Nga Zenepe Luka
Bukuroshja këmbëzbathur e Myzeqesë, që ngjiti majat e skenës dhe kinematografisë shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja merr përsipër shpenzimet e operacionit për artisten e madhe.

![]()
Qëndroj përballë aktores së madhe Margarita Xhepa dhe përpara se të nis bisedën me të, skicoj portretin e saj.Një grua vërtetë e bukur, me sytë që edhe sot në prag të 80 vjetorit të lindjes, ruajnë besnikërisht bukurinë e rinisë.
Cuditërisht koha nuk i ka dëmtuar asgjë Margaritës, është një Hyjneshë e vërtetë, në bukuri dhe në skenë, që nisi udhën e jetës këmbëzbathur në Lushnjën e saj të dashur, për të mbrritur në majat e skenës dhe kinematografisë shqiptare.
Margarita Xhepa është zhytur në kujtime, teksa bisedojmë në këtë prag ditëlindje.Kjo ditë jubilare e ka zënë në një situatë jot ë favorshme shëndetësore Artisten.
-Pse më ndodhi tani, në prag të festës-thotë ajo.
Aktorja e madhe, falë vullnetit dhe këmbënguljes së saj, pikërisht më 8 mars, kreu një operacion të vështirë, që e përballoi me sukses duke sfiduar dhimbjet dhe tani është në ditët e fundit të reabilitimit.Gjithësesi kjo situatë nuk e ka penguar aspak që të festojë, sidoqë e ulur në karrocë.
Përpos kësaj, kjo nuk e pengoi Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, që ditën e lindjes ta shndrojë në një festë të vërtetë, për themeluesen dhe veprimtaren e shquar të tij për gjatë 12 viteve.
Pjesë e festës përvec aristëve. Aktorë e regjizorëkolegë të Teatrit Kombëtar ashtu edhe nga Kosova dhe Maqedonia, do të marrin pjesë e dhe delegacione delegacione të grave, pjesë e këtij Fondacioni nga Italia, Kosova,Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia etj.
Ndër surprizat e shumta në këtë ditë të vecantë, është tortea gjigande dërguar ngakomuniteti i shqiptarëve në Australinë e largët, shoqëruar me një letër të firmosur nga Konsulli I Nderit të Shqipërisë në Australi prof. Dr.Resmi Kamberaj.
-Nuk më lejon mjeku, por unë do të kisha ecur deri këtu.Më rri mbi kokë edhe. im bir Sokoli, që është kirurg.
Duhet të keshë kujdes, të ruhesh, deri sa të mbushësh 6 javë, nga dita që bëre operacionin dhe më pas do të ecësh vetë, jo si më parë, por si vajzë e re- I ka thënë I biri.
.Ishte një koencidoi me jubileun e lindjes dhe ajo që nuk mund të bëj në këtë ditë të rëndësishme të jetës sime, është të mos vallzoj..
Fëminia.
Duke biseduar me Margaritën tonë, që nuk gabojmë nëse e cilësojmë një margaritar të artit, ajo hedh vështrimin larg:Tek fëminia.
Isha një vajzë e brishtë, që më pëlqenin fustanet me lule, që derdheshin mbi kërcinjtë e gjatë, që ecja këmbë zbathur nëpër rrugët e Myzerqesë.
Nëna më kishte bërë të bukur, por shumë të lëvizshme.Gjithmonë ma përmendëte se, që në bark i dëgjonte shkelmat e “e këmbëve të vogla, dhe ato trokitje, që e linin nënë pa gjumë, do të pushonin 2 prillin e vitit 1934, kur dola në dritë me të qara.
Megjithëse nëna ime e mirë dhe e butë u nda shpejt nga ne, e kujtoj me shumë mall, nanurisjen e saj të ëmbël për të më vënë në gjumë, përrallat dhe përkëdhelitë tëpafund.
Nënën time, e quanin Mari, them se kishte diçka si Shën Maria, diçka të butë, të butë…të ëmbël, të ëmbël..
U nda prej meje, kur isha 9 vjece as fëmijë e as e rritur, duke më krijuar një boshllëk të madh, një dhimbje, që do të më shoqëronte tërë jetën.
Nuk e di, por më është krijuar bindja se ishin pikërisht rrëfimet e saj ato, që ndezën tek unë dëshirën për të ndjekur më pas rrugën e bukur të artit. -Eh, një fëmini në një kohë e vend të varfër, që nuk dinim se cfarë ishin lodrat, përvec kërcimit me litar.Në shkollë shkoja me një cantë lecke dhe shpesh këmbëzbathur.Kujtoj mësuesen e parë,Sofie Kushi, që më mësoi të flas, të recitoj dhe të këndoj bukur.Sidoqoftë, si për cilindo edhe për mua, fëminia është një pasuri e madhe, pazëvëndësueshme-thotë e prekur Margarita.
Mbani mënd recitimin e parë?
Dita më e shënuar për aktoren ishte kur do të recitonte për herë të parë në sheshin e qytetit të Lushnjës.
-Kisha marrë një fustan të ri dhe dridhesha e tëra.-rrëfen ajo. Poezia quhej “Vajza shqiptare Kujtoj edhe sot brendinë e vjershës..Thuhej që vajzat shqiptare ishin të zonja dhe të bukura, se ato kishin lënë tërkuzën dhe kishin rrëmbyer shatin. Flitej se ato, iknin dhe jashtë shtëpisë, jashtë qytetit, për të bërë punë vullnetare, që të ndërtonin “jetën e re” dhe “njeriun e ri”, – sikundër thuhej. Kjo më frymëzonte. Ndoshta një ditë dhe unë vajza shqiptare do të ikja jashtë mureve të shtëpisë dhe dita nuk mungoi të vinte.
Kur pashë filmin e parë.Dëshiroja të bëhesha si Sllavica..
Margarita kujton vitin 1949, kur për herë të parë në jetën e saj, pa një film. Filmi quhej “Sllavica” dhe kishte si personazh kryesor një vajzë të shkathët, simpatike,që më mrekulloi shpirtin.Sa dëshiroja të isha edhe unë një Sllavicë.
Për cudi, nuk zgjati shumë dhe për mua erdhi roli i parë.Ishte një pjesë ruse titulluar“Katjusha.Kam qënë në shkollën 7 vjecare, kur vjen një regjizor, që e kish emrin Gëzim Libohova, që kërkonte personazhin. Meqenëse personazhi kryesor aty ishte një vajzë ruse e bukur, ai më zgjodhi mua, ngaqë isha dhe unë shtatlartë, e bardhë dhe flokëverdhë, si ruset.
Shfaqja doli shumë mirë dhe me të bëmë një turne në Kuçovë, Fier dhe Patos.Sa e lumtur ndjehesha.
Cili është roli I parë në film?
Bashkë me fëmininë e saj, artistja nuk lëshon nga goja, Lushnjën, qytetin e lindjes.Qytet i vogël, pa shtëpi te larta, pa asfalt por që na mbante gjallë dashuria për njëri tjetrin.\
Ajo ndjehet krenare që nga Lushnja e Vogël, dualën artistë të mëdhenj si këngëtarja e madhe Vace Zela, aktorët Ilia Shyti, Ferial Meçule (Alibali), Luan Qerimi, pa lënë mënjëanë regjisorin e talentuar Kristaq Dhamo.
Ndoshta ishte edhe shans për mua, që ky regjizor, bashkëqytetari im më besoi rolin e parë në filmin tim të parë, Zyrakën tek “Vitet e para”, që celi plotësisht shtegun e rrugës së gjatë të karierës sime në skenë dhe kinematografi me 150 role.
Por si ndjehet Margarita brenda vetes, nëprag të ditëlindjes së 80-të?
Sii cdo grua shqiptare, që është e sakrificës, padyshim është më e lodhura, më e vuajtura në familje dhe në shoqëri. Si nënë jam e lumtur. Kam rritur tre fëmijë, me shumë mundim, për shkak të profesionit im.Gjithësesi, si cdo nënë ndjehem e lumtur sepse mundimi nuk më shkoi dëm, pasi fëmijët e mi janë bërë të zotë për veten dhe shoqërinë, duke qënë vetvetja.
Sa ka ndikuar në familje të qënit një artiste e madhe, sikurse është Margarita Xhepa?
E kam thënë në cdo intervistë, dua të them të vërtetën, të pohoj se artiste kam qënë vetëm në skenë.Në shtëpi jam gruaja e mbërthyer me vështirësitë e jetës, sikurse ndodh me të gjithë, ashtu edhe me artistët në përgjithësi.
Falë energjive dhe përkushtimit, i kam kryer me sukses impenjimet e mia.
Sigurisht,për të qënë një aktore e sukseshme, rol luajnë edhe regjizorët.
Besimi që ata kanë pasur ndaj meje më ka rritur përgjegjësinë e përkushtimin, në dashurinë e madhe për profesionin tim.
Duke i hedhur një vështrim karierës së gjatë në skenë, arrij në përfundimin se rolit i kam dhënë shpirtin tim dhe se jam lumturuar e nuk kam ndjerë kurrë pleqëri, nga duartrokitjetet e spektatorëve,nga mirënjohja,që shprehin njerëzit kur më takojnë në rrugë.
Artit më rriti, më formoi dhe më bëri të jem kjo që jam sot.
Unë nuk përtoj as sot, kur më kërkojnë që unë të luaj në skenë, apo të xhiroj nëpër filma edhe në këtë moshë.Vazhdoj të punoj, se më mbajnë gjallë përshëndetjet, mirënjohja dhe duartrokitjet e zjarrta, të artëdashësve, që si vullkan mposhtin hallet e problemet e mia, më mbajnë të re në moshë dhe në shpirt.
Role të spikatura të aktores Margarita Xhepa.
Margarita një Zonjë Bërling e përsosur.
Drama e Xhon Pristlit “Vizita e Inspektorit” u vu në skenë nga regjisori i ri Dhimitër Pecani dhe u shfaq në Teatrin e Popullor në vitin 1980. Në gjithë zhvillimin e këtij spektakli ndjehej loja e sigurt e Margarita Xhepës në interpretimin e rolit të zonjës Bërling. Ajo u dha si një grua potente, racionale, me një paraqitje stoike, po aq ambicioze dhe mbrojtëse e interesave të ngushta të familjes së vet. Shpirti i saj akumulon vazhdimisht, gjersa shkon drejt një shpërthimi ndjenjash të vrullshshme në mbrojtje të së vërtetës.
Morali i zonjës Dulska
Margarita Xhepa. tashmë e konsoliduar në mjeshtërinë e saj, na shfaqet me rolin e Melës tek tragjikomedia e dramaturges polake Grabiela Zapolska “Morali i zonjës Dulska.
Vlera ë këtij spektakli ishte zbulimi dhe demaskimi i falsitetit, hipokrizisë dhe korrupsionit, që fshiheshin pas luftës së një familjeje në shoqërinë borgjeze.Spektatorët duatrokasin fort interpretimin e nënës despotike si zonja Dylska, që i mban nën tutelë fëmijët e saj të rritur, që për mungesë të moralit,shthuret e përmbyset gjithcka..
Nëna e Kostandinit
“Kostandini dhe Doruntina” kishte parë dritën e skenës në Teatrin Kombëtar në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar dhe në fundin e dhjetëvjeçarit të ri të shekullit njëzet e një, kapërcen kufirin nëpërmjet skenës greke. Tanimë shfaqja do të quhej “Besa e vëllait të vdekur” dhe do të jepej më 12 prill 2009 në Teatrin Kappa të Athinës në një vështrim të ri prej regjisorit grek Sotiris Haxaqis. Ishin mbledhur e harmonizuar këtu të gjitha variantet e kësaj legjende të prodhuar në trevën ballkanike, për të krijuar atë vepër unike universale që u quajt “Mrekullia e vitit”!
Thuajse e njëjta legjendë e interpretuar në pesë gjuhët e Ballkanit, me tre nëna njëherësh në skenë (greke, rumune e shqiptare), ku do të spikaste Nëna e Kostandinit, Margarita Xhepa.
Klea tek komedia e Gulhieme Figueiredos.
Teksa kujton disa nga rolet e saj të spikatura, që ka prekur suksesin, ndalet tek roli i Klea në komedinë e Gulhieme Figueiredos, që ushfaq në pranverën e vitit 1961.Duke folur për shfaqjen, kritika e kohës do të nënvizonte:
Pamja e Margarita Xhepës ishte shkëlqyese dhe i përgjigjet në mënyrë harmonike ndjesive shpirtërore prej femre të kultivuar, të pasionuar dhe inteligjente!
Shërbyesja në dramën ruse.
Në vitin 1951 kam luajtur për herë të parë rolin e shërbyeses, në një dramë ruse “Makar Dubrov”. Kanë kaluar 51 vjet pas rolit, dhe ndjehem shumë keq, që realiteti shqiptar përjeton në çdo kohë drama dhe tragjedi të tilla. Shqipëria vazhdon të përjetojë, siç kanë shkruar Naimi, Mjeda, Fishta e Migjeni. Prandaj edhe spektatori ynë është shumë i ndjeshëm nga dhimbjet, nga dramat që luhen në kurriz të tij .Kjo është dhimbje për cdo shqiptar, por për artistin dhjetëfish- përlotet aktorja.
Një sukses i madh i aktores ka qënë pjesëmarrja në filmin grek “Mirupafshim”, me regjisor Jorgo Koras dhe Kristo Vukuras, ku Margarita luajti rolin e nënës me aktorin më të kërkuar grek, Aqis Sakelariu.
Në të gjitha faqet e para të shtypit grek shkëlqente portreti i aktores shqiptare MargaritaXhepa.S’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ai rol i gruas i përshtatej thellë në ind dhimbjes amësore të fatit tragjik të shqiptarëve, që lënë shtëpitë e familjet e tyre për një copë bukë. Dhe nuk i dihet fatit të tyre, kthehen gjallë apo të vdekur.
Një tjetër sukses i Margarita Xhepës, ishte pjesëmarrja në Teatrin Kombëtar të Athinës me “Elektra” e Sofokliut në rolin e dados, me regjisorin e njohur grek, Dhimitër Mavriqo.
Kjo pra, është karriera artistike e Margarita Xhepës. Gruaja që theu tabutë në një moshë fare të re dhe u ngjit në skenën shqiptare për t’u bërë mit i bukurisë dhe profesionit aktoresk. Dhe ia arriti qëllimit të saj fisnik e profesional, ku dha shumë nga jeta e saj e derdhi të gjithë mirësinë e shpirtit të gruas dhe të nënës shqiptare.
Flasin për Margarita Xhepën.
Regjizori Mihallaq Luarasi
Aktorja më e dashur për mua.
Ndjehem mirë që më kërkuat një opinion për Margaritën, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj.Që në fillim dua të them se Margarita është aktorja ime më e dashur, më të cilën unë kam vënë në skenë pjesët më të mira të miat.Kam ounuar një kohë të gjatë me këtë aktore, që në fillimet e karierës së saj dhe arrij në përfundimin, jo vetëm unë, që është një nga ikonat e shquara të teatrit shqiptar.
Kemi të bëjmë me një aktore të vecantë, nuk flas vetëm për talentin e saj në aktrim, që e bën atë të shquar, cka e dinë dhe e pohojnë të gjithë, por ndërkohë është një aktore që ke dëshirë të punosh, ke dëshirë të realizosh role, sepse beson tek ajo, e dëgjon dhe respekton mendimin e regjizorit.
Ju thashë dy shfaqjet më të mira që kam pasur fillo me “Dhelpra dhe rrushtë”, që I takon vitit të largët 1961 deri tek “Orteu zbret në ferr”I vitit 1073, ku Margarita përcolli tërë shkëlqimin e saj.Unë gjykoj se kjo aktore vazhdon të jetë e tillë edhe në ditët e sotme dhe kështu do të mbetet.
Z.Luarasi, flitet që rëgjizorët I tërhiqte bukuria e Margaritës, që I besonin role.Mendimi juaj cili do të ishte?
E mohoj kategrikisht dhe nuk e di kush e con nëpërmëned këtë.Siguisht, duhet të pranojmë që një farë roli luan edhe bukuria fizike, por nëse mungon talenti për të interpretuar në skenë, c’hyn në punë bukuria?
Vajza të bukura ka sat ë duash, por ato nuk mund të jenë aktore.Sigurisht, duhet të pranojmë që është një rastësi që janë bashkuar dy virtyte tek kjo aktore, bukuria dhe talenti.Kjo aktore është edhe një recituese e shkëlqyer,që e vazhdon me pasion , vecanërisht poezinë shqipe.
z.Regjizor, mendoni se ka ardhur një Margaritë në skenat tona, pas viteve 90-të?
Margarita Xhepa mbetet një ikonë e teatrit dhe kinematografisë dhe padyshim mbetet një shembull për të gjitha vajzat e reja, që kërkojnë të ngjiten në skenë, nuk e di se sa këto vajza I mbajnë parasysh këto shembuj, nuk besoj se ju kushtojnë vëmëndje shumë, pasi e kanë mëndjen tek internet, se sa tek krijimtaria dhe modeli I aktoreve tona.
Mendoj se ende nuk kemi një “Margaritë”, flas të profilit të saj, se aktore të reja, ka.
Nermin Vlora Falaschi Ambasadore e Kombit.
Teksa ndiqte Margaritën duke recituar poezzinë e bukur të Dritëro Agollit,”Pocari”, ajo u shpreh:”Rrallë ndodh që të harmonizohen kaq mjeshtërisht bukuria fizizke me talentin në interpretim.Margarita është një hyjneshë e skenës dhe bukurisë, që do tia kishte zili edhe Hollivudi”.
Regjizori Piro Milkani
Kombi shqiptar duhet të mburret me margaritarin e artit.Margarita Xhepën.
Me respect dhe mirënjohje të thellë për këtë aktore të madhe, shpreh një opinionin tim. Sapo isha kthyer nga studimet në Pragë. Regjizori Kristaq Dhamo, që më kish thirrur si si drejtor fototgrafie, Iflasim për vitin 1964, fiks 50 vjet më parë, njoh Margaritën, një nuse e re dhe shumë e bukur, që kish lindur edhe një djalë, që do të luante një rol me aktorin Sandër Prosi.
Për shkak edhe të bukurisë së saj fizike, ishte vërtetë kënaqësi që ta ndricoje, ta kompozojë këtë artiste, që fliste qartë se kariera e saj do të shkëlqente.Karakteri I saj, tepër I vecantë.E urtë, fjalëpakë dhe shumë punëtore.Roleve ju dha shpirtin e saj.
Që në këtë rol, në këtë moshë, u duk qartë fotozhenia e saj, talenti I spikatur I saj. Sigurisht ajo kish bërë karierë në teatër, porn ë kinematografi po hidhte hapat e para, për të mbrritur në udhën e gjatë të karierës me një galeri shumë të pasur rolesh.Ishte pjesë e rëndësishme e krijimtarisë artistike të Kinostudios.
Me rolet që ka intepretuar në skenë dhe kinematografi, nivelin e interpretimit, në skenën shqiptare apo filmet greke, fotogjenia e jashtëzakonshme, duhet ta pohojmë që ka qënë një ndër femrat më të bukura aktore, padyshim, që meriton të cilësohet Diva e artit shqiptar.Një Komb, duhet të mburret me një aktore si Margarita Xhepa.
Ajo është edhe nëna e një aktori, që zë vend të rëndësishëm vecanërisht në kinematografi. Shpesh ndodh qënëna kërkon të bëjë fëmijën si veten, flas për aktorët dhe në shumicën e rasteve dështojnë.Në këtë rast, padyshim ka ndikuar nëna aktore, por edhe Ndricimit I ka pëlqyer kjo fushë, sigurisht duke pasur model edhe nënën e tij.
Margarita ka edhe një djalë, kirurg, Sokoli, që është një artist në fushën e tij.Unë kam njohur edhe bashkëshortin, Xhavitin, që ishte një artist I vërtetë dhe padyshim, familjen Xhepa e konsiderojmë një vatër artistësh, kun ë qëndër është ylli, Margaritë.
Dritëro Agolli
Margarita Xhepa meriton një monument, si vetë Ajo.
Nuk ka shqiptar të mos vlerësojë kontributin e Margarita Xhepës në skenë dhe kinematografi.Është kariera e saj, talenti dhe bukuria, që bënë të shndrisë në horizontin e artit shqiptar një yll, yll, që do të ndricojë gjithë kohën.
Sa dëshirë kisha që të vija edhe unë në festën që do të bëjë Fondacioni për Margaritën e madhe, të rrokullisja një gotë verë, pse jo edhe tia thërrisja një këngë.Shumë dëshirë do të kisha që të dëgjoja nga afër Margaritën të recitojë “Pocarin” tim, që nuk e heq nga goja dhe sikurse më kanë thënë ka emocionuar auditoret me gra e burra, jo vetëm këtu, por edhe në shumë shtete të botës.Ah, sa dëshirë do të kisha.Por…
Ju keni një ftesë bashkë me bashkëshorten, Sadijen, për t’u bërë pjesë e festës.
Ah, nuk është problemi I ftesës, se pot ë mundem dhe të kem dëshirë, vij pa ftuar, por është gjëndja shëndetësore, që më pengon.Jam me oksigjen në hundë, nuk mund të lëviz, por nuk mund të rri pa thënë dy fjalë për këtë artiste, që e admirojmë të gjithë.Margarita si aktore, si grua, si një njeri që është gjithmonë në lëvizje, nuk pushon së interesuari për problemet e artit e të shoqërisë.Për mua është një heroinë e vërtetë.
Mua më kujtohet një shprehje e Hajnes, poetit të madh gjerman, që thotë”Njeriu, po humbi interesin shoqëror dhe politik, ai ka mbaruar’.Margarita do të jetojë shumë se është në lëvizje, përherë e përgjithmonë në lëvizje.Ajo është edhe një grua njerëzore, me shpirt të butë, që fal dashuri e mirënjohje për njerëzit.E siu të mos e duash këtë grua, artiste e madhe, një bukuri e rënë nga qielli, një grua me shpirt kaq të ndjeshëm dhe fisnike.Janë të rrallë njerëzit me kaq shumë virtyte dhe unë them me plot gojën se Margarita Xhepa, meriton t’I bëhet një monument, sikurse është vetë Ajo.
“Regjizori Kujtim Gjonaj:Me sytë e Margaritës”Dokumentar kushtuar aktores së madhe shqiptare ,dhuratë për 80 vjetorin e lindjes.
Ky është dokumentari i parë që bëhet për aktoren tonë të madhe dhe të shquar, brilant të skenës dhe kinemasë shqiptare.”Nderi i Kombit” Margarita Xhepa. Ajo ka interpretuar mbi 150 role në skenën teatrore dhe mbi 33 filma artistikë. Margarita Xhepa është një gur margaritari në margaritarët e shquar të artit shqiptar. Ajo ka vlera të pamohueshme, qofshin artistike, humane, bukurie.
Unë kam pasur dëshirë të bëja diçka për aktoren, sepse e vlerësoj jo vetëm si artiste të madhe, por në radhë të parë vlerësoj dhe shpirtin e saj, zemrën e madhe që ka ajo, humanizmin e madh që buron nga zemra e saj. Por kjo ide u konkretizua kur Angjelina Xhara, më dhuron një libër për aktoren dhe këtu u ngjiz mendimi dhe ideja për të bërë diçka për Margaritën, që e titullova “Me sytë e Margaritës”.
Këndvështrimi për Margaritën është që nëpërmjet zërit të saj të brendshëm, meditimeve të saj, botës së saj shpirtërore, por edhe vlerësimeve që kanë të tjerët si artistët apo dhe qytetarët e zakonshëm të japim shkallë-shkallë këtë personalitet të madh të kësaj artisteje. Megjithëse feston 80 vjetorin ajo është një burim i pashtershëm dëshire për punë, për të qenë aktive, pjesëmarrëse në jetën social kulturore jo vetëm të vendit tonë, por dhkudo ku ka shqiptarë
Në këtë dokumentar do të jetë dhe jeta familjare e aktores. Ajo është një nënë model, sepse ka edukuar bashkë me të shoqin artistin Xhavit Xhepa tre djem të mrekullueshëm, të cilët sot janë emra të vlerësuar në profesionet e tyre.
Artisti i Popullit Albert Verria.
Pak t’I thuash Diva e artit shqiptar.
Kam një konsederatë të jashtëzakonshme për këtë artiste të madhe, pse rolet e saj, qofshin ato pozotive apo negative, janë interpretuar në nivelin më të lartë.Është një korife e e teatrit dhe kinematografisë dhe mendoj se është nder I madh për Kombin, që ka në gjirin e tij Artistë të kalibrit Margarita Xhepa.
Kujtoj që kur kam qënë student në shkollën e lartë për aktor,pashë Hamletin dhe jam mrekulluar me rolin e Ofelisë, një Ofeli e përsosur në karakter dhe bukuri.Më ka magjepsur, më shtoi dashurinë për skenën..
Për cilindo rol që ka interpretuar Margarita, mund të japësh një mendim.I përsosur.Ka dhënë karaktere të fuqishme, me një vërtetësi të jashtëzakonshme, si vetë ajo, sidoqë ishte një vajzë e butë lushnjare.
Një aftësi e kësaj aktoreje ishte se dinte që me mjeshtërinë e saj të luante edhe njeriun e thjeshtë, ashtu edhe aristokratin.Është një talent I llindur, por edhe puna e saj, që e dalloi këtë aktore mbi të tjerët.
Me këtë rast unë I uroj 80 vjetorin e lindjes, Margaritës së bukur, aktores së shquar, që do të jetojë në shekuj me karierën brilante të saj në skenë dhe kinematografi.Nuk është një elozh me rastin e ditëlindjes së Margaritës, është një e vërtetë e madhe, që nuk mund ta mohojë askush.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja merr përsipër shpenzimet e operacionit për artisten e madhe.
Margarita Xhepa: Mirënjohje Ministrit të shëndetësisë, Qeverisë shqiptare, për përkujdesjen që treguan për shëndetin tim.
Pas kërkesës që ka bërë Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja, ka marrë përsip[ër shlyejë në spitalin Amerikan faturën financiare, që arrin në rreth 10 miljon lekë të vjetra.
Ai është shprehur se është angazhuar personalisht për gjëndjen shëndetësore të Aktores së Madhe dhe se Qeveria shqiptare e ka në strategjinë e saj interesimin ,në mënyrë të vecantë për figura të mëdha të Kombit sikurse është aktorja e famshme Margarita Xhepa, me filmat e sëcilës ne jemi rritur dhe edukuar.
Pasi I është komunikuar lajmi, aktorja është shprehur:
Mirënjohje të thellë Ministrisë së shëndetësisë, Qeverisë shqiptare për përkujdesjen që treguan ndaj meje.
Kush është Margarita Xhepa.
Aktore shqiptare, lindi Aktore e madhe shqiptar5e, që lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë.Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.
Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]
1. Në kërkim të kujt (2011), serial
2. Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
3. Kronikë provinciale – (2009)
4. Ne dhe Lenini – (2008)
5. I dashur armik – (2004)
6. Mirupafshim – (1997)
7. E diela e fundit – (1993)
Një djalë edhe një vajzë – (1990), mesuese Kristina
9. Vitet e pritjes – (1990), nëna e Helenës
10. Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
11. Pranvera s’erdhi vetëm – (1988)
12. Misioni përtej detit – (1988)
13. Rrethi i kujtesës – (1987)
14. Fillim i vështirë – (1986), shoqe e Zanës
15. Gabimi – (1986)
16. Gurët e shtëpisë sime – (1985)
17. Militanti – (1984)
18. Apasionata – (1983)
19. Dora e ngrohtë – (1983)
Shokët – (1982)
21. Dita e parë e emrimit – (1981)
22. Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
23. Dollia e dasmës sime – (1978)
24. Gjeneral gramafoni – (1978)
25. Koncert në vitin 1936 (1978)
26. Dimri i fundit – (1976)
27. Pylli i lirisë – (1976) nëna e Vlashit
28. Tokë e përgjakur – (1976)
29. Vitet e para – (1965) si Zyraka
Burimi – Sterkala
V:O Fotot ilustruese jane vene nga redaksia Alba – Dansk.









Leave a Reply