O MOJ KOSOVA DARDANE !
O e Diela e 17 Shkurtit ditë ngadhnjimtare!
O datë e themeltë për tokën Dardane !
Qielli Hyjnor ta bekoi lirinë
firmosën heronjtë me gjakun qe ndrinë!
Deklaratën konstituive të Mëvetsisë,
Epoka e vendosi në altar të Lirisë!
Ylberi i ekujnoksit e mbështolli Globin,
prej orbitës së Diellit në epiqender të Tokës,
u krye amaneti i President i Ibrahim Rugovës,
gjigandi që udhëhoqi urtinë e Kosovës…!
E Diela fatlume që s’pati Tribuna ,
Shqiptarët ngado u tubuan në “Sheshe”.
Udhët u kthyen në arena gëzimi,
në gjithë Kosovën , Prishtinë e Tiranë,
deri në Time-Square në Manhatan
emocione, valle e lotë legjitimi
pati sot, ne kete dite te bardhe dimri!
Në krye të valles Isa Buletini e Mic Sokoli,
Hasan Prishtina luftëtarët i mblodhi,
me Adem Jasharin, kalorsin e qiellit të përflakur,
shkëlqeu Prekazi e Reçaku i përgjakur!
Ty o Zot lavdi që solle Pamvarsinë!!!
Sot shqyponja mban mbi flatra Flamurin e Ri ,
simbol që përjetohet vetëm një herë në histori.
Kombet do e njohin Shtetin e 193-të i OKB-së,
si nje lule te lindur ne zjarr te rrufesë!
Ndryshoj kështu harta e Europës,
Shteti më i ri i shekullit 21, shtetin e KOSOVËS!!!
Gjeto Turmalaj, 18 Shkurt 2008.
Burimi – Facebook
Leave a Reply