
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, se Rusia dhe presidenti i saj, Putin, tani kanë dalë qartë në sytë e botës si fajtorë të një agresioni ndërkombëtar.
“Rusia ka ofruar një varg arumentash për të arsyetuar atë që nuk është më shumë përveç se një aneksim tokash”, tha Biden gjatë një vizite që ka bërë në Poloni dhe shtetet Baltike.
Ai ka bërë të ditur edhe se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar dërgimin e trupave tokësore për ushtrime në kufijtë e shteteve baltike, në përpjekje për të siguruar Europën dhe aleatët e NATO-s për angazhimin në parandalimin e agresionit të mëtejmë territorial nga ana e Rusisë.
Lajmi i fundit


Leave a Reply