Justin Bieber dhe stafi i tij e mbushën aeroplanin privat me aq shumë tym marijuane gjatë udhëtimit të javës së shkuar, saqë pilotëve u desh të vinin maska gazi, deklaroi një polic në raportin e marrë nga NBC News.
Udhëtimi u krye të premten teksa Bieber, babai i tij dhe 10 miq të tjerë po shkonin tek kampionati Super Bowl me një aeroplan Gulfstream IV të marrë me qira. Aeroplani u ndalua nga autoritetet federale, kur u ul në një aeroport të vogël në Nju Xhersi.
“Kapiteni i fluturimit deklaroi se i kishte paralajmëruar pasagjerët, përfshirë edhe Justin Bieber, që të ndalonin së tymosuri marijuanë,” shprehej raporti zyrtar. Kapiteni gjithashtu deklaroi se i ishte dashur të kërkonte që pasagjerët të ndalonin sjelljen e tyre ngacmuese kundrejt stjuardesës dhe pas disa paralajmërimesh e kishte mbajtur atë pranë kabinës së tij për të ndalur abuzimet e mundshme.
Aeroplani u hetua nga DEA, policët dhe agjentët e Mbrojtjes së Kufirit. Kabina mbante akoma erën e marijuanës teksa bëhej kontrolli. Kur u mor në pyetje, Bieber e pranoi se kishte tymosur dhe kishte pirë alkool. Marijuana nuk u gjet dhe asnjë nga anëtarët e stafit të fluturimit nuk dëshironte të ngrinte akuza kundër yllit të popit, ndaj grupi u la i lirë.
Bieber po kalon në një fazë të vazhdueshme telashesh këto kohë. Në fund të janarit, ai u arrestua për ngarje në gjendje të dehur të makinës dhe për gara në Majami. Ndërsa në muajin dhjetor, ai u arrestua në Toronto për sulm ndaj një shoferi limuzine.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply