
Një seri ekzekutimesh me vdekje, të dhëna kohët e fundit në ShBA kanë rikthyer debatin mbi injektimin vdekjeprurës dhe natyrën antinjerëzore të tij, krahasuar me metoda të tjera të përdorura për të burgosurit e dënuar me vdekje.
Shqetesimi eshte se si viktima te mos ndjeje vuajtje te tmerrshme teksa vdes ne ekzekutim te denimit me vdekje qe eshte dhene ndaj tij nga gjykata.
Në janar, kur shteti i Ohajos përdori një “koktejl” të ri drogërash për të ekzekutuar përdhunuesin dhe vrasësin e dënuar, Dennis McGuire, ai u përpëlit në mënyrë të përsëritur dhe iu deshën më tepër se 25 minuta për të vdekur. Ditë më parë, Oklahoma ekzekutoi Michael Lee Ëilson, vrasësin e dënuar me vdekje, fjalët e fundit të të cilit ishin: “E ndiej gjithë trupin të më digjet.”
Po ta lëmë mënjanë çështjen nëse dënimi me vdekje në vetvete është antinjerëzor, dikush mund të mendojë se shkenca mund të përdoret për të ndihmuar në shpikjen e një metode ekzekutimi që e kursen të dënuarin nga vuajtja e gjilpërave.
Ka shumë shembuj historikë shkencëtarësh të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre në ekzekutime. Në fund të shekullit të 19-të, kërkuesit në Shtetet e Bashkuara krijuan karrigen elektrike si një alternativë më njerëzore ndaj varjeve publike. Pavarësisht përpjekjeve, ekzekutimet duke përdorur karrigen ishin groteske.
“Kokërdhokët e syve të të dënuarit ndonjëherë dilnin dhe qëndroni mbi faqet e tij. Shpesh, ai urinonte, defekonte dhe villte gjak. Trupi bëhej i kuq me rritjen e temepraturës dhe lëkura e tij rrudhosej. Ndonjëherë i burgosuri mbulohej nga flakët. “
Lajmi i fundit


Leave a Reply