
Përbërësit për kater persona:
8 speca të mëdha të kuq për të mbushur
4 speca të verdhë (në mungesë jeshile)
4 qepë
2 kungulleshka
1 fije çaji kërpudha (të freskëta, ose konserve)
majdanos, kripë, piper, vaj ulliri
I pastrojmë specat dhe i presim në mes. Presim në copa të vogla majdanosin. Presim perimet në copa të vogla dhe i përziejmë në një tas me vaj ulliri, majdanos, kripë e piper. Mbushim specat me këtë mbushje dhe i vëmë në një pireks.
I pjekim në 180 gradë për 30 minuta, gjersa të marrin ngjyrë.
Serviren të ngrohta të shoqëruara me djath të bardhë.


Leave a Reply