Kemi selektuar një sërë bimësh me efekt dobësues, duke qenë se përdorimi i bimëve është mënyra më natyrale e dobësimit duke ndihmuar më pas të ruani peshën e humbur.
Përdorimi i tyre bëhet në disa mënyra; të lëngshme, kapsula; ose të përziera me njëra-tjetrën. Këto bimë ndihmojnë shumë në djegien e dhjamit ndaj lexoni si më poshtë;
Vitex agnus castus. Është një kaçube dekorative pjesë e familjes së barishteve me lule të vogla lejla dhe fruta ngjyrë kafe. Kjo bimë ndihmon sidomos gratë mbi peshë duke reduktuar urinë e madhe që kemi përpara menstruacioneve si edhe peshën që lidhet me zhvillimet hormonale. Ju mund ta përdorni duke hedhur 2 lugë çaji në ujë të nxehtë për 5-10 minuta.
Angelica archangelica. Ideale në periudhën e menopauzës. Kjo lule ndihmon personat që kanë probleme me tretjen, ndihmon në parandalimin e kolitit dhe fryrjeve. Falë fitoromoneve të saj ndihmon në uljen e peshës gjatë menopauzës. Përdoret me kapsula, në formën e çajit etj.
Citrus sinensis e aurantium. Lulet e portokallit janë lulet dhe frutat më të zhvilluara ndër agrumet. Ndihmon në tretjet e vështira dhe fryrjet në zonën e barkut. Në këtë rast përveçse të hani frutat ju sugjerojmë të përdorni edhe lulet në formën e çajit.
Living.al


Leave a Reply