Bilal Kesen Cihanbeyli – Konja -Turqi
Emigracioni ne Danimake ka filluar ne fund te viteve 60 . Kerkesa per fuqi puntore do te sillte nga ish-Jugosllavia dhe Turqia emigrantet e pare.Tashme komuniteti turk sipas statistikave perben 1% te popullsise daneze. Nje komunitet qe ka ruajtur kulturen dhe gjuhen. Por dhe lidhjet mes shqiptarve dhe turqve ketu ne Danimarke vazhdojne te jene te mira. Kjo dhe per 500 vjet okupim otoman dhe nje lidhje te forte historike qe ekziston midis dy popujve. Midis dy komuniteteve jane dhe shume fjale te njejta, kultura e gatimi, dhe lidhja fetare. Njohja fillon shpejt dhe bisedat mes nje shqiptari dhe turku kane gjithmon gjera te perbashkta. Por ajo qe bashkon emigrantet eshte halli i njejte per nje jete me te mire dhe integrimi ne jeten daneze ne menyre te shpejt.
Takim ne kursin e gjuhes me Bilalin.
Ne Danimarke parimi i te mesuarit gjate gjithe jetes eshte bere moto . Bilalin do ta takonim ne shkollen e Fredriksunit. Ai nuk ishte kursant i zakonshem si ne qe sapo kishim filluar kursin e danishtes. Atij i therrisnim ‘‘profesor”. Bilali ishte ne shkollen e gjuhes vetem per te marre certifikate e gjuhes. Mesimi i gjuhes daneze eshte jo vetem nje detyrim personal dhe rruga drejt integrimit, por edhe nje dritare per nje jete me te mire .Mesimi i gjuheseshte celsi i suksesit ne nje vend te huaj. Por mesimi i gjuhes daneze eshte dhe kusht per te marre lejen e perhershme te qendrimit dhe pashaporten.
Nga Cihanbeyli Turqi ne Danimarke.
Bilal Kesen ka lindur me 30 Maj 1963 ne Cihanbeyli, Konja Turqi. Bilali u rrit ne nje familje te madhe. Ku prinderit e tij babai Hamiti dhe Nena Xhemile do te rrisnin plote 7 femije. Gjashte djem dhe nje vajze. Ata do ti rrisnin dhe edukonin femijet e tyre me ndjenjen e respektit dhe dashurise per njeri-tjetrin, per miqte dhe shoket. Por me nje dashuri te vecante per vendlindjen e tyre te bukur. I rritur dhe i edukuar ne kete familje Bilali do te mesonte qe ne femijerine e tij shume per vendin e tij dhe do te degjonte ne oden e burrave dhe historite e shumta te perandorise osmane. Perandoria e cila ne historine botrore do te ishte me tolerantja dhe me e mireorganizuar. Mundesia e emigrimit ne Danimarke beri qe Bilali me 10.05 .1996 te fillonte nje jete te re. Ai emigroi ne Danimarke per nje jete me te mire.. Fillimi i jetes si emigrant do te perballte Bilalin me ato veshtiresi qe kane pothuajse te gjithe emigrantet te cilet ju duhet te fillojne nje jete te re ne nje vend tjeter. Bilali do te fillonte pune dhe vitet ne Danimarke do te kalonin shpejt. Bilali punonte shume dhe punet qe bente ishin te shumta. Pas perfundimit te shkolles se guzhines ketu ne Danimarke ai tashme punon ne profesionin e tij.
Shkolla ne Frederiksun kishte kursista pothajse nga e gjithe bota. Aty ishte Xhefri nga Anglia, Takako nga Japonia, Xheni nga Filipinet, Balin dhe Bikashin nga Nepali, Elvira nga Rusia, dhe aty kishte turq dhe per koecidence mesuesja Maria, greke si dhe nje staf pedagogjik danez i mirepregatitur dhe shume korrekt. Mesuese Birgitte Kaltoft Lolck dhe Maria kishte pjesen me te madhe te programit mesimor me ne.
Aty ne pushim kur ishim bashke fjalet e perbashketa kryesisht te ardhura nga turqishtja njheshin nga te gjithe ne qe ishim ballkanas. Kjo fale dhe pushtimin 500 vjecar te bere nga otomanet. Ndonese mesuese Maria do te “mburrej” se greket fituan pavaresine me 1882. Mentaliteti ballkanik ishte prezent ne bisedat tona dhe kombinohej dhe nga sqarimet qe mesuese Maria bente per ne. Bilali ishte mesuesi nr.2 ne klase. Nxenesit nga Turqia do t`i drejtoheshin ne fillim ne turqisht Bilalit dhe pastaj do te benin zgjedhjen e detyrave qe jepeshin ne klase. Nje shkolle e mirekompletuar, ku rregulli ishte prezent, korrektesia e stafit pedagogjik dhe thjeshtesia e komunikimit te stafit pedagogjik me kursistet ishte fantastike. Shtuar ketu dhe moshen e kursisteve si dhe prokupimi i perbashket qe ata kane per te mesuar sa me mire gjuhen daneze.
Festat me ushqim internacional
Kombinim i mesimit me festat e bukura te organizuara nga shkolla ishin tradite e mire ne Frederiksund. Secili duke filluar nga mesuesit e deri tek te gjithe klasa do te sillte ushqimet e tyre te pregatitura nga vete kursistat. Ne kursin tone do te dominonte ushqimi turk dhe grek, por nuk do te mungonin edhe ushqimi nga Azia dhe padyshim rakia shqiptare. Ndonse Bilali nuk do te pinte asnjehere. Ushqimi turk i gatuar nga vete Bilali ishte me i miri. Bilali do te bente dhe shpjegimin se si i kishte pregatitur. Profesioni i bukur i guzhinjerit kishte bere qe ai te ishte dhe nje nder me te mire ne pregatitjet qe ne benim per festa. Por profesioni do t´a nxehte njehere ne mesim ate dhe mesuese Marian, kur do diskutohej ushqim i shendetshem dhe i pashendetshem. Kjo do te bente qe kur mblidheshim ti thoshim Bilalit “A eshte i shendetshem apo i pashendetshem’’.
Kombinimi i detyrave te kursit me profesionin bente qe Bilali te nxehej pasi ai ishte i bindur se e njihte mire profesionin e tij. Por qe nuk i pergjgjej drejt pyetjes se bere nga mesuesja . Por nga ana tjeter mesuese Maria do te bente shpjegimin dhe pastaj kjo do te mbetej mes nesh kursistave shpreja e zakonshme kur do te kishim festa. Cdonjeri qe do te prezantonte ushqimin e vendit te tij do te shpjegonte se si ishte gatuar .
Cihanbeyli i bukur i mungon atij ashtu si pothajse te gjithe emigrantet ketu ne Danimarke. Bilali eshte i martuar me 9.10.1991 dhe ka tre femije. Djali i math Fikret Kasen tashme eshte ne universitet studion per inxhinjer .Djali i dyte Serhat studion ne Stamboll. Por djali i vogel eshte ai qe Bilali ka me shume merak. Femijet po rriten dhe ata jane krenar per babain e tyre, i cili tashme punon dhe jeton ne nje vend Skandinav, qe atyre te mos t`ju mungoj asgje. Krenar per babain e tyre qe gjithmoon ka ditur te jete prane tyre ndonse largesia dhe veshtirsite kane problematiken e tyre. Krenar qe babai i tyre punon
per te siguruar te ardhurat qe ju duhen per te vazhduar shkollat. Por dhe femijet deri tani kane plotesuar deshiren e Bilalit. Ata kane studiuar dhe sot dy prej tyre jane student dhe i vogeli do te ndjeke rrugen e dy te medhenjeve. Kjo nje kenaqesi me shume per Bilalin, per te cilin puna e emigratit dhe sakrificat po shperblehen mire nga femijet e tij te miredukuar dhe te shkolluar.
Bilali dhe vendlindja
Dashuria per vendlindjen eshte tek pothajse te gjithe, por kur investon aty mundin dhe djersen,parat e mbledhura ne emigrim, lidhja me vendlindjen behet dhe me e madhe. Cihanbeyli i bukur qe eshte nder zonat qe zhvillohet, kjo dhe per shkak te emigrimit te shumte te popullsise se zones ne Europe. Ky investim ka bere qe sot zhvillimi i zones te jete prane Europes. Ne kete investim ka investuar per familjen e tij dhe Bilali. Puna ne Danimarke i ka dhene mundesine per te ndertuar dhe investuar ne vendlindjen e bukur .
Detyra ne klase
Ne shkolle na u dha nje detyre te pershkruanim shtepin, jeten e perditshme ne familje. Disa nga ne e shoqeronin me fotografi .Kete gje beri dhe Bilali. Por ku ai po prezantonte detyren para kursisteve te shoqeruar kete dhe me fotografite, nje shok nga kursi i tha. “Ti Bilali nuk ke shtepi banimi’’ “Perse” -tha Bilali. “Cfare shtepie ajo duket si keshtjell’’ -tha tjetri .
Qeshem dhe shoku jone kishte te drejte pasi Bilali nuk po prezantonte nje shtepi te zakonsme. Bilali kishte mendimet e sulltanit per te jetuar dhe per te bere ne shtepi te madhe dhe te bukur . Shtepi e bere me ndershmeri me pune dhe perkushtim te madh.
Bilali ne te ardhmen
Keto pak rreshta mendova te hidhja per Bilali Kesen. Nje person qe ndonse vitet e shkolles po duken te largeta, Bilali eshte per ne shoket dhe shoqet e tij te kursit te gjuhes dhe per mesuseset nje person qe meriton respekt. Bilali korrekt dhe puntor si gjithmon. Ky eshte Bilali Kesen qe ne njohem ne shkolle. Per te cilin deshirojme te shkruajme per te me shume ne te ardhme. Per punen e tij, per shoket me te cilet ai punon me shume, per familjen e tij te dashur, per vendlindjen e cila i mungon aq shume.
Arben Hoxhaj
Alba-Dansk



Leave a Reply