
Kryengritja e Pukes per pamvaresi ne 1912-ten nga sundimi turk
Krahina e Pukës si pozicion gjeografik ndodhet në mes të Kosovës e Shkodrës. Sa herë që bëheshin përpjekje dhe beslidhje në Shkodër, pukjanët ishin në kontakt me patriotët shkodranë. Po kështu, kur kosovarët bënin lëvizje anti-osmane gjithmonë pushkën e kishin bashkë. Qe në “Lidhjen e Prizrenit”, pukjanët u bashkuen me të dhe po sa u formua “Lidhja”, ndër të parët delegat ishin edhe Frrok Kola (Bajraktar i Bugjonit) dhe Prel Mehmeti nga Iballja, që kanë dhënë besën në emër të bajrakut të tyre, për të ndihmuar lidhjen në luftë kundër okupatorit turk. Duke nxjerr shënimet nga “Hylli i Drites”, na rezulton si më poshtë: Dom Gasper Thaçin po sa e emëruan famullitar në Qelëz (katund afër Pukës), menjiherë filloi aktivitetin politik. Dom Gaspri kishte lidhje me Abatin e Mirditës, Preng Doçin, Argjipeshkvin e Shkodrës Jak Serreqin, konsullin austriak, e shumë personalitete të tjera që kishin krijuar rrjetin e tyre duke frymëzue kështu popullin dhe duke e përgatitur për kryengritje. Sa herë që besimtarët i vinin në kishë, i veçonte krerët e bajraktarët në nji anë dhe u bënte me dije se erdhi momenti për ta hequr zgjedhën turke njiherë e përgjithmonë. Neve, -thotë ai, duhet të dalim shtet më vete, nuk do sundohemi më nga të huajt dhe do kemi përgjithmon flamurin tonë. Duke shfrytëzuar lidhjen e gjakut (meqënëse vetë ishte i fisit Thaçi nga origjina), këto sekrete ua shfaqi më së pari thaçjanëve e pikërisht Bib Ndoj Mirakës së Iballës e Frrok Kol Bajraktarit të Bugjonit e shumë të tjerëve. Që nga shkurti e deri në Qershor, Dom Gaspri zhvilloi propagandën në famullinë e vet, ku mbarë populli e priti me gëzim thirrjen e tij, këtë punë ai e bënte çdo ditë të diel apo të kremte mbas predikimit fetar në kishë. Nga ana tjetër në bajrakët e epërm Thaç e Berish, kishte filluar veprimtarin Bib Ndoja i ndihmuar prej famullitarëve të vendit, si At Danjel Stajkaj famullitar i Fierzës, At Tom Bicaj famullitar i Berishës e të tjerë. Bib Ndoja, së pari, ua çfaqi mendimin e vet e u kerkoi pjesmarrjen e tyre Palush Pjetër Mirakës të Iballës, Frrok Kol Bajraktarit të Bugjonit, Pjetër Ndue Prendit të Berishës, të cilët u besatuen me të. Pak më vonë Frrok Kol Koprati e Zenel Aga prej Iballje, Marash Uk Delia prej Kokdode, Shyt Gjergji prej Firze, e Qerim Sokoli prej Bugjoni, prej Berishe Prend Uka, Ndrek Markiçi, Gjok Marashi, Pal Ndou e Mhill Shpëndi, Pjeter Mema, Ndre Nika e Sadri Sheqeri prej Dardhe, Kol Nik Alia prej Fleti e Dod Preka prej Kryeziu. Mbasi beslidhjet ishin bërë kudo ndër të shtat bajrakt, të gjithë ishin përgaditur shpirtrisht e po pritnin kushtrimin. Dom Gasper Thaçi vendos t’i jap një formë të rregullt organizimit. Me daten 12 Qershor 1912, ai thirri në një mbledhje të përgjithshme, të shtatë bajrakët tek kisha e Qelzës, ku erdhën përafërsisht 400 vetë. Këtu po përmendim vetëm krerët kryesor: Prej Qelze Marash Marku, Nikoll Gjoka, Mark Kol Gjergji, Marash Pjeter Kola, Prëndush Gjoka, Ndue Prëndushi e Çun Llesh Gjoni me krejt burrat e katundit. Prej Dedajsh, Mati Jaku, Zef Gjergji e Pjetër Simoni me të tërë burrat e katundit të tyre. Pjeter Marku e Gjergj Kola nga Ukthi, Frrok Kol Gjoni e Lup Nika nga Qerreti i Poshtem, Mirash Marku nga Blinishti, Nikoll Marku e Nikoll Ndreca e Kol Permema nga Kabashi, Bajraktari i Tërthores Halil Musa e Hasan Neziri, prej Midhet: Gjergj Gjoni, Kol Gjoni, Prënd Ded Prendushi, Nik Deli Tmugu e Frrok Kol Pjetri, Marash Mark Nika e Çun Hasa me krejt burrat e Midhës e të katundeve Duzhnez, Lerushk e Buzhalë që ishin nën flamurin e Midhës. Përveç këtyre, ishin edhe përfaqsuesit e Thaçit e të Berishes. Dom Gaspri u shpjegon qëllimin e mbledhjes. Ai tha: Do formojmë një Komitet Qëndror dhe nga ky komitet do të varen komitetet krahinore. Kushdo që të vendos të bëhet me ne, do të betohet sipas zakonit. Propozimet u realizuen dhe qëndra e përgjithshme u caktua në Qelëz, nën kryesin e Gasper Thaçit. Të gjithë burrat që u mblodhën aty, u betuan sipas zakonit se do të ndigjonin dhe do të ndihmonin komitetin me të terë fuqinë e pasurinë që kishin dhe kurrë nuk do ti shërbenin flamurit me hënë e me yll. Menjiherë u formuan komitetet krahinore. Në Berishë nën kryesin e At Tom Bicajt, në Thaç nën kryesin e Bib Ndojës e të Rexh Frrokut. Gjithashtu edhe krerët e Kçires, Zef Nikolli e Ndre Ndue Marku, Nikoll Gjini e Llesh Kovaçi me të gjithë burrat e fisit të tyre e po ashtu dhe Karma e Komani. Këshilli i burrave nën kryesin e Dom Gasprit, vendosi të përfitoj prej festës së Shën Palit që bie më 28 Qershor, kështu që vendosën që të gjithë bajrakët të vijnë në Qelëz gjoja për festë, në ketë mënyrë nuk u binte në sy autoriteteve turke. Me 28 Qershor, burrat e bajrakve të epërm Thaç e Berishë, të prirë prej Bib Ndojs e Palush Pjeters, Rexh Frrokut (të birit bajraktarit Bugjonit), Pjeter Ndue Prëndit e të tjerë krerë, shkuan në Qelez, ku gjeten të bashkuar dhe fiset e tjera. Po ketë natë, mësyn Puken me 400 forca. Ushtria turke ishte e informuar per ketë levizje që po pregaditej dhe u del kryengritsëve përpara. Ndeshja u bë në befasi. Pas një perpjekje deshprimi, ndersa po dilte drita, kryengritësit të ngelur pa fishekë u detyruan të zbrapsen dhe mbetën dëshmorë Mhill Marashi e Jak Mark Ndreca prej Qelze te cilit dhe këtij të fundit ja prenë koken pas vdekjes. U plagos i biri i Bajraktarit të Bugjonit Rexh Frroku e Ndue Kukeli prej Bugjoni. Pesë ditë pas kësaj ngjarje ushtria turke sulmoi fshatrat duke ju djegur shtepiat e duke ju prerë misrin neper ara, – si Halil Muses prej Kabashit Marash Markut, Deli Nikollit, Frrok Nikës e Nikoll Gjergjit prej Qelze e Frrok Kol Gjonit prej Qerretit të poshtëm. Mbas ketyre ngjarjeve, levizja mori një përpjestim më të madh. U vendos të bëhet një mbledhje tek kisha e Qelzes ku moren pjesë paria e shtatë bajrakëve. Mledhja u bë dhe konkluduan si ma posht: çdo burrë i shtatë bajrakve është i detyruar të dalë në luftë me pushk e pa pushk kur të lëshohet kushtrimi. Ata që tradhëtojnë, i e që i japin informata ushtris turke apo i ndihmojnë në luftë, u digjet shtepia e u merret bagtia. Ndërsa ata që nuk i pergjigjen kushtrimit, gjobiten me një vendim të krerëve të komitetit. Me 22 korrik, ushtria nën komanden e një allajbeu (koloneli) dhe të Mustaf Agë Kryeziut, nisen nga Puka me qëllim për te djegur e plaçkitur Thaçin e Berishen. Pararojet që ishin vendosur kudo nëpër kodra nga ana e kryengritsëve zbrazen pushket e alarmit. Lajmi u hap menjiherë në Thaç e Berishë. Kur u afrue ushtria, një grusht trimash të perbërë prej Ndue Dashit e Ndoc Mar Deds nga Berisha, Llesh Markut prej Iballje e Ndue Markut prej Midhe, nisen pushkën dhe luftuen derisa mbeten pa fishek. Ketu mbeti dëshmor Ndue Marku prej Midhet e u plagos Frrok Kol Prendushi e disa të tjerë. Natën erdhën në ndihmë Martin Prela prej Iballje e Mark Koliku prej Berishe me një çetë prej 50 vetash dhe kështu filloi pushka në Qaf Tmugut. Nuk vonoi shumë dhe erdhen Thaç e Berish e pas një ditë lufte ushtria turke u shpartallue plotsisht. Perpara se të fillonte lufta, ushtria turke dogji katundin e Midhes, Tmugut e Milorin, u dogji shtepiat dhe u korri arat (misrat). Ketë rast mbeti deshmor Frrok Kol Gjoni i Qerretit, u plagosen Llesh Ndue Marku e Marash Marku prej Berishe, Ndue Kukeli prej Bugjoni, Frrok Kol Prendushi dhe tri gra. Atë natë që u thye ushtria, u mblodhën në kullen e Çun Hases në Midhë dhe u bë bilanci ku sipas Bib Ndojs, 11 veta kishin mbetur të vdekur. Pas kesaj perpjekje, Bib Ndoja caktohet të shkojë në Mirditë per të bërë një beslidhje me mirditorët. Atje u bë një takim me krerët e Mirdites si Zef Ndoc Ndreca, Ndue Perdeda, Nikoll Pjetri, Nikoll Curri etj. E u vendos qe Pukë e Mirditë në një ditë caktuar te rrethojnë ushtrinë turke në Pukë. Per të garantuar pukjanët per këtë vendim i japin Bib Ndojs me vete si garanci Prend Nikoll Deden e Ndue Çupin prej Spaçi. Me daten 21 gusht Puka rrethohet për së dyti por kësaj radhe Mirdita erdhi me vonesë me perjashtim të Nikoll Currit të Arstit që ishte bashkuar me Frrok Kolë Bajraktarin e Bugjonit një ditë perpara. Forcat kryengritse u thyen duke mbetur deshmor Keqan Qerimi prej Trueni dhe disa të plagosur. Mbas kesaj, krerët e Kçires me njerzit e fisit të vet sulmuan në befasi sarajn e Pukes dhe e dogjen. Perseri mlidhen Burrat e Thaçit e të Berishes e të Midhes, sidomos ata që ishin të armatosur mirë. Me 5 Shtator, u gjenden në Krrab të Iballes ku kishin si qellim të sulmonin Puken në befasi dhe nderkohë qe po bëheshin pregaditjet, vjen një njoftim që ushtria e Pukes ka leshuar pozicionet dhe është nisur per Shkoder me arsyen se nuk mund të perballonte vazhdimisht sulmet e popullit. Me 8 Shtator, forcat kryengritëse hyjnë në Pukë pa rezistencë dhe në shenjë demonstrimi dogjën nënprefekturën. Muajt tetor e nëntor shkuan ashtu pa qeveritarët turq. Aty nga fillimi i muajt dhjetor, Gasper Thaçit i vjen një letër nga Emzot Dod Koleci se në Vlorë është ngritur flamuri i Shqiprisë me datën 28 nëntor. Me datën 8 dhjetor 1912 u mblodh paria e bajrakve dhe Gasper Thaçi u mbajti një fjalim ku lavdroi trimërin e atj populli dhe deklaroi fitoren e lirisë. Ai tha: -Ju njoftoj se është ngritur flamuri i Shqipëris në Vlorë dhjetë ditë më parë. Dhe se Shqipria është njohur si shtet më vete prej fuqive të mëdha. Sot po e ngrem edhe ne flamurin tek kisha e Qelzës dhe deklarojmë të rrëzuar flamurin turk përgjithmon. Populli që ndodhej prezent duke derdh lot gëzimi bëri ceremonin sipas zakonit, me batare pushkësh. Po atë ditë, flamuri ju dha Marash Mark Palushit duke e deklaruar Bajraktar. Menjiherë u lajmruan komitetet krahinore, kudo valevitej flamuri kombëtarë.
Shkrimi është nxjerrë nga “Kryngritja e Pukes rreth vitit 1912”, botuar në “Hylli i dritës”, me autor Kolë Bibë Mirakajn
Shkodra.Ws
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply