VETËM NJË HERË…
Në botën tonë
Emri i dashurisë
Është shkruar
Vetëm një herë
Po
Ka mbetur në histori
Përherë
Deri në amshim
Stubëll, 18 janar 2014
NË QYTETIN E KRISTALTË
Plot vezullima
Në të gjitha anët
Këngë dashurie jehojnë
Duhet të zgjidhen fjalët
Të mos gabojmë
…
Në qytetin e kristaltë
Gjithçka e bukur
Shumë kujtime
Plot dashuri
…
Stubëll, 18 janar 2014
LINJË E NJËJTË
Sipas një rregulle
Edhe e pashkruar qoftë
Venom
Si ata andej
Edhe këta këndej
Janë në të njëjtën linjë
Të intereseve
Stubëll, 18 janar 2014
EDHE TI
Bashkë me mua
Edhe ti o mbretëreshë
Ditenatë
Do e shijosh dashurinë
Stubëll, 18 janar 2014
NJË PROPOZIM
O njerëz të mirë
Më dëgjoni
Kam për ju
Një propozim
Eni të gjithë
Në vallen e dashurisë
…
Stubëll, 18 janar 2014
ME VEPRA TË MIRA
Është e vërtetë
Me vepra të mira
Shkohet përpara
Deri në fronin e amshuar të dashurisë
Ngritet nflamuri ngadhnjimtar
Me lumturi
Stubëll, 18 janar 2014
PROJEKTI YNË
Tashmë dihet
Projekti ynë
I dashurisë
Është çelës i vetëm
I jetës së re
I frymëmarrjes njerëzore
Në histori
Stubëll, 19 janar 2014
GJITHÇKA NË DRITË
Në regjimin tonë
Nuk ka fshehtësi
Jo kurrë
–
Gjithçka bëhet haptas
Transparente
Gjithçka në dritë
Nën rreze dashurie
Stubëll, 19 janar 2014
ERË E FORTË
Në botën e tyre
S’është lehtë të jetohet
Erë e fortë fryn
Rrëzon njerëz
Pa lënë kund freski
Medet
Ka plot zapulli
…
Stubëll, 19 janar 2014
EDHE NE
Jemi nisur
Rrugës së dashurisë
Edhe ne
Dëshmitarë të dëshmuar
…
Stubëll, 19 janar 2014
NË KËTË DITË
Po fillojmë
Misionin e bekuar të dashurisë
Po i japim një vulë të vlefshme
Historisë
Stubëll, 19 janar 2014
SI GJITHNJË
Edhe sot
Unë me mbretëreshën time
Jemi shembull
Për të lumen dashuri
Stubëll, 19 janar 2014
MOTIV I FORTË
Pse ju ftojmë
Në kremten e dashurisë
Është një motiv i fortë
Një fitore e madhe
E një dashurie
Përpara
Dhe vetëm përpara!
Stubëll, 19 janar 2014
Leave a Reply