Kryeministri Edi Rama në 29 janar ka vendosur këtë status në facebook:
“VLERESIM PER NJE EUROPIAN NDER NE: Mbrёmё Fate Velajt, kёshilltar i kryeministrit tё Shqipёrisё pёr diplomacinё kulturore, i’u dorёzua nga ambasadori austriak nё Tiranё, zoti Thomas Schnöll, “Goldenes Ehrenzeichen”- (Kryqi i Kalorësit të Shkallës I ), njё dekoratё e lartё e akorduar prej Shkёlqesisё sё Tij Presidentit tё Austrisё Heinz Fischer, i cili me kёtё gjest çmoi lart aktivitetin origjinal kulturor, artistik e diplomatik tё Fate Velajt si qytetar shqiptar e austriak njёkohёsisht”.
Gënjeshtra më e vogël e Kryeministrit Rama në këtë status është se Fate Velaj është qytetar shqiptar dhe austriak njëkohësisht. Sepse Austria nuk e lejon shtetësinë e dyfishtë kështu që ata të huaj që marrin shtetësinë austriake duhet të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Dhe Fate Velaj është shtetas austriak, çka do të thotë se ai ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Në darkën që u shtrua pas ceremonisë së dekorimit të Fates u këndua dhe një këngë për Faten tekstin e së cilës e ka bërë vetë Fatja me ndonjë kontribut të vogël nga talenti poetik / Kryeministrit që ka qenë njohur si vargëzues (apo mos duhet thënë lyric në vend të “tekst”). Kësaj kënge Fatja i ka vënë emrin e një rapsodi të paguar që e ka kënduar atë. Ja teksti i këngës që duket qartë se ka dalë nga e njëjta mendje si poezia e Fates e kovës me gëlqere mbi varr, të cilën do të keni rastin ta shijoni në vazhdim të shkrimit:
“Ti, moj Kanina mbi mal,/Kryeqyteti i Kaoneve,/Nxore Ismail Qemal,/Donikën e Kastriotëve./Famë të madhe dikur pate/Po, sërish dole mbi shoqe/Biri yt, piktori, Fate/Qytetari i parë Evrope./Të na heq këmbën zvarrë/Pas tij të vemi të tërë!Vlora, ky qytet i parë/Shqipërinë dikur ka bërë./Fate Velaj biri i saj/Tani, Evropian i parë,/Fatin e tij shpejt do mbaj/I gjithë kombi shqiptar”.
Bëmat e Fates si rilindas janë ende para në kohë. Kështu që pas 100 vitesh kur të thuhet na këndoni atë këngën e Plakut të Vlorës që erdhi në Shqipëri nga Viena, njerëzit do të pyesin se për cilin është fjala për Ismail Qemalin apo për Fate Velajn se të dy erdhën në Shqipëri nga Viena.
Fate Velaj është një iluminator i fuqishëm, i cili na ndriçon anët e errëta të personalitetit të Edi Ramës, i cili mban pranë një njeri si Fate Velaj dhe flet për të siç e kam cituar më lart. Fatkeqësisht për të shkuarën e këtij rilindasi të madh bashkëkohor shqiptar me përmasa europiane, që është Fate Velaj, paradoksalisht dihet shumë më pak se për të shkuarën e rilindasve tanë të shekullit XIX. Nuk ka një jetëshkrim zyrtar të Fate Velajt në faqen zyrtare online të qeverisë. Në kohën kur ishte Berisha Kryeministër në faqen zyrtare online të qeverisë gjeje jetëshkrimet e këshilltarëve të Kryeministrit. Sot jo. Nejse. Jetëshkrimin e Fate Velajt mund ta gjeni në website të tij personal (www.velaj.com). Nga që ka vënë vetëm mbiemrin merret vesh se është i pari Velaj që ka krijuar një ëebsite. Është rilindas edhe brenda fisit si të thuash.
Kryeministri Rama më lart thotë se Fate Velaj është këshilltar i tij për diplomacinë kulturore. Kështu e ka prezantuar Kryeministri edhe zyrtarisht Fate Velajn. Por vetë Fate Velaj, në profilin e tij në facebook i shton edhe një bisht atributit të tij zyrtar, ashtu siç i shton edhe një “von” aristokratik gjerman emrit të tij kur shkon në Austri: Fate von Velaj. Fate Velaj në profilin e tij në facebook na prezantohet si “Këshilltar për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane” i Kryeministrit Rama. Domethënë Kryerilindasi, Kryeministri Rama, do ta bëjë rilindjen europiane të Shqipërisë me këshillat e Fate Velajt. Meqënëse është kështu, shqiptarët kanë të drejtë që ta njohin se cili është ky njeri i madh, që edhe flokët i lyen me bojë të kuqe për të simbolizuar më mirë shndërrimin e tij në një pishtar që po digjet për t’ i bërë dritë në rrugën europiane mikut të tij Kryeministrit Edi Rama, i cili nga ana e tij i prin vendit nga errësira në dritë. Koka e bojatisur me të kuqe e Fates ecën para dhe pas asaj ecën Edi Rama në shtegun e rilindjes europiane. Kjo puna e iluminatorit përshtatet edhe me profesionin bazë të Fates i cili ka qenë ndihmëselektricist në fshatrat e Vlorës në kohën e regjimit komunist. Vetë Fate Velaj thotë se kjo ka ndodhur për shkak se ai i përkiste fisit antikomunist dhe të persekutuar Velaj dhe për këtë arsye nuk iu dha e drejta e studimit universitare. Në të vërtetë Fate Velaj është nga dega komuniste e fisit Velaj dhe degës antikomuniste Fatja dhe familja e tij nuk i flisnin fare me gojë. Fates nuk iu dha e drejta e studimit për arsyen e thjeshtë se deri në vitin 1991, kur Fatja ishte 28 vjeç, ai nuk kishte përfunduar ende shkollën e mesme, të cilën e ndiqte natën, siç thuhej në atë kohë, ose pa shkëputje nga puna.
Pasi Fatja mbaroi shkollën tetëvjeçare në moshën 16 vjeç, babai e rregulloi Faten në punë si ndihmëselektricist në ndërmarrjen që merrej me mirëmbajtjen e linjave elektrike të fshatrave të Vlorës. Në atë kohë elektricistët merrnin hua ndonjë gomar për të mbajtur veglat e punës dhe pajisjet e tjera, kur shkonin për të rregulluar linjën elektrike në vendet ku nuk kalonte rruga automobilistike. Elektricisti, pra ustai i jepte Fates gomarin ta mbante për kapistalli. Ndiq gomarin i thoshin sipas zgjuarsisë fshatareske, se ai e gjen vetë rrugën. Sot Edi Rama ndjek Faten në rrugën e diplomacisë kulturore.
Por në atë kohë Fatja me shkathtësinë e tij i bëri për vete elektricistët me të cilët punonte dhe i vuri nën kontrollin e tij, pasi i bindi se nëse punonin me mënyrat e tij do të kishin përfitime të mëdha. Dhe mënyrat e Fates ishin që të shkaktonin difekte të rreme në linjat elektrike të fshatrave, në mënyrë që të thirreshin sa më shpesh nga fshatrat dhe të përfitonin ndonjë gjë si shpërblim për punën që bënin, domethënë mish, gjalpë, vezë, raki, djathë, mjaltë, fruta etj. Nuk duhet harruar se ishte koha e racionimit të ushqimeve. Këto shpërblime i jepnin vetë drejtuesit e kooperativave vetëm që të rregullohej linja elektrike. Është e vërtetë se edhe pa lojërat e Fates linjat pësonin difekte se qenë të dobëta, por Fatja zgjidhte sidomos ditët kur kishte ndeshje futbolli të shumëpritura ose filma interesantë në tv dhe që në mëngjes ia prishte linjën këtij apo atij fshati, duke pritur që ta thërrisnin për ndihmë. Fatja e bënte difektin si shumë të rëndë, kur në fakt ai e dinte se nuk kishte fare të tillë. Kur fshatarët i luteshin që ta rregullonte difektin sa më shpejt se do ta shpërblenin, Fatja priste që t’ i luteshin edhe më shumë duke thënë frazën që ishte bërë proverbiale atje ku shkelte këmba e tij: “Çfarë të bëj unë, t’ ju sjell një kovë borxh me korent nga shtëpia ime?” Fatja nuk pranonte as që të bisedonte me fshatarët nëse këta nuk e thërrisnin “inxhinier”. Sa herë e kanë rrahur Faten fshatarët e Vlorës për marifetet e tij këtë e di ai dhe gomari që ka qenë dëshmitar.
Gjithsesi, Faten e tregojnë si njeri normal deri ditën kur duket se e zunë mallkimet e fshatarëve dhe ra nga një shtyllë elektrike ku po sajonte një difekt. Vlonjatët, të cilët shquhen për humor të hollë thonë se Fatja ra mbi gomar dhe kjo duket e besueshme, se Fatja nuk pësoi dëmtime të mëdha po të përjashtojmë përplasjen e kokës së tij me atë të gomarit. Që nga ky moment Fatja pësoi një transformim të çuditshëm. Fatja nisi të pikturonte dhe ta quajë veten piktor. Kur Fatja ndalonte në mes të rrugës mes dy fshatrave për t’ u çlodhur dhe për të ngrënë, ai kishte dëshirë që të pikturonte sidomos shokun e tij të pandarë, gomarin që i rrinte afër. Muza frymëzuese me sa duket hyri në trupin e gomarit për të ardhur deri te Fatja. Deri në atë kohë e vetmja lidhje e Fates me artin ishte se dinte të imitonte pëllitjen gomarit, me të cilën i argëtonte eprorët e tij në ndërmarrje kur e thërrisnin për t’ i kërkuar llogari për ankesat që bënin fshatarët ndaj tij. Fatja rrinte kokëulur pa folur duke pritur momentin kur do të dilte dilte dikush nga shefat që do t’ i thoshte Fates që të bënte një herë si gomar, dhe ky ishte momenti i shpëtimit për Faten, se pastaj të gjithë do të qeshnin dhe bëmat e tij do të harroheshin.
Andej nga mesi i viteve tetëdhjetë kur Fates iu mbush mendja se ishte piktor ai nisi të shkojë në Tiranë, në Institutin e Lartë të Arteve, ku kërkonte të takonte profesorët e pikturës për t’ u treguar punimet e tij. Atje Fatja kishte një shok fëmijërie, Edi Ramën. Fatja e kishte njohur Edin në Vlorë që në kohën kur Edi vinte në shtëpinë e gjyshit nga nëna, dhe shkonin bashkë të laheshin në det. Fatja e merrte në mbrojtje Edin nga djemtë vlonjatë që e tallnin “tirananasin” (keshtu i quanin ne Vlore tiranasit me tallje) duke e quajtur Eda. Një herë Edi i mërzitur vecanërisht nga talljet e djemve vlonjatë, i rrëfeu Fates se po ta kishte në dorë ai do t’ ia vinte minat Vlorës. Fatja këtë gjë e thoshte deri vonë te të njohurit e tij të afërt, por që kur u bë Edi Kryeministër nuk e ka thënë më. Ndoshta se tani nuk ka nevojë ta thotë më. Ata që e njihnin Edin në Tiranë habiteshin kur shikonin që Edit dhe Fates u ngjiti personaliteti me njëri-tjetrin dhe takoheshin shumë miqësisht. Ç’ ishte ky mister? Duket se Edi Rama shikonte te Fatja veten e tij si do të kishte qenë nëse nuk do të kishte pasur në jetë mbështetjen e të atit dhe të Spiro Kolekës. Fatja dhe Edi formonin një simbiozë të përkryer, një qënie me emrin Fatedi, që ishte ngjizur falë trilleve të fatit. Fatja shikonte te Edi atë që do të kishte qenë ai nëse do të kishte qenë i biri i Kristaq Ramës, ndërsa Edi shikonte te Fatja atë që do të kishte qenë ai vetë nëse do të kishte lindur në një familje si e Fates. Nëse do të kishte ndodhur kështu Fatja sot do të kishte qenë Kryeministër dhe Edi do të kishte qenë këshilltar për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane i Kryeministrit Fate Velaj. Edi i ka të gjitha atributet mendore dhe sociale për të bërë rolin që bën Fatja sot, ashtu si Fatja i ka të gjitha atributet për të bërë atë që bën Edi sot.
Edi nisi ta marrë Faten edhe te apartamenti i Dash Pezës pranë stadiumit “Dinamo” ku mblidhej rrethi shoqëror i Edit në vitet tetëdhjetë. Fatja shkonte mirë me atë ambient grotesk-sharlatanor të njerëzve që e quanin veten intelektualë modernë, ndonëse nuk bënin gjë tjetër veçse vegjetonin në biseda që ishin frut i leximeve të përcipta dhe në ahengje të shfrenuara. Edi e prezantoi Faten në këtë rreth shoqëror duke e quajtur në mënyrë lakonike: “Populli”. Fatja përfaqësonte popullin në rrethin shoqëror pseudointelektual në Edi Ramës ashtu siç Pilo Peristeri përfaqësonte “proletarin” në Byronë Politike të Enver Hoxhës. Kur shokët e tij e pyetën Edin se çfarë dinte të bënte miku i tij i ri, Edi u përgjigj se Fatja dinte të imitonte gomarin por ishte edhe piktor. Fatja u përshtat mirë me këtë rreth shoqëror ku ishte në elementin e vet. Madje Fatja u mahnit nga ky rreth shoqëror dhe nisi t’ i furnizojë pritjet e tyre me mish, gjalpë, vezë, mjaltë, raki, arra. Në fantazinë e Fates ai ishte duke u bërë intelektual meqënëse këta intelektualë e trajtonin si të barabartë. Nuk e kuptonte dot Fatja i shkretë se fakti që ai u përshtat aq lehtë me atë rreth shoqëror tregonte vetëm se miqtë e tij të rinj tiranas qenë në thelb “Fate” të cilët kishin pasur shansin në jetë që të lindnin në familje të rëndësishme të nomenklaturësgjë që i favorizoi që të mos përfundonin në jetë si Fatja.
Kur ra regjimi komunist Fatja shkoi si emigrant në Austri ku jetoi për një kohë të gjatë në shtëpitë e bamirësisë të ngritura për emigrantët. Fati i Fates ndryshoi kur Edi Rama u bë ministër i Kulturës në 1998. Austria është një vend ku depozitohen paratë e pista nga e gjithë bota, të ardhura nga trafiqet dhe korrupsioni. Austria madje e ka ligjin e sekretit bankar më të ashpër se të Zvicrës. Para pak kohësh, kur Bashkimi Europian i bëri përsëri një presion të fortë Austrisë që të ndryshonte ligjin për sekretin bankar, ministra austriake e Financave Maria Fekter tha se ajo do të luftonte si një luaneshë për të mbrojtur sekretin bankar. Në Austri i ka depozituar Edi Rama një pjesë të madhe të parave të tij të fituara nga abuzimi me pushtetin që ka pasur kur ka qenë ministër dhe kryetar bashkie. Fate Velaj një presta nome siç thonë italianët (emër që huazohet), është kujdestari i interesave financiare të Edi Ramës në Austri. Fate Velaj jeton mes Vienës dhe Tiranës, por më tepër në Vienë se në Tiranë. Tani që Edi Rama u bë Kryeministër, ai do të fitojë shumë milionë euro nga abuzimi me pushtetin dhe puna e Fates në Vienë do të shtohet dhe me këtë edhe përgjegjësia e tij. Prandaj edhe Edi Rama i dha postin e këshilltarit pranë tij, për të përkëdhelur egon e Fates, dhe për ta pasur më pranën e me këtë më tepër nën kontroll.
Me kalimin e kohës, deliri i Fates që në fillim nisi si pasion për pikturën u shtua pa masë, dhe kjo kuptohet dhe nga prezantimi që Fatja i bën vetes në twitter. Me të hyrë Edi Rama në Tëitter, hyri dhe Fate Velaj. Prezantimi i vetvetes nga Fate Velaj në Twitter, duhet pranuar, është një kryevepër në llojin e vet:
fate velaj
@fatevienna
painter, photographer and essayistinarrator – internationally well-knoën as creator of cultural policies and exhibitions curator
vienna, austria • velaj.com
Kështu vetëprezantohet Fate Velaj. Kolosët e Rilindjes europiane, Leonardo Da Vinçi e të tjerë si ai, qenë filomathë, të dijshëm dhe të talentuar në shumë fusha. Rilindja shqiptare europiane e Edi Ramës, që zhvillohet në kulturë me këshillat e Fate Velajt nuk bën përjashtim. Edhe Fate Velaj është një filomath. Fatja kaloi nga piktor në fotograf e më pas në eseist, rrëfimtar dhe krijues i politikave kulturore, siç thotë vetë. Deri më sot ende nuk ka një libër me esetë e Fate Velajt që të çmojmë mendimin e këtij rilindasi europian. Këtë gjë ka për detyrë ta bëjë Fatmir Toçi, botuesi nga Vlora që është deputet i partisë së Edit dhe të Fates.
Në nje jetëshkrim të tij Fate Velaj thotë se në vitin 2001 ka kryer studimet në Universitetin e Vienës, por pa na thënë degën ku studioi. Ne raste te tjera jep tjeter date. Sidoqofte, se përse ky kolos i përmasave europiane e la për kaq vonë kryerjen e studimeve universitare, kjo është një pyetje që Fatja e konsideron keqdashëse. Përgjigja për këtë duhet kërkuar në problemin që kishte Fatja për të paraqitur në Universitet një diplomë të shkollës së mesme nga Vlora, se Fatja u largua me ngut nga Shqipëria në 1991 duke harruar të jepte të gjithë provimet në shkollën e mesme të natës ku ishte bërë legjendar. Faten e priste arena europiane e kulturës dhe mendimit dhe nuk kishte kohë për të humbur me vogëlsira të tilla. Nuk e meritonin një si Fatja atje në Vlorë ku edhe për të marrë provimet në shkollën e mesme të natës detyrohej që t’ i priste energjinë elektrike shkollës, që si shkollë nate e kishte shumë të nevojshme këtë. Pastaj Faten e thërrisnin në ndihmë dhe ai dilte si shpëtimtar i situatës. Fatja e nisi shkollën e mesme të natës në Vlorë, por e përfundoi në Tiranë, duke e marrë diplomën e saj te Rruga e Kavajës, siç thuhet në një gjuhë shumë të kuptueshme për ata që kanë jetuar në Tiranën e tranzicionit. Meqënëse Fatja nuk përmend se për çfarë ka diplomuar në Universitetin e Vienës, atëherë del se edhe diplomën e tij vieneze e ka si atë të shkollës së mesme.
Fatja, i cili është me origjinë nga Kanina e Vlorës, ka lindur në Fier, por është rritur në Vlorë ku ka jetuar deri në 1991. Megjithatë Fatja mendon edhe për vendlindjen e tij Fierin. Para dy vjetësh Fate Velaj u ngarkua nga Bashkia e Fierit, me kryetar kolegun intelektual të Fates, ish-traktoristin me shkollë nate Baftjar Zeqo, për të bërë projektin Europlazza te rrethrrotullimi në qendër të qytetit. Se si mund ta bënte këtë gjë Fatja që nuk ka diplomë arkitekti, kjo nuk ka rëndësi për Baftjarin që e drejton Bashkinë si traktorin dikur. Në fakt kjo punë u bë që të fitonte edhe ca para Fatja.
Fate Velaj është i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar sot që del shëtitje rrugëve të kryeqytetit me një borsalinë të madhe në kokë, ndryshe e quajtur kapelë republikë (Fatja me borsalinë në kokë është personi djathtas në fotografi). Borsalina e Fates është pasojë e asaj përplasjes së dikurshme të kokës së tij me kokën e gomarit. Në të vërtetë Edi Rama donte që ta bënte Faten ministër të Kulturës, por kur e pa Faten në televizor duke recituar një poezi të tij për babain, ndryshoi mendje se poezia ishte e tillë që i kapërcente dhe limitet astronomike që Edi Rama i ka toleruar delirit të Fate Velajt. Poezinë mund ta shijoni në recitimin e vetë Fates, në këtë link në Youtube (http://www.youtube.comiwatch/?v=OpdDc-Gy6lc) Ose mund ta degjoni ne postimin e videos qe eshte postimi poshte ketij shkrimi:
“Mbusha kovën me gëlqere/dhe e zbraza në varr të babait/dua ta zbardh këtë gropë të errët/këtë gropë në fushë të pjerrët/mbusha kovën me kujtime/dhe e zbraza në varr të babait/dua ta mbush këtë gropë të errët/ta sjell drejt këtë fushë të pjerrët/mbusha kovën me këpucë/dhe e zbraza në varr të babait/dua të dal nga gropë e errët/nga kjo gropë në fushë të pjerrët”.
Kovat me gëlqere në varr u janë zbrazur tradicionalisht në Vlorë dhe në Shqipëri dy lloj njerëzve: 1)të sëmurëve nga kolera, për dizinfektim, që të mos përhapej sëmundja; 2)atyre njerëzve për të cilët mendohej se mund të ngjalleshin lugatë, pra të bëheshin një lloj vampiri. Fatja, në fillim të poezisë thotë se është me kovë në dorë mbi varrin e babait, e në vazhdim na del se është brenda në gropën e errët dhe kërkon të dalë prej saj. Këto janë çrregullime nekrofilike. Duket se për këtë arsye Edi Rama i ka lyer në ngjyrë të bardhë dyert anësore të Kryeministrisë nga ana e Piramidës, nga ku hyn çdo ditë Fatja (dhe vetë Edi Rama në fakt), që të duken si dyer klinike, se kjo e qetëson Faten dhe vetë shefin e tij.
Dikush mund të thotë se si shpjegohet që Fate Velaj mori një dekoratë të lartë nga Presidenti i Austrisë. Epo nuk është çudi se në Austri ndodh jo rrallë që me ndërhyrjen e bankave shteti të dekorojë gjithfarë sharlatanësh që shërbejnë në skema të ndyra financiare, nga të cilat shteti ka përfitime. Kur Fate Velaj dekorohet kalorës, kjo do të thotë që gomari të bëhet kalorës. Duke njohur natyrën e Edi Ramës, dhe natyrën e marrëdhënieve të tij me Faten, nuk është çudi që Edi Rama t’ i ketë pëshpëritur Fates te veshi kur e përqafoi në ceremoni për ta uruar: miku yt i dikurshëm gomari, e meritonte më shumë se ty këtë dekoratë!/Kastriot Myftaraj
Burimi – Facebook
Fate Velaj, keshilltari i Kryeministrit Rama per diplomacine kulturore e ka kopjuar punimin e masterit nga Wikipedia
Merr permasa te reja skandali i Fate Velajt me Universitetin e Vienes. Ky universitet e ka kapur kaloresin Fate ne flagrance me nje teme masteri plagjiat, por e ka fshehur kete gje. Tashme kam shtene ne dore punimin e masterit te kaloresit te shkalles se pare, Fate von Velaj, te dorezuar ne Universitetin e Vienes. Profesori qe i ka bere oponencen e quan plagjiat dhe e argumenton kete gje ne menyre te pakundershtueshme. Kaloresi Fate per te bere temen e masterit eshte lodhur vetem pak me shume se c’ eshte lodhur per te marre diplomen e rreme te shkolles se mesme, apo diplomen e Universitetit “Kristal”. Shkurt, kaloresi yne ka kopjuar Wikipedia-n ne gjermanisht. Komisioni i Plagjiaturave mblidhet shume rralle ne Universitetin e Vienes. Mbledhja e ketij komisioni eshte nje eveniment. Ne rastin e Fates kjo ishte nje ngjarje qe i kujtonte atij kohen kur e therrisnin drejtuesit e ndermarrjes per ta bere te jepte llogari per ankesat e fshatrave te Vlores se ndihmeselektricisti Fate ua priste energjine elektrike qellimisht, per te perfituar abuzivisht prej tyre. Raporti i profesorit austriak nuk le vend per dyshime, Fatja ka bere plagjiat. Ne kete rrethane Fatja nuk ka ditur c’ te beje tjeter vetem te priste momentin kur do t’ i kerkonin qe te imitonte pellitjen e gomarit, talent ky qe profesoret e Vienes fatkeqesisht nuk e njihnin aspak.
Por Universiteti i Vienes nuk beri zhurme per plagjiatin e Fates se Fatja eshte nje person special, i cili i ka bere sherbime speciale Austrise, te cilat nuk mund te jene tjeter gje pervec qenies se tij si administrator i parave te pista te Edi Rames ne bankat austriake dhe investitor per llogari te Edi Rames ne pasuri te patundshme ne Austri.
Sapo te perfundoje perkthimi i tekstit do t’ a bej publik ate. Se pari tekstin e kritikes se profesorit austriak dhe pastaj tekstin e masterit te kaloresit tone, qe ka mbi 70 faqe.
Une kerkoj ndjese per ndonje gabim ne datat e shkollimit te kaloresit tone, por kjo eshte pasoje e kaosit qe ka bere kaloresi yne me te dhenat e tij. Ne website te tij ai thote se ka diplomuar ne vitin 2006 ne Universitetin e Vienes. Ne dokumentet e Universitetit del se ne kete vit Fatja ka dale para komisionit te plagjiatures per masterin e tij.
Per nje gje une e ve doren ne zjarr, qe kaloresi yne ka perfunduar shkollen tetevjecare “Lef Sallata” ne Vlore ne vitin 1978.
Plagjiati i kaloresit tone nuk eshte vetem nje skandal austriak, per arsye se universiteti e ka mbajtur te fshehur ate, por edhe nje skandal europian qe implikon drejtperdrejt autoritetet me te larta te Bashkimit Europian qe i kane dhene Fate Velajt nje titull te larte europian.
Plagjiati i Fates nuk mund te mbulohet me fjalet se midis meje dhe Universitetit te Vienes duhet te besohet ky i fundit. Plagjiati i Fates eshte nje fakt lehtesisht i verifikueshem per cilindo. Une do te kem kenaqesine dhe nderin qe t’ a shperndaj plagjiatin e Fates te dera e Kryeministrise per te interesuarit qe duan te kene nje kopje./Kastriot Myftaraj
Shenim:
Miqte e mi duhet te me mirekuptojne arsyen per te cilen nuk e publikoj dot ne kete profil temen e masterit te Fate Velajt. Ai do te ankohet per shkelje te se drejtes se autorit, dhe keshtu do te kete kenaqesine te ma mbylle profilin ne facebook. Por cilido qe deshiron nje kopje, mjaft te me nise nje e-mail dhe do te marre tekstin ne pdf, ne gjermanisht, me shenimet perkatese te kancelarise se Universitetit.
Burimi – Facebook
Leave a Reply