
Zjarri dhe granata tymuese përfshinë qendrën e kryeqytetit ukrainas sot herët ndërkohë që policia speciale filloi një operacion në njërin nga kampet kryesore të protestuesve të opozitës pas përleshjeve në të cilat u vranë të paktën 21 njerëz, duke përfshirë shtatë policë.
Policia dhe përfaqësuesit e opozitës thanë se shumë njerëz u vranë nga të shtëna me armë zjarri dhe qindra të tjerë janë plagosur. Dhjetra protestues të plagosur janë në gjendje të rëndë.
Kreu i opozitës ukrainase Vitali Klitschko u bëri thirrje demonstruesve pro-perëndimor të pushtojnë Shehin e Pavarësisë në Kiev për të mbrojtur pozitat e tyre. Ai paralajmëroi gratë dhe fëmijët që të largohen nga zona.
Zoti Klitschko mbajti bisedime urgjente me presidentin Viktor Janukoviç në një përpjekje për të zgjidhur krizën vdekjeprurëse, më e përgjakshmja që kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply