
Shoqata “Alba – Dansk”,nje prej shoqatave tashme me te njohura ne Skandinavi dhe ne trojet shqiptare,u nderua per kontributin e asaj ne aktivitet e ndrushme kulturore dhe artistike ,ne njohjen e traditave me te mira shqiptare dhe ne pronovimin e talenteve te reja ne te gjitha sferat e jetes. Komuna e kryeqytetit te Danimarkes ,Kopehagen duke pare gjithe kete aktivitet te kesaj shoqate e nderoi ate me mirenjohje . Kjo mirenjohje nuk i sherben vetem antarve te kesaj shoqate ,por eshte nje nderim per te gjithe komunitetin shqiptar qe jeton e punon ne Danimarke. Kryesia e shoqates ndjehet krenare per kete mirenjohje te ardhur nga Komuna – Kopenhage,por njekohsisht shtron detyra edhe me teper ne aktivizimin e metejshem ne aktivitet e shoqates,ne sherbim te komunitetit ,por dhe te bashkepunimit me institucionet daneze,per ti njohur ato me vlerat me te mira shqiptare.
Shoqata “Alba – Dansk” eshte e perfshire edhe ne projektin e madh 2015 qe komuna e Kopenhages do te organizoje . Ky eshte nje projekt Madheshtor qe kerkon shume angazhim nga te gjithe antaret e shoqates “Alba – Dansk” per tu paraqitur sa me mire ne kete eveniment shume te rendesishem ,qe organizon ,komuna e kryeqytetit danez.
Kryesia e Shoqates dhe antetaret e saj jane te bindur ,se do ti a dalin me shume sukses edhe ne kete aktivitet te rendesishem,por njekohsisht viti 2014 eshte vit jubilar per shoqaten,ku do te organizohen aktivitete te ndryshme ,ne bashkepunim dhe me shoqata tjera ,nga vende te ndryshme te botes,por dhe ato shqiptare. Bashkepunimi me median shqiptare dhe ate daneze do te jete i vazhdueshem,qe keto veprimtari te percillen tek nje mase me e gjere e komunitetit ,por dhe e shoqerise daneze.
Urime e suksese te gjithve qe punuan e kontribuan ne aktivitet e shoqates “alba – Dansk” dhe urime edhe mediave shqiptare ne Danimarke dhe ne Maqedoni qe nepermjet shkrimeve dhe fimimeve te tyre e bene te njohur punen dhe aktivitetin e shoqates.
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply