Duket si justifikimi i përkryer për gruan e kapur siç thuhet “me presh në duar”: “Më fal zemër, por kështu kam lindur, nuk është aspak faji im”.
Shkencëtarët suedez kanë zbuluar genin e tradhëtisë: një lloj motorino që disa femra, kanë në ADN-n e tyre ndërsa disa të tjera jo. Nuk është një shaka, dhe studiuesit janë të parët që e pranojnë se marrëdhëniet jatë asaj bashkëshortore derivojnë nga rrethana të panumërta: ajo gjenetike mund të jetë vetëm një aspekt i sustës që shtyn drejt tradhëtisë.
Por gjithsesi është hera e parë që një kërkim shkencor gjen një lidhje të tillë se si janë bërë femrat dhe se si bashkëveprojnë me mashkujt. Por nuk mbaron këtu: kërkimi përfshinë edhe mundësinë për të “kuruar” genin e “lëvizshëm”, duke e modifikuar në mënyrë që ta bllokojë efektin e tij, teorikisht me qëllim për të shpëtuar, ose më mirë mbrojtur, lidhjet e pavdekshme.
“Ilaçi” që shndërron joshësin më të pandreqshëm në bashkëshorten më besnike dhe monogame, momentalisht provuar vetëm tek minjtë e laboratorit, ka dhënë rezultate të menjëhershme: kushedi nëse një ditë do të injektohet edhe playboy-ëve human, dhe në ç’mënyrë do të binden ata për t’iu nënshtruar kurës. gj.m/NOA


Leave a Reply