
Motrat Charm dhe Brittani Niccole kanë bërë ndërhyrje në gjoks, kjo falë një personi të veçantë në jetën e tyre… babait, që është kirurg plastik. Vajzat nga Kalifornia krenohen me babanë e tyre, Michael Niccole, një kirurg me emër. Brittani, 25 vjeç, bëri ndërhyrjen e parë në gjoks në moshën 18- vjeçare si dhuratë për ditëlindje. Ajo ndryshoi përmasat nga A në C. Tre vjet më vonë, babai i bëri një tjetër dhuratë për 21- vjetor, duke i ndërhyrë në hundë. Por më tronditës është fakti se vajza tjetër, Charm, hyri në thikë në moshën 10 vjeç për të rregulluar më mirë kërthizën. Charm më vonë po ashtu iu nënshtrua rritjes së gjoksit. “Ka kuptim që operacionin të ma bëjë babai- ai është më i miri për atë që bën dhe e di që jam në duar të sigurta,” thotë ajo. Ato janë rritur në Orange County, një vend ku shumë njerëz bëjnë operacione plastike. Të dyvajzat shkojnë rregullisht tek klinika e babait për botoks.




albnews.al


Leave a Reply