Shikoj ata sy,
mbuluar nga loti,
po një dit do vi,
që ti shikoj zoti.
Shikoj ata ty,
plot me mallëngjim,
po nje dit do vi,
të jen plot shkëlqim.
Shikoj ata sy,
dhe fytyrën tënde,
si ëngjëll i bukur,
larë në dritë hëne.
Shikoj ata sy,
plot me vezullim,
si yjet në qiell,
kanë marrë shkëlqim.
Shikoj ata sy,
krejt të pa përgjumur,
sot dhimbja dhe loti,
ata i ka mundur.
Shikoj ata sy,
shumë të dashuruar,
ndaj jam ulur sot,
për ta duke shkruar.
Shikoj ata sy,
verbuar nga ndjenja,
malli edhe loti,
kullojën nga zemra.
Shikoj ata sy,
vec ata shikoj,
i kam larg dhe vuaj,
për ta po mendoj.
Shikoj ata sy,
dhe ne gjumë kur bie,
më sjellin shërim,
këtu në kulvie.
Shikoj ata sy,
vec ata shikoj,
sepse s’ju them dot,
që i dashuroj.
Sikoj ata sy,
i rëndoi loti,
plot me vezullim,
i ka mbushur zoti.
Shikoj ata sy,
ndaj dhe nis të shkruaj,
pas syve të tu,
jam i dashuruar…!!!
Facebook



Leave a Reply