
Nga Dylan Love
Erin eshte nje ish-marinse dhe vajza me e re e Sheri’s Ranch.
Profesioni me i vjeter i botes, prostitucioni, ka qene i ligjshem ne pjese te ndryshme te Nevades qe nga viti 1971. Doja te shikoja se si ky oaz i vogel i veseve te ligjshme funksionon. Keshtu, Sheri Ranch, nje shtepi publike e ligjshme ne Nevada, me dergoi nje makine te zeze per te me marre nga Hoteli i Las Vegas ku ndodhesha ne menyre qe te mund te shihja se si funksionon ky biznes.
Te arrish atje
Sheri’s Ranch ndodhet ne Pahrump, nje komunitet rural i abandonuar, nje ore larg Vegasit aty ku prostitucioni eshte i ligjshem dhe i gjalle.
Udhetimi nga Vegas per ne Pahrump eshte nje eksplorim i nje hapesire te madhe boshe. Shoferi im eshte Fabio, nje punonjes me kohe te plote i Sheri’s Ranch. Ai shkon e vjen nga Vegas ne Pahrump disa here ne dite duke cuar ne menyre diskrete kliente nga hoteli ne dyert e perparme te Sheri’s Ranch. Nje shenim ne ndenjesen perballe thote “Udhetimi eshte pjese e paketes por ndonje bakshish vleresohet se tepermi”
Fabio tregon se ai ka edhe DVD te shkurtera me reklama per cdo vajze te cilat i tregohen klienteve rruges deri ne destinacion. Ai eshte i kenaqur ti jape pergjigjje pyetjeve te klienteve por jo te komentoje per vajza apo gra specifike.

Te njihesh me Sheri’s Ranch
Me perjashtim te nje tabele ku lexon “Vajza, Vajza, Vajza”, Sheri’s Ranch mund te duket edhe si nje bar sportiv. Ne fakt, eshte nje bar sportiv. Ka dy hyrje ne kete godine – dera no:1 per birra dhe pije te ndryshme dhe dera no:2 kush deshiron me shume kenaqesi seksuale. E filloj me deren no:1.
Bari sportiv eshte i ndricuar dobet dhe kjo krijon nje atmosfere te mire per pije, per te ngrene apo edhe per te njohur njerez te rinj. Dhe nuk mund ti besoj syve tek shikoj ” Lejohet duhani!” Mund te them se ky vend eshte i rehatshem. Rrembeva nje xhin and tonik dhe fillova te flas me Denen, zonjen e Sheri’s Ranch.
Dena jeton ne Pahrump dhe pelqen te punoje me shtiza gjate kohes se lire. Si zonja e Sheri’s Ranch, ajo permbush rolin e nenes per vajzat te cilat punojne ketu. Ajo lehteson maredheniet punemarres-punedhenes.

Dena me ben nje tur rreth e rrotull. Godina kryesore permbledh restorantin dhe vajzat por pertej saj ka aq shume per te pare. Nje pishine dhe disa palma, shtepi te vogla per me shume privatesi, nje “skene” plot fantazi ku mund te “performosh” takime sensuale, nje dhome ku mund te kycesh objektet e tua, recepsioni e keshtu me radhe. Nga ky tur, krijon nje ide.
Ashtu sic ka njerez qe vijne ne kete bar vetem per te ngrene, ashtu ka edhe njerez te cilet vijne ne hotelin e Ranch vetem per te kaluar ca kohe. Nje hotel me te gjithat sherbimet eshte pjese e kesaj prone dhe ai shtrihet ne nje distance te konsiderueshme nga godina kryesore. Ky hotel eshte per te gjithe ata njerez te cilet duan te qendrojne ne Pahrump apo te shijojne edhe te gjitha sherbimet e zgjeruara te Ranch-it.

Pishina dhe oborri i Sheri’s Ranch

Destini eshte e martuar dhe me nje femi.

Amber Lynn e kalon kohen midis Florides dhe Pahrump – dy jave ne Sheri’s Ranch dhe 2 jave ne shtepi me te dashurin e saj.
Erin eshte e re ketu. Ajo eshte nje ish-marinse. Dhe e filloi kete profesion me pare ne Luiziana. Ndersa Destini eshte nje grua familjare, e martuar dhe me nje femi. Ajo zbulon se ka pasur disa probleme me ligjin ndersa punonte si shoqeruese ne vende te tjera por si punonjese e Sheri’s Ranch, nuk ka shqetesime te ketij lloji. Megjithese ka veshur nje fustan dhe te brendshme qe te marrin mendjen, prape mund te zbulosh ne fytyren e saj ate shkelqimin memesor kur ajo flet per femine e saj. Historia e saj me intrigon te terin. Ajo eshte nje bashkeshorte shume e lumtur dhe nderkohe punon si prostitute. A shqetesohet ndonjehere kjo grua se mos arrin te krijoje nje maredhenie te shendetshme me seksin?
“Gjithashka qe nevojitet per te arritur nje maredhenie te shendetshme me seksin eshte ta shijosh ate. Dhe e shijoj! Shume nga djemte qe vijne ketu jane te turpshem ose te pazote ose nuk kane patur eksperienca te mira me grate. I bej ato te ndihen te dashuruar,” thote Destini. Buzeqeshja e saj eshte aq e madhe ndersa ajo flet sa vertet e kuptoj se ajo me tere mend e thote kete gje. Vajzat e tjera e pohojne ate cka thote Destini.

Korridori i dhomave te vajzave
Dhomat e femrave ne Sheri’s jane te vendosura pergjate nje korridori te gjate. Te kujton nje konvikt universiteti. Dhe vajzat punojne me kohe te plote. Ato paguajne 46 $ per nate per dhomat te cilat i zbukurojne sipas shijes dhe personaliteteve te tyre. Pervec qerase qe ato duhet te paguajne per dhomen, e vetmja mareveshje financiare qe ato kane me Sheri’s eshte se kjo e fundit merr 50 perqind te fitimit te tyre.
Perdorimi i prezervativit eshte i detyrueshem. Nje doktor vjen nje here ne jave dhe ai i kontrollon te gjitha vajzat ndersa meshkujt para se te kryejne akte seksuale, kontrollohen ne konfidencialitet.
Secilin qe pyes me thote se qe kur industria e prostitucionit eshte legalizua ne Nevada qe 42 vite me pare, nuk ka asnje rast te raportuar te ndonje semundje te transmetuar seksualisht te lidhur me prostitucionin e legalizuar.

Chuck Lee, pronari i Sheri’s. Para se te drejtonte kete shtepi publike, Chuck ishte detektiv vrasjes dhe zoteronte nje perfaqesi makinash.
Chuck eshte nga Nevada. Ai mori nje dore te mire parash kur shiti nje perfaqesi makinash. Me pas, bleu Sheri’s Ranch dhe e ngriti ne kembe. E gjitha kjo i mori ca kohe. Chuck pranon se ju deshen rreth 20 milion dollare ne gjithe keto vite per te sjelle Sheri’s Ranch aty ku eshte sot.
Shtepite publike private duhet te plotesojne te gjitha rregullat e nje biznesi te zakonshem dhe mbi te gjitha, ju duhet te zbatojne te gjitha ligjet e prostitucionit.
Sa me shume qe flas me to, aq me shume me duket se po flas me punonjes te nje kompanie te zakonshme, te nje hoteli a resorti. E marr me mend qe ju munde te thoni se ato jane ne industrine e sherbimit te klientit.
Dena i ben Destinit ate pyetje qe une do te kisha frike tja beja: “Si eshte te shkosh ne shtrat me burrin tend pasi je kthyer ne shtepi?”
Destini qesh dhe thote “E ‘perdhunoj’ burrin tim kur shkoj ne shtepi. Hajde ketu i dashur se me ka marre malli!”i them.

Sheri’s Ranch eshte nje demonstrim terheqes i faktit se nje prostitucion i legalizuar dhe i mire-rregulluar mund te jete i sigurte, funksional dhe fitimsjelles. Ka rreth 18 shtepi publike te ligjshme qe funksionojne kudo neper Nevada sot per sot.
Ketu nuk ka frike apo paragjykime qe do te shohin rreth ketij vendi.
Perderisa disa do te pyesin, po ju them vete se nuk bera seks me ndonje nga vajzat per te shkruar kete histori:)
infoalbania.org


Leave a Reply