
Studiuesit kanë analizuar ndikimin dhe efektet e marrëdhënieve seksuale tek pagjumësia. Në bazë të hulumtimeve afatgjata shkencore është vërtetuar se dashuria i pakëson pasojat negative të pagjumësisë.
Jeta e rregullt seksuale i zbut dhembjet reumatike. Këtë e mbështesin mjekë dhe specialistë në të gjithë botën. Sipas tyre, seksi ndihmon lëvizshmërinë e gjymtyrëve dhe i pakëson dhembjet.
Me këto studiuesit përpiqen të hedhin poshtë mendimin tradicional të reumatikëve, sipas të cilëve jeta seksuale i nxit dhembjet e gjymtyrëve, dhe për këtë arsye shumë njerëz të sëmurë e humbin vullnetin për dashuri trupore.
Efektet e dashurisë
Studiuesit kanë analizuar ndikimin dhe efektet e marrëdhënieve seksuale tek pagjumësia. Në bazë të hulumtimeve afatgjata shkencore është vërtetuar se dashuria i pakëson pasojat negative të pagjumësisë. Në hulumtimet e bëra studiuesit janë nisur nga faktet se çiftet e reja dhe në përgjithësi çiftet erotike arrijnë që me ditë dhe net të tëra të rrinë zgjuar, duke përfunduar se dashuria e largon nevojën për të fjetur. «Kur njeriu është i dashuruar», theksojnë ata në studimet e tyre, «në trupin e tij aktivizohen hormonet, të cilat, pa kurrfarë pasojash të dëmshme, e shkatërrojnë lodhjen. Ato hormone ndikojnë në furnizimin më të mirë të trurit me gjak, kurse ndikojnë në mënyrë stimuluese edhe në gjendjen shpirtërore të të dashuruarve. Është, kuptohet, gjë e natyrshme që dy të dashuruarit sa më shumë kohë t’i kushtojnë njëri-tjetrit, aq më tepër përkushtohen në lidhje».
Stimuluesit seksualë

Stimuluesit seksualë
Shumë femra dhe meshkuj kur shkojnë në krevat me një partner të ri pinë një gotë verë. Ato besojnë dhe shpresojnë se alkooli e pakëson nervozizmin dhe se në mënyrë «stimulative» ndikon në shtimin e efektit në krevat. Hulumtimet, ndërkaq, kanë dëshmuar se alkooli, në sasi të vogla, vërtet ndikon në dëshirën dhe në gatishmërinë seksuale, por edhe se ka madje edhe atëherë të meta seksuale. Ta zëmë, femrat që kanë pirë para seksit, më vonë janë më të frustruara sesa ato që i kanë përjetuar të gjitha nën efektin e pijes. Ata që merren rregullisht me sport, më lehtë dhe më shpesh e përjetojnë kulminacionin e kënaqësisë sesa ata që nuk merren me sport. Arsyeja është se tipat sportivë kanë konstrukt më të mirë trupi dhe janë më të kënaqur me pamjen e vet, gjë që ua bën të mundur një kënaqësi më të vetëdijshme dhe më spontane. A është më mirë të bëhen 60 minuta seks apo të vrapohet ngadalë në parkun pranë shtëpisë. Studiuesit kanë analizuar se dashuria për organizëm është më e shëndoshë sesa vrapimi për kilometra të tëra. Ata për një vit i kanë analizuar marrëdhëniet e mashkullit dhe të femrës, mes që e praktikojnë vrapin dhe atyre që rregullisht kënaqen në seks. Në 87 për qind të rasteve seksi është dëshmuar më i mirë sesa vrapimi në pyll – të paktën kur është fjala për tensionin e gjakut dhe për harmoninë psikike.
Flirti dhe martesa

Flirti dhe martesa
Shumë femra besojnë se vetëm nëse janë të bukura dhe simpatike mund të marrin guxim, që me anë të flirtit të tërheqin vëmendjen e meshkujve. Flirti përherë është i dobishëm, shprehen specialistët. Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike flirton, ka gjasa të mira të tërheqë vëmendjen e huaj. Meshkujt nuk bëjnë flirt, por vetëm atëherë kur pranë tyre ulet ndonjë femër tejet e bukur. Martesa shkakton shqetësim, është ky përfundim i psikologëve dhe i mjekëve gjermanë. Hulumtimi i tërësishëm ka dëshmuar se madje edhe ngjarjet pozitive mund të ndikojnë negativisht në gjendjen trupore dhe shpirtërore, do të thotë në shëndetin dhe në jetën bashkëshortore.
Meshkujt në statistika

Meshkujt në statistika
Meshkujt kanë aktivitet intensiv seksual të hershëm në adoleshencë dhe në rininë e parë, dhe kjo nuk konsumohet as në vitet e martesës. Njerëzit që bëjnë jetë aktive seksuale në moshë të re, vazhdojnë të ruajnë relativisht aftësinë edhe në moshë të thyer. Akti i parë seksual te meshkujt duhet të fillojë në moshën 22 vjeç, pasi ai është i lidhur edhe me pjekurinë psikike. Nëse djali e fillon herët jetën seksuale, e përjeton atë shumë fuqishëm dhe i keqinterpreton momentet, nuk vlerëson gjendjen dhe rreziqet, madje mund të kalojë edhe në dhunë seksuale. Një 50-vjeçar me 20 vjet martesë, mund të ruajë një denduri raportesh edhe 3-4 herë në javë. Jeta seksuale fillon një rënie graduale pas moshës 40 vjeç, e cila ka një kurbë relative sipas karakteristikave individuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt 70- vjeç në 62% të rasteve e kanë të pamundur aktin seksual.
Eros
Rëndësia e jetës seksuale


Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Seksi çliron streset, ka efekte qetësuese,Shumë studiues e lidhin seksin me regjimin e jetës, faktorët socialë, ushqyerjen, por edhe më faktorë të tjerë natyrorë. Ndonëse ka përpjekje për të vendosur korrelacione mes llojeve të ushqimeve dhe potencës seksuale, deri tani këto gjëra mbeten të paprovuara. Për shembull, në popull është i përhapur mendimi se po të hash mjaltë dhe arra, rritet potenca seksuale, por kjo nuk ka baza. Nuk është e provuar se ushqimet me shumë kalori shtojnë dëshirën seksuale. Popullsia e fshatit para viteve ’90 kishte ushqim me kalori të ulët, por njëherësh kishte edhe jetë aktive seksuale. Më tepër në stimulimin e dëshirave ndikojnë elementë të kulturës si moda, filmat, sjelljet e lirshme. Realisht, shoqëria shqiptare pas ’90-ës është kthyer në një shoqëri seksuale.
Dëshirat e partnerit

Dëshirat e partnerit
Meshkujt dashurojnë imazhin e një gruaje të gatshme vetëm për kënaqësitë e tyre, femrat ose e pëlqejnë që në kontaktet e para ose me pas i druhen për ta praktikuar më pas me kalimin e kohës në fazat e mëvonshme. Nuk ka teknika të veçanta, kjo varet mbi të gjitha nga fantazia. Një problem mjaft i përhapur është se shumë meshkuj nuk dinë se si duhet ta bëjnë edhe ata seksin oral. Frika kryesore qëndron në faktin se lëngjet vaginale janë të pakënaqshme në shije apo në nuhatje. Për të bërë seks oral me një vajze, është e nevojshme, por jo e vetmja mundësi, që ajo të shtrihet për të ndjerë më tepër kënaqësi. Por është e mundshme të bëhet edhe duke qëndruar në këmbe, por për sa i takon intensitetit të kënaqësisë, ky është një faktor personal. Gjatë një raporti seksual, është mjaft e mundshme që ta rrisësh ndjeshmërinë. Bashkëpunimi në çift e rrit “masën” e kënaqësisë seksuale./KosPress/


Leave a Reply