Kontrastet e shumta te planetëve sot mund të ketë reperkusione edhe te të lindurit e kësaj shenje, prandaj pritet një ditë e tensionuar.
Demi
Me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni më një shans shumë për t’u afirmuar në punë. Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore.
Binjakët
Mendoni për projektet afatgjata, që të evitoni rënien në monotoni. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga mërkuri në shenjë.
Gaforrja
Pozicioni aktual i Afërditës do të jetë ai që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’ju japë aftësinë për të bindur të tjerët.
Luani
Janë shumë planet sot që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë që t’i orientoni energjitë tuaja në drejtimin e duhur dhe të jeni sa më racionalë.
Virgjëresha
Problemet dhe telashet e ditëve të fundit sot ka mundësi t’ju çojnë deri në atë pikë sa do t’ju duhet të merrni një vendim përfundimtar.
Peshorja
Sot e keni arsye për “t’ia shkelur ca më shumë gazit”, pasi Mërkuri dhe Marsi ju imponojnë ritme të tilla që nuk i shmangeni dot nxitimit.
Akrepi
Parashikohet një ditë e mirë pasi do të jeni nën egidën e Afërditës. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar atij që ju stigmatizon.
Shigjetari
Qielli juaj sot duket disi i “veshur” për shkak të një tranziti kaotik të yjeve prandaj do të jeni të prirur për ta parë realitetin paksa ndryshe.
Bricjapi
Duhet të shfrytëzoni në maksimum stimujt e Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin.
Ujori
Duhet të tregoheni më realistë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush, në mënyrë të tillë që të dini se nga të orientoheni.
Peshqit
Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve e as dëshira juaj për të realizuar një projekt. Është një rival i juaji që mundohet t’ju nxjerrë pengesa.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply