Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:
•300 g miell,
•150 g sheqer,
•260 g gjalpë,
•2 vezë,
•lëkura e grirë e një limoni.
Përgatitja:
Punojmë me mikser gjalpin e ftohtë bashkë me miellin derisa të bëhet si me thërrime. Shtojmë vezët, sheqerin dhe lëkurën e grirë të limonit dhe e punojmë sa të bëhet brumë i qëndrueshëm.
E mbështjellim me plastmas dhe e lëmë në frigorifer për rreth 2 orë. Pastaj e hapim dhe i japim format që dëshirojmë. I pjekim në furrë të ngrohtë 180° për rreth 10 minuta. Bëjmë zbukurimet që dëshirojmë.
Living.al



Leave a Reply