Dukej se disa nga marrëveshjet apo raportet tuaja ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi.
Demi
Edhe pse atmosfera e përgjithshme është e njëjtë, “përplasjet” e planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme në raport me punën.
Binjakët
Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në veçanti një ndikim pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna.
Gaforrja
Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës e cila do t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e nuk ju lenë të qetë.
Luani
Nëse konstatonin edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Jupiter.
Virgjëresha
Forma fizike jo e mirë do të bëjë që dita sot të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.
Peshorja
Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje menjëherë.
Akrepi
Përsëri protagoniste në shenjën tuaj do të jetë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë.
Shigjetari
Pas një periudhe me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet më pozitiv.
Bricjapi
Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres, pasi Marsi në një orbitë jo të favorshme sjell vetëm pështjellim.
Ujori
Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me dikë.
Peshqit
Do të dëshironit të bënit gjithçka që do të mundnit për të arritur një objektiv, por sot do t’i keni “duart e lidhura” nga disa yje pengues.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply