![]()
Facebook konsideron çdo gjë të lejueshme, por jo thithat e grave të postuara në foto apo video. Dhe disa aktiviste amerikane i kanë hyrë luftës për ta ndryshuar këtë duke rikujtuar luftën për thithat e burrave
Lina Esco, Huffington Post
Kur u bë legale në SHBA që burrat të dalin pa kanotiere në plazh publik pa u arrestuar apo pa u gjobitur nga policia?
A) 1889
B) 1936
C) 1941
D) Ka qenë gjithmonë e ligjshme
Në një kthesë acaruese në historinë e Amerikës, predikuesit dhe klerikët në vitet 1900 kritikuan jo vetëm thithat e grave, por edhe ato të burrave, duke i konsideruar ato “imorale” dhe “djallëzore” në sytë e pafajshëm të fëmijëve.
![]()
Një ligj u miratua dhe çdo gjoks njerëzor u ndalua të ekspozohej në mjediset publike. Mijëra burra protestuan për të drejtat e tyre për të hequr qafe kanotierat e leshit në plazh dhe për të çliruar “thithat e burrave” përgjithmonë. Revolucioni u ndez më 1940 kur katër djem u arrestuan në ishullin Konej, pasi shkuan nga mesi e lart lakuriq në plazh në kohë vape. Pastaj, ikona Klark Gejbëll (Clark Gable) hoqi bluzën e tij në filmin Ajo Ndodhi Një Natë (It Happened One Night), duke nisur një debutim skandaloz të cicave mashkullore në kinemanë amerikane. Më 1935 Nju Xhersi reagoi me arrestimin masiv të 42 burrave lakuriq nga mesi e lart në Atlantik Siti. Pas shumë viteve proteste dhe një zemërimi në Nju Jork, më 1936, papritur sisët e burrave nuk u konsideruan më “të turpshme” për shoqërinë, por më së shumti diçka e zakonshme dhe natyrore.
Dilni në 7 janar 2014, një muaj pasi Facebook dhe një tufë gangsterësh të medias shoqërore fshinë profilet e mia për shkak se postova gjëra ngacmuese mbi çështjen e debatuar të pjesës më të debatuar të gjoksit femëror, thithat.
![]()
Postimi im i fundit mbi censurën që ne pësuam ndërsa filmonim në Nju Jork ushtritë e grave lakuriq qe një sfidë ndaj ligjeve të “akteve të turpshme”. Kjo është një kronikë e censurës korporative të cilën unë e kam përjetuar për tri javë.
Shkurtimisht, filmi Çlironi thithën bazohet në ngjarjet e vërteta të grave në vijën e frontit në luftën kundër ligjeve arkaike mbi lakuriqësinë në Amerikë. Edhe pasi “thithka femërore” u dekriminalizua nga gjykata e lartë e Nju Jorkut më 1992, policia e qytetit vijoi të arrestojë gra për këtë qëllim. Sot në SHBA – “Tokën e Lirisë” – është legale vetëm në 13 shtete që gratë të dalin lakuriq në publik apo në një plazh. Në vendet më pak tolerante si Luiziana, një grua që ekspozon thithat e saj rrezikon të dënohet me deri tri vite burg dhe 2500 dollarë gjobë.
![]()
Një fakt është absolutisht i sigurt, nuk janë sisët, por posaçërisht thithat ato që trembin Facebook, Instagram dhe platforma të tjera që ndaluan filmin tonë. Ka aktualisht një faqe në Facebook që quhet “Çlironi sisët” që është 100 për qind e pranueshme për “standardet e komunitetit” të tyre për sa kohë asnjë milimetër e thithës nuk është e dukshme. Kjo politikë duket e çuditshme për shkak se “Çlironi sisët” është një faqe e hiperseksualizuar, ndërsa imazhet lakuriq të ndaluara te profili ynë “Çlironi Thithat” qenë për protestë pa kontekst seksual.
Pasi ekzaminova “standardet e komunitetit” në Facebook dhe Instagram për t’i dhënë kuptim internimit tim kibernetik, unë zbulova se mund të postosh video njerëzish duke u torturuar dhe vrarë, por thithja e një gruaje është tepër e turpshme për standardet e tyre. Mund të blesh armë në Instagram dhe të tregosh një trup të sakatuar, por thitha e një gruaje në një kontekst joseksual është “dhunim i kushteve të tyre”.
Pyetja është, çfarë mund të bësh kur “rojet” e medias shoqërore i heqin fishën një filmi tek i cili ke hedhur shumë vite jetë? Mua më kapi paniku dhe fillova t’i marr në telefon, t’i çoj mesazhe dhe e-maile çdo lidhjeje që kam bërë nga Hollivudi deri në Uashington DC. Pasi gjeta shumë vite kontakte, pata fatin që blogu im ra në faqen e parë të Huffington Post. Pastaj “me pak ndihmë nga miqtë e mi” dhe disa cicërima epike, jeta po bëhet interesante.
![]()
![]()
Disa gazeta dhe televizione e morën lajmin. Media filloi të marrë në telefon ndërsa faqja jonë e internetit u rrëzua nga trafiku i shtuar. Me një farë kthese të jashtëzakonshme fati, filmi u rigjallërua nga duart e zotave të HuffPost dhe Twitter.
Papritur unë fitova zë për të sfiduar këto goliathe të medias shoqërore, të cilat unë besoj se kanë disa ide shumë shqetësuese mbi atë që është apo nuk është “e turpshme” për standardet komunitare në SHBA dhe unë nuk jam vetëm.
Në praktikë shumë gazetarë e dënuan vendimin e Facebook për të ndaluar thithën disa lejojnë materiale super të dhunshme si varjet apo prerjet e kokës.
Madje edhe Dejvid Kamerun (David Cameron), Kryeministri i Britanisë doli në Twitter dhe shkroi: “Është e papërgjegjshme që Facebook jep video me prerje kokësh, veçanërisht pa paralajmërim. Ata duhet t’ia shpjegojnë këtë prindërve të shqetësuar.” Në të njëjtën ditë me Kamerun, Facebook u përgjigj: “Faqja juaj është bllokuar”.
Nëse Facebook mund t’i japë Kryeministrit të Britanisë dhe medias ndërkombëtare gishtin e madh të mesit korporativ, vijimi i lejimit të çdokujt që të publikojë disa nga aktet më të pamëshirshme të njerëzimit, atëherë unë dëshiroj të bëj një kërkesë të vogël. Unë kërkoj me edukatë dhe zyrtarisht e ftoj Facebook të zbatojë të njëjtat parime për thithat e femrave… siç e bën duke lejuar shfaqjen e prerjes së kokës së një femre.
Përveç kësaj, ne po fillojmë një fushatë kombëtare për dekriminalizimin e “thithës femërore” në të 50 shtetet, në Facebook, Instagram dhe në botën perfekte, madje edhe në rrjetet televizive, por ju e dini, pas orës 10 të darkës. Nëse adoleshenti i zakonshëm në SHBA sheh mijëra njerëz të vrarë nëpër spektakle televizive para se të mbushë moshën 18 vjeç – pa përmendur videolojrat ku mund të torturosh apo të vrasësh personazhet femërore që ulërasin të tmerruara kur i sakaton trupin – unë besoj se ata mund të përballen më lehtë me thithat.
Janë mbushur 75 vjet që kur burrat e këtij vendi luftuan për të drejtën e tyre bazë për të dalë lakuriq nga mesi e lart në publik. Nuk qe e lehtë. Ata po luftonin me kishën, me qeverinë, me status kuonë. Por ata nuk u tërhoqën. Në pak vite burrat e riarritën lirinë e tyre, një liri që çdo burrë në këtë vend e shijon aktualisht. Por sot ka shtete në Amerikë që arrestojnë dhe sulmojnë gratë për shkak se i japin gji fëmijës në publik. Besoj se këto ligje nuk reflektojnë ëndrrën mbi të cilën Amerika u themelua dhe unë besoj se koha ka ardhur tashmë që populli amerikan të Çlirojë Thithën.
Gazeta Shqip


Leave a Reply