Ca ke qi thrret me za t’nalt?
Pse I mshon fjals si nji prru,
Tu bertit nuk asht e than,
Se ke t’drejt per ça po thu.
Pa nig’jo nji here te tjeret
Ndoshta kane dicka me than,
Mendo g’jate sa asht heret
Kur t’jesh von kush t’nig’jon ma.
Ti je msu gjithmon me fol
Tuj bertit sa ke n’kry,
I par’ si dash me kumbon,
nuk len ken me t’kapercy.
Ku -ku nan’ bahet hataja,
Nese kush t’kundershton,
E merr vesht tan dynjaja,
Sa keq ndjehesh ne mes ton.
Rri i qet hej! Burr’ i dheut,
Mere shtru se ka per tan’
Mos mu ban si djal I beut,
Veç ankohesh e veç qan.
Shikjo sa e shkurt asht jeta,
g’zoju asaj qe ke sot,
se mandej vun zemna e shkreta,
e t’ikin vitet per nji sekond.
Po t’kshilloj se te du fort,
se t’kam gja e t’kam temin,
mos e merr Drinin me not,
mos e terhiq aq fort penin.(perin,fillin)
@SHALLVARIALEKSANDER
Facebook


Leave a Reply