“Në jetë do të bëja shumë marrëzira, por kurrë nuk do të martohesha nga dashuria”, tha me një rast burrështetasi anglez Dizraeli.
Dhe vërtet: Dizraeli gjer në moshën tridhjet e pesë vjeçare jetoi si i pamartuar, dhe më pas e propozoi vejushën e pasur, pesëmbëdhjet vjetë më të vjetër se ai. Kuptohet, mes tyre nuk qëndronte dashuria. Vejusha shumë mirë e dinte se Dizraeli dëshiron të martohet me të vetëm për shkak të parave. Për këtë e luti që t’i jep një vit afat, që të mund t’i mësonte të gjitha anët e tija të mira dhe të këqinja. Dhe pas një viti – ajo pranoi të martohet.
Edhepse ky rrëfim tingëllon si tejet prozaike, martesa mes Dizraelit dhe Maria Anës ishte jashtëzakonisht fatlume. Maria Ana më nuk ishte as e re as e bukur, dhe vështirë mund të themi se karakterizohej me shije të mirë dhe arsimim solid. Aq më tepër, veshej gati pothuajse në mënyrë bizare, ndërsa në shoqëri bënte gabime të cilat bashkëbiseduesin e shtyenin të qeshte me të madhe. Si shembull, kurrë nuk e dinte se “kush kishte ardhur para kujt në histori: Grekët para Romakëve, apo e kundërta”. Megjithatë, Maria Ana ishte vërtet gjeniale për qështjet e martesës: e dinte se si duhet vepruar me meshkujt.
E dinte se burrit të saj, pas ditës së mundimshme të kaluar në kuvendime dhe punë mendore, i nevojitet ndjenja e vatrës së ngrohtë dhe miqësisë gjentile. Përpiqej që t’i bëhet shoqe, këshilltare dhe mikeshë më e afërt. Folenë që ia krijoi rrezatonte me ngrohtësi dhe adhurim të qetë. Për këtë, orët e kaluar pranë Maria Anës për Dizraelin ishin çastet më të lumtura në jetën e tij. Shpesh me padurim kthehej në shtëpi për t’i treguar asaj ndodhitë nga parlamenti.
Maria Ana tridhjet vjetë jetoi vetëm me Dizraelin, dhe pasurinë e saj e shpenzoi që jetën e tij ta bëjë më të këndshme. Ai, si kundërshpërblim, e adhuronte. Kurrë nuk ia kishte zënë për të madhe për shkak të gabimeve dhe mosdijes, për ç’gjë të tjerët e përqeshnin. Aq më shumë, sa herë që dikush fillonte ta përqeshte, ky me vendosmëri ngritej në mbrojtje të saj.
“Duke iu falënderuar atij, jeta ime u shndërrua në fotografi të fatit të paturbulluar”, i rrëfente ajo mikeshave të saja, gjersa Dizraeli njëherë deklaroi: “Jetuam në martesë plotë tridhjet vjetë, dhe për asnjë çast nuk ndihesha i mërzitur në shoqërimin e saj.”
Dizraeli gruas së vet shpesh dinte t’i thoshte: “Po, ti e di se me ty jam martuar për shkak të parave.” Ajo, në këtë thënie ia kthente me buzëqeshje: “Ashtu është. Por, sikur të duhej që ta bëje këtë edhe njëherë, me siguri do ta bëje nga dashuria.”
Vërtet, Maria Ana nuk ishte e përsosur. Mirëpo, Dizraeli ishte mjaft i mençur. Pa e ndryshuar e lejoi të mbetet ashtu si ishte në të vërtetë – dhe nuk gaboi.
Vështirë është, gati e pamundur, të ndryshojmë personin e rritur, dhe tentimi që këtë ta bëjmë do ta ketë si rezultat vetëm zënkën. Për këtë më mirë është që ta lejojmë të jetoj ashtu siç më së miri i përgjigjet. Njëmend, vetëm nëse me sjellje të tillë nuk i shkakton dëme dhe ligështi rrethit.
Henri James-i me një rast tha: ” E para dhe gjëja më e rëndësishme që duhet ta mësojmë në raportet me njerëzit tjerë është mospërzierja në veçantinë e kënaqësive të tyre të imta, me kusht që ato kënaqësi të mos dëmtojnë njerëzit tjerë.”
Ndërsa Foster Vud në studimin e tij mbi jetën bashkëshortore shkruajti: “Suksesi në martesë nuk varet vetëm nga ajo se a e keni gjetur partnerin e vërtet, por kryesisht nga ajo se Ju vet a jeni partner i vërtet.”
Rreguli i dytë për bashkëshortësi fatlume në jetë thotë:
Mos u përpjekni që ta ndryshoni partnerin bashkëshortor.
Punoi me 10.06.2005 Mehmet Isufaj……. ne Prizeen ne ora 18.00
FEMRAT, SJELLJET ME MASHKULLIN
Nëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëhere padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë:
“Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli pët t’u kthyer në shtratin tim. Nuk është kush e di se çka, s’ka ndodhur kushedi se çka, por vet rruga deri në cak, është ajo që llogaritet. Ështe shumë me rëndësi nxitja e gjahut dhe deri në joshje. Ajo nxitje duhet të jetë e përkryer.”
Disa këshilla për femra nga Christine Keeler, femër kjo e fuqishme, që gati e rëzoi qeverinë e Anglisë, në skandalet me politikanët dhe diplomatët!
• Bëhu misterioze – Unë isha e zhveshur, kur John Profumo* më pa për të parën herë dhe besoj se lidhja që bëri emrat tona pjesë të historisë moderne filloi po atëherë. Ishte ajo joshje seksuale, joshje primitive për të. Unë isha tinejgjere, me trup të formuar mirë. Ai më dëshiroi. Mirëpo nuk ishte mësim i mirë për joshje të një mashkulli të fuqishëm. Ajo çka John Profumo pa rastësisht, në pishinën e Klivedenit (Cliveden) ishte e tëra. Ajo duhej të ishte gjëja e fundit që një mashkull duhet të sheh që nga fillimi.
• Bëhu nënqeshëse – Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje – duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për ti dhënë rast që ai të jipet pas jush. Jeta e tij në shtëpi dhe në zyre është biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sjellni në mënyre të drejtë balancin e personalitetit. Armët nga bombonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe!
• Bëhu femër e fortë – Meshkujt duan që edhe egoja e tyre të goditet. Ata duan që ju të jeni me vlerë ashtu që ai të mund të vendos bazamentin e tij, prandaj ajo që ju duhet është të fitoni titullin e femrës së fortë. Kjo vetëm se e vërteton triumfin e tij edhe me shumë.
• Mbaje kontrollin – Në joshje të përkryer, ti gjithmonë e kontrollon situatën, por lere që mashkulli të mendoj se ai është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e ze, nuk është se çka ti bënë për të, por ajo se çka ai mendon që ti mund të bësh. Ushqimi i imagjinatës së tij duhet të jetë zgjedhje e afrodizijaku i secilës femër.
• Bëhu sugjestive – Kur hani darkë në restoran, ulu afër tij, dhe jo asnjëherë përballë tij. Atëherë, gjuri ytë mund të prek gjurin e tij, dora e jote mund të godas lehtë kofshën e tij dhe ju mundeni që në mënyrë tërheqëse të pëshpëritni në veshin e tij. Dhe gjithashtu, ai nuk do t’ju sheh që jeni mërzitur, nëse ju fletë për strategjitë afatgjata të biznesit. Në esencë, meshkujt kanë një interes primar – veten. Ata nuk duan të dijnë nëse ju keni pasur ditë të keqe në zyre.
• Bëhu e guximshme – Finesa është me rëndësi. Ndonjëherë, epshet, madje edhe të meshkujve më të fuqishem, duhet të tunden. Fustanet e shkurtëra (mini) dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, rikujtojnë ngazëllim por dhe rrezik. Meshkujt ngazëllehen nëse mendojnë se ata rrezikojnë diçka.
• Veshu bukur – Nuk ka nxitje më e madhe për mashkullin se sa femra e veshur bukur, pa gabime, duke e habitur me take të larta, gjithmonë më shumë “Gucci” se “Gap”. Ndërresat e brendshme të “Janet Reger”-it, që reflektojnë feminitetin e vërtetë dhe fortësinë për të hyrë në betejën e gjinive.
• Të jesh aromatike – Gjithmonë duhet t’ju vje era që t’bën të jesh e dëshiruar. Parfumi “Chanel No5” e bënë atë për ju. Mua gjithashtu më pëlqen “Caron’s Bain de Champagne” të cilën mongoli amerikan William Radolpf Hearst e ka krijuar për dashnoren e tij, Marion Davies, ashtu që ajo të pëkujton në flluska të shmapanjës – çka edhe është e duhur, nëse porositni guaska deti. Me siguri ekziston ndonjë arsye shkencore për atë, sepse ai kombinim i bënë meshkujt të pafrenueshëm. Por, atëhere nëse i përcjellni rregullat e mia, edhe peshku dhe çipsi do t’ju kryejnë punë gjithashtu.
Të dashuruarit e gjithë botës, mesveti dhurojnë duke festuar dhe uruar, tregtarët të kënaqur I fërkojnë duart ndërsa prodhuesit e ëmbëlsirave vendosin rekorde të reja në shitjen e çokoladave.
A mendoni se Dita e Shën Valentinit është product i shoqërisë së re shpenzimtare. A e dini se kur ka filluar dhe prej ku rrjedh kjo traditë? Të shikojmë pak nëpër histori…
Me siguri nuk do të mbeteni gojëhapur nëse u them se ktijuesit e “Ditës së të dashuruarve” janë të papërmërsueshmit, Italianët romantik. Edhepse ekzistojnë disa komentme se prej ku rrjedh kjo festë, një gjë është e vërtetë, emërtimin e ka marr në bazë të priftit romak Valentinit.
Sipas disa rrëfimeve tjera, kjo festë i ka rrënjët që nga festa e perëndisë Luperus, e cila u mbajtë në Romë: Në ditët e para të Mbretërisë romake, ujqit e egër endeshin nëpër pyje të afërta, dhe populli e ftonë njërin nga perënditë e vet, Lupercusin, që ujqit t’i mbaj sa më largë prej njerëzve dhe ta mbroj bagëtinë e tyre. Duke iu falënderuar një ndodhie të tillë, populli me 15 shkurtë fillon ta mbajë festivalin për nder të këtij mbrojtësi të bagëtisë nga ujqit, dhe në të njëjtën kohë ajo ditë u bë edhe festim për arrdhjen e pranverës (sepse sipas kalendarit të atëhershëm vërtet në fillim të shkurtit fillonte stina e pranverës).
Gjatë asaj feste zhvillohet një ceremoni simpatike. Shkruheshin emrat e vajzave në copëza të letrës dhe paloheshin ato letra dhe vendoseshin në një enë të thellë, mëpastaj për t’i tërhjekur meshkujt e rinjë ato letra. Ajo vajzë, emrin e të cilit e kishte tërhjekur ndonjë djalosh, duhej të bëhej e dashura e tij. Kjo traditë që konsiderohet se është burim origjinal i ditës së Shën Valentinit, më vonë e ka marr emrin në bazë të një ndodhie tjetër. Ja tregimi.
Në Romë përderisa krishterizmi ishte religjion plotësisht i ri, jetonte prifti me emrin Valentin. Mbreti i atëhershëm Claudie I, urdhëron që asnjë nga ushtarët e tij nuk guxon as rastësisht të martohet apo të fejohet, ngase konsideronte se ushtarët si meshkuj të martuar apo të fejuar, nuk do të dëshironin të luftonin në luftërat e tij, por do të mbeten në shtëpi me familjet e tyre.
Të gjithë priftërinjtë vendosin që ta rrespektojnë këtë vendim të mbretit të tyre dhe as që dëshironin më që vet ata ta kryenin ritin e martesës. Të gjithë përveq njërit. Priftit Valentin, i cili mbet i shurdhër ndaj urdhërae të mbretit dhe filloi fshehurazi të mbaj ceremonitë e martesës së çifteve të rinj që këtë e dëshironin. Ai vazhdoi përderisa nuk e zunë një ditë dhe e hudhën në burgë. Ajo ditë ishte 14 shkurti ( nata para festës pranverore të romakëve për perëndinë Luperkalie). Priftit Valentin ia prenë kokën. Një kohë të shkurtër pas vdekjes së tij, populli e shpall atë të shenjtë dhe kur u fortësua krishterizmi në Romë, këshilli i priftërinjëve vendosi ta bashkoj festën e Lupercusit dhe vdekjen e Shën Valentinit në një ditë të vetme. Ata përcaktuan që festa e re do të festohet më 14 shkurt ndërsa emri i festës do të jetë për nder të priftit të shenjtë Valentin.
Natyrisht se ekzistojnë edhe teori tjera lidhur me prejardhjen e kësaj feste, dhe jepen disa teza se rrjedh nga disa rituale pagane, përdesisa të tjerët flasin se si në kohën e mesjetës besohej se zogjët fillojnë të shumohen pikërisht më 14 shkurt, dhe nga kjo rrjedh edhe festimi i ditës së Shën Valentinit.
Sidoqoftë nuk duhet të harroni se 14 Shkurti është Dita e të gjithë të dashuruarve dhe duhet festuar me dashuri në zemër. Ata që e kanë dashurinë në zemrat e tyre, nuk do të bëjnë pyetje të llojit, ku, kur, si apo me kënd…


Leave a Reply