Sot lexova, ri-lexova e prape nuk besova.
Shkrova ashtu siš mendova, sepse u revoltova.
Shkrime dhe komente cinike.
Ultra- fanatike..!
Kujtova, kur isha shume i vogel, femije,
Nana me dha nji tas: – Shko merre pak voj ne kojshi,
Thujau se ka ardhe Aliu,
E nuk mundem me fergua me ushuj (dhjame) thiu.
Ma vone kete te vertete,
E kuptova, e zbatova edhe vete.
Edhe pse feja ishte hequr, sa here vinte Aliu, Hilmiu, Fehmiu,
Perdoreshin ene te pastra, pa yndyre thiu..!
Kur e shoh sot “Aliun” e ndryshuar,
Ndjehem shume i revoltuar..!
* * *
Ke mjaft “plasaritje”
Shqiperi etnike.
Ruaju nga rreziku,
I šarjes “tektonike”
Politike-pazare,
Te japin mundim.
Peršarja fetare,
Eshte komb-rrenim.
Ndaloje katilin,
Qe grryen e “grrithe”.
Feja per sejcilin,
Kombi per te gjithe.
Me kazem ne themel,
Te verbuarit vrapojne.
Keshtjellen model,
Duan ta rrezojne..!
Keshtjellen e bekimit,
Prej te madhit Zot.
Tempull mirkuptimi,
Duan ta shembin sot..!
Kishe dhe Xhami,
Ne qindra vešar.
Krijuan plot madheshti,
Modelin Shqiptar.
Se Shqiptari lindi,
Ilir e Dardan.
Ma vone i kuptoje,
Ungjill e Kuran.
Keshtu mbijetoje,
Ne shekuj te veshtire.
Feja e ndihmoje,
Te jete Shqiptar i mire.
U perpoq Turqia,
Me shpate ti peršaje,
S’ja doli Sllavia,
Me top e mortaje..!
Perballuan qafire,
Bashke si vllau me vellane.
Sot qe jane ma te lire,
ăfare kane disa mjerane..?
ă’jane keto predikime,
Keto thirrje publike.
Shqiptari-mohime,.
Turko-Aziatike..!
Thuaj JOO.. fanatikut,
Shqiptar, zog Shqiptari.
Me pare te sheikut,
Ngaterron ngatrrestari.
Ndal ate ndjellakeq,
Me mllef mesjetar.
Ai eshte shpirt-dreq,
Qe shitet fetar..!
Fetar katolik,
Fetar musliman.
Shqiptari kreshnik,
Nji Zot, nji vatan.
Ne Krisht apo All-llah,
Besojme shpirterisht.
Kryq e bismilah,
I bejme Shqiptarisht.
Gjak Shqiptar ne deje,
Ne besim katolik-roman.
ă’ndryshim ka prej meje,
Shqiptari musliman..?
Mallkuar o shejtane,
Malkuar kushdo qofte.
Nuk jemi talebane,
Zoti u marrofte..?
A e dini o fatzez,
Me pellavra te reja.
Bashkohemi ne pak brez,
Pavarsisht nga feja.
Ne toke Shqiptare lindur,
Ne djep Shqiptar perkundur.
Me gjuhen Shqipe rritur,
Ne rrenjen e pa tundur.
Nje nene fisnike te lashte,
Kemi nene Shqiperine.
Ajo do ti mbaje bashke,
Kishen edhe xhamine..!
Ju o komb-urrejtes,
Shqiptaria mallkon sot.
Ju jeni minj brejtes,
U vrafte i madhi Zot..!
Nga Gjovalin Lumaj


Leave a Reply