Unë vij ngaherë pranë ty
Si qengji pas nënës vet
Malli që më vlon në gji
Për ty vendlindje më tret
Të dua shumë Sllapuzhan
Toka ime ku u rrita
Zemra del nga kraharori
Për tek ty vjen çdo dita
Kodra të mbushura me pemë
Të rënduara janë nga malli
Ku gazi del nga gjiri i tokës
Dhe plaku bëhet si djali
Mbushur me vreshta e stoli
Të ka bekuar Perëndia
Ku bleron dimër e verë
Si bletë të rrinë njerëzia
Vendlindje që më ke bekuar
Me besë, dije e burrëri
Ti me gjuhën e brezave
Më dhe sytë e historisë
Nga prof. Remzi Basha
PËR TY KOSOVË
Tokat që lindi çdo ditë shqiponja
Mbuluar me besë e flamur
Ku ka më shumë të flijuar?
Emri Dardani s´t´u harrua kurrë.
Toka jonë, Kosova jonë
Ti je nëna dhe historia
Bekuar qofshin trojet e tua
E kish thënë vete Perëndia
Në shekuj me radhë u flijuan trimat
Para syve të nënës dhe fëmijës
Veshur me flamurin kuq e zi
Për ty Kosovë zemër e Shqipërisë
Bjaku, besa në themel
Prizren, Deçan, Drenicë
Si trimat e Adem Jasharit
Kjo tokë do të lindë çdo ditë.
Nga prof. Remzi Basha
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply