Baballarët e ditëve të sotme qëndrojnë larg fëmijëve.Bashkë me humbjen e familjeve tradicionale duket se edhe baballarët janë tërhequr nga shtëpia.
Nuk është e drejtë të mendohet se edukimi i fëmijës i përket vetëm nënës.Të dy prindërit duhet të luajnë një rol efektiv në rritjen dhe edukimin e fëmijës.
Mosha 0-3 vjeç është një moshë ku fëmijët lidhen më shumë me nënën,por kjo moshë nuk duhet t’i bëjë familjet të mendojnë ndryshe. Veçanarisht në vitet më pas, roli i babait duhet të jetë më efektiv. Psikologët shprehen se në shumicën e rasteve të fëmijëve me probleme, shkaku i problemit është mungesa e komunikimit me baballarët.Nëna dhe babai duhet të ndajnë në mënyrë të drejtë rolin apo modelin e prindit.
Rregulli më i rëndësishëm në edukimin e fëmijës është dashuria dhe respekti që kanë bashkëshortët ndaj njëri-tjetrit.Fëmijët e rritur në një mjedis ku prindërit duhen dhe respektohen, janë fëmijë të rritur në kushte optimale.Gjatë kohës që fëmijët qëndrojnë larg babait, nënat nuk duhet të flasin keq apo cenojë figurën e babait.Veçanarishtë në rast të fëmijëve djem që kanë humbur babanë këshillohet që fëmija të kalojë më shumë kohë me të afërmit./Start/


Leave a Reply