
Përgjatë komunës Shkrel kalon përroi i quajtur Përroi i Thatë i cili ka një gjatësi prej 33 km. Përroi ka marrë emrin Përroi i Thatë pasi pavarësisht se ndodhet në një nga zonat me më shumë reshje në Shqipëri shtrati i tij nuk ka ujë. Për shkak të terrenit të theksuar karstik në pjesën më të madhe të vitit ka rrjedhje nëntokësore. Vetëm në kohë rrebeshesh të mëdha në këtë përrua për disa orë, mund të ketë rrjedhje mbitokësore. Në Zagorë (Poicë) Përroi ngushtohet duke formuar kanion me thellësi 20-30 m. Këtu përroi ngushtohet aq shumë sa ka vende ku drita nuk deperton. Kalimi në tërë gjatësinë e kanionit është i vështirë. Kjo pjesë e kanionit për vetë veçantinë natyrore që ka është shpallur monument natyre.
Në fshatin Dedaj në të majtë të rrugës permes nje shtegu te shenjuar mund te vizitohet pjesa e përroi e cila ka formën e kanionit. Në faqet shkëmbore veprimtaria e ujit ka formuar guva e zgavrime karstike me forma shumë interesante disa prej të cilave për nga madhësi mund të konsiderohen shpella. Përthyerjet e dritës nëpër faqet shkëmbore e bëjnë shëtitjen nëpër kanion shumë të bukur.
Per arsye te bukurise dhe veçantise qe ka ky kanion ai zgjidhet dhe nga çifte per te fiksuar ne te momentet me te bukura te jetes se tyre siç eshte martesa.
Shëtitja në këtë pjesë të kanionit mund të bëhet nga kushdo pasi nuk paraqet asnjë vështirësi.Ju mirepresim!





Marre nga Facebook


Leave a Reply