Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, doli sot për herë të parë pas arratisjes së tij, përpara publikut. Nëpërmjet një konference për shtyp, të mbajtur në Rusi, Janukoviç deklaroi se pushteti i tij nuk u përmbys, por se ai u kërcënua me jetë ndaj dhe u largua.
Ai u shpreh i vendosur se do të luftojë për vendin e tij, Ukrainën. Duke folur për parlamentin e formuar ditët e fundit pas largimit të tij, ish-presidenti tha se ai është ilegjitim dhe se ata që e rrëzuan atë nga pushteti janë “ banditë të rinj neo-fashistë”, të cilët përfaqësojnë vetëm një minoritet në Ukrainë.
Janukoviç u largua nga presidenca të shtunën, pas një proteste nga qytetarët, protestë e cila përfundoi në gjakosje të rrugëve të Kievit, pasi me dhjetëra protestues u vranë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Por tensioni në Ukrainë është rritur më tepër edhe pas largimit të Janukoviçit, veçanërisht në rajonin e Krimesë, për të cilën ish-presidenti tha sot se ajo duhet t’i përkasë Ukrainës.
Ndërsa ditën e premte Ukraina akuzoi Rusinë se po pushtonte rajonin e Krimesë nëpërmjet foracave të armatosura, duke dërguar edhe forcat detare për të bllokuar aeroportin e Sevastopol-it.
/Shekulli Online/ E.B./


Leave a Reply