![]()
Një i ri shqiptar i ka shpëtuar forcave të policisë, duke u arratisur nga salla e gjyqit në Danimarkë. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.
Zëdhënësi i policisë së këtij shteti bën të ditur se, shqiptari kishte përfituar, pasi oficeri i policisë që e shoqëronte ishte rrëzuar dhe ai kishte mundur t’i shpëtonte, duke u larguar në drejtim të paditur.
Mediat daneze kanë bërë të ditur se shqiptari është 19 vjeç, quhet Lavdrim Ahmedi dhe aktualisht policia e Kopenhagenit tani është në kërkim të të burgosurit të arratisur.
“Persona të tjerë të pranishëm në sallën e gjyqit kanë shtyrë një oficer, i cili ra përtokë dhe kjo favorizoi largimin e shqiptarit. Lavdrim Ahmedi është 19 vjeç, 174 centimetra i gjatë, sy kafe dhe flokë të zeza. Ai ishte i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta, në kohën kur u arratis” ka thënë për mediat gjatë një deklarate zdhënësi i policisë, Rene Nicolai Jensen.
http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/28047.html


Leave a Reply