Një shpërthim eksplozivi ndodhi mbrëmjen e sotme në mjediset e jashtme të komisariatit të policisë në Fushë-Krujë. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 19:15 të ditës së sotme.
Policia tha se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm një automjet i policisë dhe nuk ka asnjë person të lënduar. Nga hetimet paraprake, policia thotë se sasia e eksplozivit është hedhur në oborrin e komisariatin nga persona, të cilët kanë qenë jashtë murit rrethues.
Menjëherë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Po kështu, policia thotë se shpërthimi lidhet me aksionet e fundit që policia ka zhvilluar në këtë zonë kundër aktiviteteve të paligjshme.
Ky është rasti i dytë i shpërthimeve në eksploziv që regjistrohet brenda mjediseve të këtij komisariati. Shpërthimi i parë ndodhi më 20 janar të këtij viti, ku një sasi tritoli ishte vendosur në oborrin e komisariatit
Korresp. 24-ore.com
Leave a Reply