
ITALI-“Facebooku” ka çuar në pranga një shqiptar të kërkuar për vrasje në shtetin fqinj Italinë. Nik Kodra është arrestuar në qytetin e tij të llindjes Shqkodër pasi është dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje ndaj Rodjan Rucit, anëtar i bandës së tij rivale me të cilin u përball në 29 mars ngjarje në të cilën mbeti i vrarë edhe një mutaror.
“Ishte në shtëpi me nënën dhe babanë në qytetin e Shkodrës. Kur brenda 10 minutash ka hyrë në derë policia. Nuk mund të jesh i sigurtë as në Shqipëri.” – kanë qenë fjalët e para të Nik Kodrës kryetar i një grupi kriminal në Itali.
30 vjeçari ishte arratisur dhe kërkohej nga Interpoli dhe policia shqiptare. Facebook-u ka ndihmuar në gjetjen e vendodhjes së tij. Kodra ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto ku tregohej një liqen dhe pas hetimeve që policia i bëri fotos u arrit të kuptohej se bëhej fjalë për liqenin e Shkodrës dhe se i shumëkërkuari mund të fshihej në këtë qytet. 30 vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Shkodër për tu ekstraduar më pas në Itali.
NGJARJA
Motivi i ngjarjes për të cilën kërkohej Nik Kodra është rrjeti i prostituciuonit dhe veçanërisht një grua, Maria Vacaru. Ajo kishte si mbrojtës bandën Kodra, por për dashurinë që ndjente për Rojan Rucin i cili i përkiste një bande rivale kishte vendosur ta vazhdonte punën me këtë të fundit dhe të largohej nga banda Kodra. Ishte ajo që i thirri partnerët e saj të rinj në një shfaqje të pasi ndihej e kërcënuar nga “miqtë” e saj të vjetër. Pas një takimi në Cadorna bandat spostohen në Orciolaia ku pati një përplasje të armatosur mes tyre. Pas shkëmbimit të zjarrit mberti i plagosur Rodjan Ruci dhe humbi jetën Agim Leka.
Nik kodra u dënua me 13 vjet burg për tentativë vrasje ndaj Redian Ricit së bashku me një bashkëpunëtor të tij. Atij i kanë ngelur për të shlyer edhe 11 vjet e 9 muaj dhe 6 ditë burg për të shlyer.
albnews.al


Leave a Reply