Zgjedhjet lokale dhe balotazhi i zhvilluar për zgjedhjen e kryetarëve në 25 komuna të Kosovës, sipas rezultateve të deritashme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka sjellë disa përmbysje të rezultateve nëpër komuna.
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka arritur të mund kundër-kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa. LDK-ja e ka pasur pushtetin vendor në Prishtinë që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000.
Me afër 2 për qind të votave, Ahmeti ka arritur të marrë mandatin për të parin e Prishtinës, duke mposhtur kryetarin e deritashëm, Isa Mustafa.
Garë interesante është zhvilluar edhe në Gjakovë, ku Mimoza Kusari – Lila ka arritur fitore ndaj kryetarit të deritashëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Në Prizren, ndërkaq, kryetari Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë pushtetin, ndërsa në garë ishte kundrejt Eqrem Kryeziut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me kryetar të ri, është bërë edhe Peja. Atje Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar ndaj kryetarit të deritashëm Ali Berisha të AAK-së.
Edhe Gjilani, është bërë me kryetar të ri, ku në fakt, është rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka mundur Qemajl Mustafën e PDK-së.
Edhe Mitrovica, ka zgjedhur kryetarin e ri.
Atje, Agim Bahtiri i AKR-së ka mundur Avni Kastratin e PDK-së, deri më tani kryetar.
Përmbysje ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku ka fituar Muharrem Svarça i LDK-së ndaj kryetarit të deritashëm, Agim Aliut të PDK-së.
Në Mitrovicën e Veriut, fitoren e ka shpallur Kërstimir Pantiq nga Iniciativa Qytetare “Srpska”.
Më poshtë, botojmë edhe rezultatet tjera për secilën komunë, duke prezantuar vetëm emrat e kryetarëve të zgjedhur sipas rezultateve preliminare:
Lipjan: Imri Ahmeti (LDK)
Malishevë: Ragip Begaj (IQM)
Rahovec: Idriz Vehapi (PDK)
Dragash: Selim Jenuzi (PDK)
Graçanicë: Branimir Stojanoviq (GIS)
Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD)
Kamenicë: Begzad Sinani (PDK)
Klinë: Sokol Bashota (PDK)
Novobërdë: Svetislav Ivanoviq (GIS)
Obiliq: Xhafer Gashi (AAK-LDD)
Suharekë: Sali Asllanaj (LDK)
Viti: Sokol Haliti (LDK)
Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK)
Partesh: Dragan Nikoliq (GIS)
Ranillugë: Gradimir Mikiq (GIS)
Shtërpcë: Bratislav Nikolliq (SLS)
Kllokot: Sreçko Spasiq (GIS)
Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Deçan: Rasim Selmanaj , AAK- LDD.
Fushë Kosovë: Burim Berisha – LDK.
Glogovc: Nexhat Demaku, PDK
Han i Elezit: Refki Suma – kandidat i pavarur
Istog: Haki Rugova – LDK
Kaçanik: Besim Ilazi – PDK
Mamushë: Arif Bytyq – KTAP.
Podujevë: Agim Veliu – LDK.
Shtime: Naim Ismajli – PDK
Skënderaj: Sami Lushtaku – PDK.
Leposaviq: Dragan Jabllanoviq – GIS.
Zubin Potok: Stevan Vuloviq – GIS.
Zveçan: Vuçina Jankoviq – GIS.
Zijadin Gashi
Europa e Lire


Leave a Reply