Doktorët që po trajtojnë legjendën e Formula 1, Michael Schumacher po vazhdojnë përpjekjet për ta zgjuar nga koma artificiale, pavarësisht lajmeve kontradiktore. Lajmin e revistës “Focus”, se doktorët janë tërhequr nga përpjekjet pas komplikacioneve, e ka përgënjeshtruar menaxherja e tij, Sabine Kehm.
Ajo thotë se pavarësisht se procesi do të jetë i gjatë, ai është “i pandryshueshëm”. “Kjo fazë mund të zgjasë shumë, gjë e cila, na vjen keq që ka shkaktuar keqinterpretime”.
Tetë javë më parë, 45-vjeçari Schumacher u aksidentua në Francë ndërsa po bënte ski. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin universitar në Grenoble.
Schumacher hyri në koma artificiale nga mjekët, për shkak të ndërhyrjeve që duheshin kryer pas një goditje serioze në kokë.
/Shekulli Online/N.L./


Leave a Reply