DASHI
Komunikoni në çift do shtohet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush dhe partnerit do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Në fund do i shprehni me lirisht ato që ndjeni.
DEMI
Ata që janë në një lidhje do flasin më hapur me partnerin e tyre dhe pak nga pak do e stabilizojnë lidhjen. Do dinë edhe të kërkojnë falje.
BINJAKET
Jeta juaj në çift do jetë mjaft e kërcënuar sot dhe kjo për shkak të sjelljes jo të mirë që keni treguar. Mundohuni të gjeni momentin për të folur qetësisht me partnerin.
GAFORRJA
Jeta në çift do shkojë për mrekulli. Do filloni projekte së bashku me atë që keni në krah dhe në këtë mënyrë do afroheni më tepër me njëri-tjetrin.
LUANI
Nëse jeta juaj në çift është e trazuar sot situata mund edhe të përkeqësohet më tepër. Tregohuni të kujdesshëm me ato që do thoni dhe vendosni arsyen mbi gjithçka tjetër.
VIRGJERESHA
Momentet e lumtura do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit.
PESHORJA
Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente të paharruara pranë personit që dashuroni dhe do dëshironi që gjërat të vazhdojnë kështu.
AKREPI
Do i lini pas debatet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur në çift gjatë kësaj dite dhe do filloni një etapë të re edhe më të bukur se me parë. Beqarët nga ana tjetër do fillojnë të njihen më mirë me një koleg të tyre.
SHIGJETARI
Dialogu, bashkëpunimi dhe toleranca do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet dhe do ndiheni më të çliruar për te dashuruar ashtu si e ndjeni.
BRICJAPI
Marrëdhënia në çift nuk do jete e keqe gjatë kësaj dite, megjithatë nuk është ende momenti për të marre vendime të rëndësishme. Bëhuni më të duruar.
UJORI
Ditë shumë e rëndësishme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Jo vetëm që do afroheni më tepër me partnerët, por do merrni edhe vendime të rëndësishme.
PESHQIT
Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak monotone gjatë kësaj dite. Përkundrazi do provoni emocione të reja të cilat do ju bëjnë të ndiheni si mbi re.


Leave a Reply