
-Shënim për krijimtarinë poetike të EDLIRA DOKOS
Të shkruash, të ndërtosh një univers të tërë poetic dhe përmes poezisë të bësh botën tënde poetike. EDLIRA DOKO, është një poetë surprizë, e vërtetë shpërthuese dhe tepër sugjestionuese. Me vargjet e saj poetic ajo ka ndërtuar kështu një univers të sajin krijues që me pak fjalë do ta cilësoja të shkëlqyeshëm.Emrin e EDLIRA DOKOS e ndesha së pari nëpër gazetat ditore te Tiranës, ‘Tirana Observer”, “Telegraf” revista “OBELISK” dhe botimet “ADA” “Horoskopi”…etj.Profili i saj krijues shfaqet shpërthyes, dinamik, unikal dhe me një vokacion të rrallë Jugor.EDLIRA DOKO vjen nga zemra e Laberise dhe brenda poezisë së saj gjen lulëzim melodi popullor, i ndërtuar me shumë art dhe profesionalizëm në gjithë opusin e saj të madh poetik.Bota e saj e madhe dhe e thellë shpirtërore, dimensioned e një dashurie mitike për Shqipërinë dhe vendlindjen , njeriu me gjithë përmasat e tij shumëdimensionale dhe natyra magjike janë ndoshta bazamenti madheshtor dhe plot jetë i poezisë së saj brilante.
DRITA QË BURONË SË BRENDËSHMI DHE POEZIA


Poetja EDLIRA DOKO, është sa e vetvetishme aq dhe orgjinale, sa narrative aq dhe dinamike, sa tradicionale aq dhe moderne.Në të gjithë poezitë e saj sec ka nje dritë të brendeshme, një rrezatim magjik që nuk shquhet menjëherë por ajo vjen dalëngadalë, e plote , solide, e sigurt dhe me një theks diellor, por edhe me atë floririn magjik të Hënës….Aty zë fill edhe ciltersia e saj preverbiale, nje dlirësi që të bënë për vete dhe të befason.
“NESËR
Ndodh të shoh ditën,
ngarkuar mbi shpinë
orët stok të mëngjesit
plot jetë.
E niset pa destinacon,
të mbledhë buzeqeshje,
të korrë ëndrra,
të puthë lotë.
Poshtë një qielli
të pasigurtë,
deri në mbrëmje
vonë.
Kështu, e raskapitur,
numëron plagët,
dhimbjen e gjatë,
duke thënë:
Nesër do jetë më bukur!
Në vargjet e poetes JETA, ka privilegjin të jëtë tepër e pranishme, shpesh duket sikur autorja përdor vet vetën si një simbiozë artistike poezi – jetë që na bënë ta përjetojmë shumë afër, dhe shumë thelllë në shpirt. EDLIRA DOKO, “luan” bukur me elementët jetik dhe ndërton poezi befasuese, ku në të gjithë shtrirjen e saj krijuese poetike. JETA mbetet thelbi i krijimit dhe artit të saj të fjalës. EDLIRA DOKO është padyshim dhe një mjeshtre e kumtit poetic. Ky kumt vjen si rezultat i përvojës së saj jetike, përjetimeve të shumta fëmijërisë, adoleshencës dashurisë së vërtetë dhe dimensioneve të jetës me gjithe dramat dhe dhimbjet e saj.Poezia e EDLIRA DOKOS, ne shumë raste shfaqet si një copëz JETE reale, e prekshme dhe mjaft e freskët aq sa shpesh duket sikur ti si lexues je pjesë e saj, një copëz jetë e skalitur mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve dhe krijon atë ansambël magjik të fjalës.Ndaj dhe autorja në një dilemë të përherëshme pyet e shqetësuar pse jo dhe mosbesuese :
CILIN TË BESOJ ?…
Dikush tha: -jeta është si buka,
Një tjetër : – jeta është një lojë,
Pasqyrë, – belbëzoi era,
Mësim e përulësi, – bertiti dikush në sallë,
Qesh e loz nën shi, – oshëtiu qielli,…
EDLIRA DOKO, e shpallë dlirësinë e saj me shumë dinjitet dhe art. Feminiteti i saj poetic është një ndërthurje magjike befasuese dhe plotë fshehtësi sa njerzore aq dhe mistike, sa natyrale aq dhe futuriste sa irreale aq dhe të prekëshmë. Në këtë perfomancë të madhe të feminitetit të saj poetic ka një orgjinalitet trondites që të rrëmben dhe të mbush me një dukuri të fshehtë, të paparagjykuar dhe të besueshme. Shpesh të duket sikur nuk je duke lexuar një poezi, por thjesht je duke biseduar ngrohtë, imtësisht dhe magjishëm me EDLIRËN…E gjithë kjo është shendërtuar bukur pse jo dhe mjaft mirë profesionalisht duke sjellë kështu nje risi në laminë e re poetike.Kjo risi në poezinë e EDLIRA DOKOS shpallet thjesht pa zhurmë, tepër modeste por tepër e bukur dhe mbresëlënëse.Poetja në procedimin e saj poetik kërkon shumë, ajo nuk mjaftohet me ca konstatime rastësore. Opusi i saj krijues ecen tepër thellë dhe natyrisht, autorja rend nëpër rrugën e veshtirë të poezisë duke zgjedhur margaritarët e fjalës poetike dhe asnjëherë nuk të zhgënjen…
DASHURIA SI NJË MUNDËSI E KRIJIMIT

Dashuria në poezinë e EDLIRA DOKOS është një universe më vehte, një shpërthim i fuqishëm ndjenjash të bukura plot dritëhije që e bënë dashurinë njerzore të bukur, shpërthyese, dinamike dhe të rrallë.Eleganca e fjalës së saj poetike të befason por njëhërësh edhe të motivon dhe të krijon emocione të rralla dhe tepër të dridhëshme, ashtu sikundër është në të vërtetë dashuria.EDLIRA DOKO, duket se i jep shumë jetë dhe frymë dashurisë si motiv dhe si ndjenjë si shpirt njerzor dhe si magji e ëndërrës së bukur. Autorja frymonë brenda dashurisë dhe e ndriconë atë me dritëzat e saj të brendëshme në një mënyrë vërtetë tronditëse dhe të mistershme, të prekëshme dhe irreale, të ngrohtë dhe të thellë, të afërt dhe të largët…Dashuria në poëzitë e EDLIRA DOKOS është padyshim një zbulim poetik, orgjinal dhe rrëmbyes, tronditës dhe unikal…
Nga poezia

“KUR S’TË KAM PRANË…”
Ti nuk e dije se puthjet janë pranga,
ndaj atë mbrëmje puthje si i babëzitur…
Kur u kujtove, kish kaluar mesnata,
e djalërinë e kishe humbur papritur…
Ti e dije që lotët janë dashuri-dhimbje
Ndaj më thua: s’dua të të shoh duke qarë,
Po ja, më mbërthen ky malli ndonjëherë,
e përlotem fshehtas, kur nuk të kam pranë!
Dashuria, një planet i madh rrezëllitës, plot enigma dhe psherëtima, plot këngë dhe zjarr, plot puthje dhe passion…E pra i gjithë ky universe shpirtëror në poezinë e EDLIRA DOKOS merr kuptim të vecantë,me një ngazëllim tepër domethënës dhe pse jo, më shumë se orgjinal…

EDLIRA DOKO, e ka zbërthyer gjer në detaje dashurinë jo thjesht si nocion poetic por si një universe shpirtëror.Mendoj se është punuar nga ana e poetes gjer në imtesi të jashtëzakonshme, gjerë në zbërthimin e spekterit të ngjyrave të shpirtit dhe vokacionit të madh të dashurisë njerzore. Ajo sjellë nëpërmjet poezisë një shpërthim të jashtëzakonshëm ndijisorë dhe ka krijuar kështu një timbër zëri të veçantë , sa tronditës aq dhe të bukur sa magjik aq dhe realë e të prekshëm…Për poeten DOKO, dashuria është një universe madhështor dhe i veçantë i njeriut, një aftësi e dhuruar nga Perënditë për shpiritn njerzor. Për ta bërë këtë gjë sa më të prekëshme dhe natyriasht sa më të pranueshme poetja DOKO, ka përdorur një arsenal të gjerë metaforash dhe stilemash poetike që shpesh të bëfasojnë dhe të rrëmbejnë nëpër fshehtësitë e mistershme dhe magjike të botës së madhe të poezisë lirike të dashurisë.Ajo ka nje gjuhë të ngrohtë, femërore dhe të ajrët, gati fluide, një arsenal i vërtetë i gjuhës poetike që materializon këtë universe poetic për dashurinë…EDLIRA DOKO, shfaqet kështu si një obsession poetik. Dhe kjo bëhet e besueshme sa herë qe mundesh ti lexosh dhe rilexosh poezitë e sajë për dashurinë…
SINTAKSA POETIKE SI SHPREHJE E KONCENTRUAR E VLERAVE TË ARTIT POETIK

Poetja DOKO, ka asftësinë e vecantë të përdorimit të një sintakse poetike mjaft shprehëse, domethënëse dhe mjaft profesionale. Ajo që i bënë disa poetë të shëndrrohen në një rutinë poetike është padyshim mungesa e një sintakse poetike të zgjedhur, elegante dhe të lëmuar. EDLIRA DOKO mendoj se e njeh mirë sintaksën në vetvete si një element përbërës gjyhësor, ku ajo përveç aftësisë dhe kulturës qe dominon, shkrinë brenda fjalës shpirtin e saj të bukur, të gjerë dhe magjik.Një vecori tipike e poetes DOKO mendoj se është padyshim dhe njohja me themel e sintaksës së vendëlindjes së saj LABERISË e cila sikundër dhe e kanë pohuar edhe gjuhtarët tanë të mirnjohur zotëron brenda meslosit të saj ( pra folklorit, këngëve dhe ligjërimit të drejtpërdrejt) një universe sintaksor të fuqishëm, të larmishëm, shumë të pasur dhe tepër poetic. Pikërisht këtë thesar të zonës së vetë, EDLIRA DOKO ka ditur ta vërë në shërbim të poezisë së vetë me shumë efijkasitet, me elegancë, më feminitet dhe art poetic.Zërat poetic brenda poezisë së saj janë një sintoni magjike plot ngjyrime dhe reflekse drite, interesant dhe domethënës. Padyshim e gjithë kjo i jep poezisë së DOKOS një autorsi teper orgjinale, të ndjeshme dhe shumë vibruese…Poezia e DOKOS përmban brenda vetes atë tharmin e vecantë të ngjizjes poetike e cila gjendet rrallë npër poetet e brezit të saj, ku shumica abuzojnë me vargun ose jan thjeshtë ca plagjitë të paaftë. EDLIRA DOKO, ka sfiduar kështu një nga vështirësitë më të dukëshme në poezinë tonë modernë dhe ka krijuar universin e saj poetic sa orgjinal aq dhe te raalizuar.Sintaksa e saj poetike mbetet një mundësi teper e madhe për tu zhvilluar më tej në të ardhmen si një shprehje e orgjinalitetit dhe rinisë së saj poetike
PËRVOJA PUBLIKE E POETES EDLIRA DOKO

Si poete EDLIRA DOKO duket mjaftë e brishtë, në raste të tjera mjaftë e ndjeshme dhe i pa kompromis, madje shpesh edhe me një temperament, aty ku duhet të bëhet e tillë Puna e saj publike e kanë bërë autoren më vizionare, më largpamëse, më të saktë dhe mjaftë të qëndrueshme në pikëpamjet e koncepteve letrare .Shikuar në përgjithësi përvoja e saj i ka dhënë atribute filozofike edhe pikëpamjeve dhe koncepteve poetike, sado që janë veshur me petkun lirik, prapëseprapë nuancoin nga një koncept filozofik që shkon përtej leximit real .Lirikat e EDLIRA DOKOS nuancojnë, përkatësisht synojnë vlera të arrira që shoqërohen me saktësi në trajtimin e proceseve shoqërore e politike, por që janë veshur me një petk estetik duke e bërë këtë krijim si vlerë më të stërholluar dhe si poezi më të pranuar. Qartë poezitë e kësaj autoreje te talentuar janë rezultat i një refleksioni mbi realitetin ose në të kundërtën është ndikim i një refleksioni nga realiteti i gjithëmbarshëm shoqëror e politik që kaloi vendi ynë në përgjithësi, apo nga situata të caktuara siç e gjejmë te poezia :
“FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA.”(P.V)
Do të doja
të paketoja historinë
nëpër zarfe
lidhur
me fjongo
ngjyrë kuq e zi..
pastaj
ta postoj:
myslimanëve
kristjanëve..
me thënien
e Pashko Vasos:
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Kjo poezi kështu siç është prezantuar është një indikativ, përkatësisht një dëftim i përjetimit të një fenomeni a mrekullie që ndeshet me objektin që i referohet duke e portretizuar me mënyrën e vet të krijimit poetik që do të jetoj gjatë. D.m.th. refleksioni i ngjarjeve që e kanë shoqëruar kanë rritur potencën e vrojtimit, ndërsa përvoja profesionale ia ka shtuar vlerën estetike, ia ka nxit idetë të cilat i ka artikuluar me një fond fjalëformimesh e botëkuptimesh poetike që ia rrisin vlerën poezisë në përgjithësi.
SHUMËLLOJSHMËRI MOTIVESH

Në poezinë e EDLIRA DOKOS ka një larmishmëri të madhe motivesh dhe këndvështrimesh poetike. Në to jepet me mjaft imtësi dhe informacion mesazhi që poetja përcjellë me shumë finesë dhe art. Motive të tjera që përfaqësojnë tipare të veçanta a të përgjithshme të shprehjeve dhe ideve që artikulojnë mendimet dhe pikëpamjet e poetes EDLIRA DOKO mund të veçohen edhe poezitë e tjera mjaft shprehese…dhe sigurisht edhe një varg poezish të tjera që nuk kemi arritur për t’i regjistruar. Poezia e shkurtër që e ka preferuar dukshëm është një tipar tjetër dallues i kësaj poeteje brilante, në të cilin EDLIRA DOKO me mjaftë sukses ka sjell tablo konkrete qoftë të një realiteti të përjetuar a të një koncepti të imagjinuar, por që ka arritur ta përshkruaj mendimin pa pasur nevojë të stërzgjatet më tej. Tipi i poezisë së shkurtër është një tipar dallues të cilin e ka përpunuar me sukses, gjë që jep për të besuar për një perfeksionim të arrirë të mendimit poetik.
NJË ZË QË TË PËRSHKON SI DRITA

Poetja EDLIRA DOKO, është e vetvetishme, spontane dhe pershkruese si drita. Ajo duket sikur nuk lë gjurmë, por në të vërtetë ju ka lënë gjithë gjurmët dhe mbresat e poezisë së saj të mrekullueshme…
“E PUTHMË SONTE”…
Ah, perëndimin e diellit nuk e dua,
Që në vogëlì, errësirën e kam pas frikë…
Ndizmë o shpirt me të puthurat e tua,
Të marrësh flakë, të bëhem dritë…
Një dritëzim magjik, me fjalë prej dielli dhe më ndricim të fshetë shpirtëror…Poetja krijon asosacione të rralla plot të papritura ku fjala poetike ndjehet e clirtë dhe befasuese e mbushur me nectar dashuria. Mendoj se pikërisht ky dritëzim i brendëshëm përshkrues është një element dallues i kësaj poetej të vecantë . EDLIRA DOKO, krijon shtigje për poezinë duke rriskuar, shpesh duket sikur poezia e saj vjen papritur nga një klithmë apo është vetë një klithme, një shpërthim…PO ajo është një shpërthim, një rajvizim i vetëtimtë në qiellin poetic.Shpesh te krijon të rrënqethura të ëmbëla përmes drithërimash që poezia ti fal si një mundësi ndijimi dhe konceptimi. EDLIRA DOKO ka respect të rrallë për fjalën dhe di ta vendosi atë në vendin e duhur plot hire dhe feminitet, plot sharmë dhe elegancë.Fjala në poezinë ë saj ndjehet e lire, dominuese dhe tërheqëse, dinamike dhe e dlirë. Fjala si një fillim dhe si një fund poetic mbresëlënëse dhe magjike.Në këtë universe poetic të krijuar me shumë passion dhe durim nga poetja DOKO, duket sikur gjithë ai burim drite i fshehtë të deperton thellë në zemër dhe të rrëmben nëpër shtigje ëndërrash ku “të detyron” të dashurosh dhe të fluturosh, të thërraseësh fortë dhe të ledhatosh imtë, të belvëzosh dhe të këndosh…
EDLIRA DOKO, duket se ka gjetur kështu sekretin e rrallë për ti dhënë dritën e sajë të brendeshme e të fshehtë lezuesit përmes poezisë së saj të ndjerë dhe të realizuar bukur…
FEMINITETI POETIK DHE BOTA

EDLIRA DOKO, është vërtetë femër në të gjithë dimensionet e poezisë së saj. Feminiteti këtu shfaqet nën një tis të trendafiltë, të plotë dhe më shumë mistere, i bukur, elegant dhe tundues.Shpesh ky feminitet poetizohet gjer në një magji….
Mos ma lerë këtë natë në terr ,
Përzije të ftohtin, zemër, të mos vuash,
Se në botë jemi si një gotë me verë,
Bëhet uthull sado e sido që ta ruash.
Dhe lëkura vyshket, forcat lënë me kohën,
Dallgët e jetës veshin thinjat e bardha.
Dhe të duam, stinët nuk i ndryshojmë dot,
Jemi kalimtarë në jetë, si gjithë qeniet e gjalla.
Ndaj puthmë sonte, puthmë si atëherë,
Kur si çapkën më mbyte me puthjen e zjarrtë,
Puthja çdo moshe i sjell veç pranverë,
Puthja e magjishme bën çdo stinë të artë.
Në këtë poezi spjegimi do të ishte i tepërt pse jo dhe prozaik …poezia krijon këtu një atmosferë tepër inkandeshente por dhe femërore. Femra këtu shpallet e plotë, pasionante, e cmitizuar, reale, e bukur, sensuale dhe shpesh me një portret universal pa identitet njerzor, e perëndishme.Poezia ne vetvete eshte një drithërimë, një frymë, dhe kur feminiteti e mbështjellë me afshin e vet krijon kështu një mit, që ne e arrijmë dhe e prekim pikërisht sepse është poetja ajo që na e mundëson…Unë do të thosha se është një mission që femrat poete të shkruajnë si femra, ku feminiteti të shpallet bukur, elegant dhe me shije, plot art dhe magji dhe jo femra poete të shkruaj si një mashkull i vrazhdët vargje të rënda plot deklarimë bombastike dhe të forta…Femrës i shkon përshtatja shumë mirë feminiteti dhe i jep asaj magjinë femërore edhe në poezi…feminiteti tek krijimtaria poetike e DOKOS, për fat të mirë nuk është kthyer në një qëllim në vetvetë, por ai integrohet benda vargut poetic si një vlera e vetvetishme, natyrshëm dhe pa sforcime, duke e bërë poezinë edhe me të ndjeshme, më njerzore dhe më të prekëshme. Aty është femëra me magjinë e fminitetit të vet, është gruaja, është vajza dhe padyshim është nëna me të gjitha dimensionet e veta.I gjithë ky universe lëviz dhe krijon emocione, krijon ndijesi të vecanta pse jo dhe përmasa të reja dashurie dhe shpërthimesh shpirtërore. Por ajo që duhet theksuar në tërë këtë univers poetic është pikërisht autetinciteti, orgjinaliteti dhe personalizimi shpesh i këtyre vlerave nga poetja e cila nderton keshtu një risi poetike me vargun e saj të bukur dhe elegant…Poetja ka furur ndjeshëm mjaft element të jetës së saj, shumë hollësi dhe vecori dalluese nga realiteti ku ajo jeton e punon por dhe vendlindja,aq sa kur e lexon poezinë e EDLIRA DOKOS edhe po të mos e ket emrin lart të autores, menjëherë e identifikon atë poezi si të poetes EDLIRA DOKO.Shpesh poezia e saj me tërë atë botë të madhe femërore, duket sikur ka marë tiparet e portretit të DOKOS, të buzëqeshjes së saj të ngrohtë dhe shprehse, por në disa raste, pse jo edhe timbrin e zërit të saj…Kjo padyshim do të thotë t’i japësh jetë poezisë, t’i japësh shpirt, t’i japësh vetveten, dritën tënde të brendëshme dhe magjinë e zemrës tënde poetike. EDLIRA DOKO e ka arritur këtë me mjaft sukses dhe dinjitet, me profesionalizëm dhe përkushtim, me punë të gjatë e të lodhëshme dhe me shumë pasion e dashuri…
CFARË DO T’I SUGJEROJA POETES DOKO

Poezia në vetvete është një sfidë.Ajo kërkon punë, mund, talent, sakrificë dhe dashuri shumë dashuri. Nëse nuk e dashuron poezinë kurrësesi nuk mund ta arrish atë aq më tepër ta realizosh dhe ta bëshë tënden, pjesë të jetës, dhimbjes, krenarisë, shpirti dhe dashurisë tënde. Mendoj se EDLIRA DOKO e do poezinë dhe jo pak, por gjithësesi gjatë rrugëtimit poetic dalin edhe shumë probleme. Në poezi nuk ka përsosmëri, pasi përsosmëria nuk arrihet kurrë por natyrisht ajo synohet dhe duke qënë e tillë pra e synyeshme, punohet me ngulmë dhe me kërkesa të larta.EDLIRA si poete duhet së pari të shmang herë pas here ndonjë fjalë parazitare në poezi, e cila nuk i shton asgjë poezisë, përkundra krijon bezdi etike pse jo dhe zbehje të vargut…Fjalët parazitare të rëndomta duhen eleminuar. Poezia është ELITË dhe si e tillë kërkon kujdes në leksikun e saj.Doke e përjetuar vendëlindjen gjer në skrupulozitet EDLIRA DOKO kalon në ndonjë rast në folklorizëm dhe e zbeh forcën artistike të poezisë . Në ndonjë rast ka dhe shpërdorim të kësaj vlerë që kur teprohet shëndrrohet në të kundërtën e saj.Po kështu, poetja DOKO, duke qënë tepër e ndjeshme dhe emotive, rrëmbehet nga emocioni krijues dhe humbet sensing e masës, gjë e cila për mendimin tim, krijon një lloj euforie të panevojshme dhe që e dëmton cilësinë e poezisë.Poezia modene bashkëkohore kërkon lakonizëm ndaj në ndonjë rast EDLIRA duhet të shmang përsëritjet apo dhe zgjatjet e panevojshme, gjë e cila sipas meje eleminohet me një ripunim të kujdesëshëm të poezisë apo një redaktim korrekt. Por pavaesisht këtyre unë edhe njherë doja të theksoj faktin se EDLIRA DOKO, është një poete mjaft e realizuar e talentuar dhe me të ardhme të mrekullueshme artistike. Ajo është ndërpoeteshat më mbresëlënese dhe surprizuese, magjike dhe plote drita dhe shpërdhime të bukura. Një poëteshë si EDLIRA DOKO është një e nesërme mjaftë domethënëse dhe imponuese, një realitet i ri poetic mjaft i fuqishëm dhe padyshim mjaft i mirpritur nga masa e gjerë e lexuesëve
Burimi – Facebook
V:O Fotot jane vene nga redaksia “Alba – Dansk”


Leave a Reply