shpejtë, dhe më pas të ketë efekte negative te fëmija.
Ai kërcënon në ndarje
Nëse ai është duke ju bërë presion që të martoheni sa më shpejtë, ndoshta është duke e bërë që t’ju bëjë për vetë para se ta njihni atë mirë.
Nëse ai të kërcënon me ndarje, nëse nuk martohesh shpejtë me të, atëherë t’i nuk duhet të ndikohesh nga ai.
http://lajmi.net


Leave a Reply