Shen Valentini ..
-Dashuria është si stalaktit qe e plas trishtimi
(Lek Gjoka)
duke vrare hallet e sherret e perditshme
erdhi e qete pa zhurme por ne deje solli stuhite
syte e dashurise moren ngjyra të shndritshme.
E pyet dashuria e merguar një çast
kur unë do kthehem nga mergimi
ajo i solli të dashurin e puthjet rrodhen varg
në shtratin e vdekjes u shtrinë male trishtimi.
E qielli me litare shiu shtrin duart drejt toke
ssikur do të puthej me te dashuren e saj
sikur do te laj zenkat qe jetes se lodhshme buroken
sikur..le te shkrihesh ngajhere prej dashurise edhe në vaj
E një dashuri tek kacafytej ne shtratin bashkshortor
duke u rrukullime në ethet e dikurshme
e theu me zhurme e rrapullime akullin shpirtror
dhe e qete u leshua drejt shijes se buzeve!..
Dhe luleve kete dite se si iu shndrisin syte
sikur veç ato të jene deshmitare
kur në trupat e zjarrmume ndizen e shperthejne dashurite
dhe aroma e luleve në dhomë frynte si e marre!..
Lek Gjoka
Marrë nga vellimi poetik
“Diellin e kapa për veshesh”
Tirane 2003
———————————————————-
Shen Valentini
Kur mbi te lumturen dashuri
Shen Valentini cdo cift pershendet
Ajo eshte jeta ajo eshte misherimi
Si tufe me lule nje dite ne çdo vjet.
Me puthje buzesh zjarrm te nje zjarrmi
Dy njerez dy qenie kthehen ne nje,
E udhet e jetes pershkojne bashke
Se dashuria e paster eshte mbi cdo gje.
Nuk njef kufi as moshe dashuria
Ajo si sterkale nga here shperthen
Te lidhur te pa zgjithshem perherë ngelen
Embelsi e viteve e shton ate mel* ! (mjalte)
Petraq Pali
“Kur dashuria vjen nga larg”
———————————————————–
OLIMPI I DASHURISË
Me fijet e floririt e qëndisa
çarçafin e shtratit
për natën e Shën Valentinit,
të asaj pranvere të hershme.
Qiellit iu luta të m’i falë
yjet e gjithësisë,
që të thuri kurorën e dashurisë!
Natës i thashë të mos ketë mbarim,
ndërsa, hënës i’u luta,
që të shëndriste si asnjëherë më parë,
sepse, atë natë ishim unë e ti udhëtarë!
Nga puthjet tona dhe zemrat e zjarrta,
u gëzua edhe vetë Perendia,
e cila më pas na dhuroi
dy pëllumbesha si shpërblim!
Dashuria morri krahët e tyre,
dhe fluturoi hareshëm me krenari
dhe jetës sonë i dha ngjyrat e ylberit!
Eja…, të ngrejmë dolli!
Për Valentinin dhe dashurinë tonë!
Të puthemi sikur atë natë
dhe zjarrin ta mbajmë ndezur,
s’i flakën olimpike,
në votrën e zemrës
që të mos shuhet kurrë
dhe pëllumbeshat tona
ta bartin nga brezi ne brez,
olimpin e dashurisë!
©Makfire M Canolli
————————————————————–
Nga Keze Kozeta Zylo
Dashuri me parfum Hëne
Dashuri me parfum Hëne,
me shigjetë Erosi më shpon,
si Laureshë nën qiell mbështillem,
Pranë gjoksit tënd që përvëlon.
Po si s’u ndal ky afsh i nxehtë,
në syth të shpirtit çelëm bashkë,
u rritëm pemë me lule zjarr,
që djeg në dimër dhe behar.
Dhe ëndrrat tona dritë magjie,
dehur në dallgë shkumëbardha,
si vetëtimë ti hedh spirancën,
Kapiten me pendë të kaltra.
Shën Valentini si shandan ndizet,
Me gotat e verës që nga flaka krisin,
Hëna në dritare si vejushë digjet,
Nga të mjaltat puthje që marrosin shpirtin.
Fletët e çarçafit si valëz dridhen,
nga akordet e një tingulli shpirti,
Në liqenin e syve të tu,
Thyej rekordin e një viti.
Staten Island, New York
Shkurt, 2014
———————————————————-
Nga Edlira Doko
THEM…
Përherë
kam dashur të të them:
Sonte
nuk dua të bëjmë dashuri,
mos më fol asnjë fjalë,
lermë të qetë
ç deshe nga unë, ta dhashë…
Aq herë
pata uri më shumë,
pata nevojë
për një fjalë,
mos hesht, të lutem
ç të duash nga unë,
do të ta jap.
Jam jotja,
unë e ti e dimë,
për njëzet vjet
të durova, më durove:
një betejë pa mbarim.
Je imi,
ti e unë e dimë,
në besë
nuk premë kurrë…
Tani
jemi
si mishi me thoin,
këmisha me trupin,
burrë me grua
e grua me burrë.
Nuk ka perëndi
të na ndajë në dritë,
si në tokë
dhe në parajsë
do të të thërras:o shpirt.
————————————————————
PUTHJA E FEMRES
Sa pak dua nga
nje femer
dua vertet shume
pak
nje buzeqeshje
te fsheht
po me zemer
ma do shpirti
kaq pak
Une nuk dua shume
nga nje femer
me buze te me
preki pak
kur ajo me mungon une
ndihem askushi
prandaj kerkoj
fare pak
Ne se nje femer me
prek me buze
une gjith boten
ja fal
se ajo pak me duket
aq shume
se ajo me jep shpirtin
e saj
A e dini cfare eshte buza
e femres
kur mbi trup e ndien
te rreshkas
eshte dora e zotit qe
te jep urdher
e te tregon rrugen, qe te
con ne parajs
Ndaj e dua prekjen e
nje buze
se ajo eshte dhurat
e zemers
shen valentinit ja kane
nderruar emrin
se e ka patur puthja
e femres
(Petro Zholani)**New York
shkeputur nga libri im me poezi
**ME SYT E ZOTIT TE GJETA**
Pregatitur nga redaksia e Alba – Dansk
Leave a Reply