
Padi të çuditshme divorci po ndodhin njëra pas tjetrës në Britani.
Një grua ka paditur ish-avokatët e saj të divorcit për neglizhencë në punë.
Pasi sipas saj avokatët nuk i kishin sqaruar se përfundimi i procesit të ndarjes do të sillte fundin e martesës së saj. Por padia edhe pse bëri një bujë të madhe është refuzuar nga gjykata.
Gruaja thotë se avokatët nuk morën parasysh besimin e saj fetar dhe duhej t’i rekomandonin një ndarje juridike, një hap larg divorcit të plotë, si një mundësi alternative.
Por një tjetër padi e çuditshme ka ardhur po në këtë Gjykatë, ku një grua ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj pasi ky i fundit nuk i ha bizelet me pirun.
Ndërsa në një tjetër rast një grua ka kërkuar divorc nga bashkëshorti për shkak se ky i fundit shkundte furçën e dhëmbëve në mes të procesit të larjes së dhëmbëve dhe jo në fund.
Rasti më ekstrem në Britani mbetet ai i një gruaje që ka paraqitur kërkesën e divorcit në ditën e martesës, pasi bashkëshorti nuk i kishte organizuar ceremoninë e kushtueshme që i kishte premtuar.
kosovarja-ks.com


Leave a Reply