AGRON GJEKMARKAJ
Në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik dhe popullor, ndeshim jo rrallë nocionin “malok”. Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre. Rrënjët e saj emotive janë të hershme dhe kanë origjinë politike. Termi ka pësuar evoluimin e tij në varësi të sistemeve qeverisëse dhe lidershipit që i ka kryesuar ato. Ai shfaqet që në fazën e parë të organizimit të shtetit shqiptar, në periudhën e parlamentarizmit, 1920-1924, kur klika e kryesuar nga Eshref Frashëri shihte se si Partia Popullore dhe qeverisja e vendit çdo ditë e më tepër dominohej nga Ahmet Zogu. Në fillim si luftë brenda llojit, Zogu pas shpine thirrej “maloku”, pastaj edhe një pjesë e kundërshtarëve të tij në emigrim i shtonin edhe nominativët “i pabesë”, “gjakatar”, “vrasës” etj. Me konsolidimin e pushtetit dhe shpalljen e Mbretërisë, Zogu do të qeveriste me të besuarit e tij, njerëz me temperament, si Tafe Kaziu, Osman Gazepi në rrethet e Jugut apo Lalë Krosi në Tiranë, të cilët do të akumulonin një lloj pakënaqësie që shfryhej me sharjet nën zë: “malokët”.Dëshmi e një lloj antagonizmi ndërmjet gegëve dhe toskëve në këtë periudhë është edhe historia që lidhet me kryeveprën satirike të Fishtës, “Gomari i Babatasit”, të cilën poeti vendos ta shkruaj i nxitur nga një letër miqësore shpotitëse që kryetari i Parlamentit i dërgon, pasi e kishte mundur në një lojë shahu. Fishta i përgjigjet “Hë Toskë, Toskë, tash ke me e pa kush asht Gega” dhe fillon e shkruan “Gomarin”. Ndërsa Faik Konica, i cili i kishte shërbyer Zogut si ambasador për 13 vjet, nuk heziton që para këtij shërbimi e pas largimit nga pushteti, ndër të tjera, ta quajë një malok “të egër” e të “pacivilizuar”.Termi, edhe për vetë natyrën e pushtetit të Zogut, si dhe nivelin mediatik të zhvillimit, ishte i kufizuar dhe përdorej vetëm në intimitet dhe kryesisht nga një klasë feudale nga Jugu, me pushtete të mëdha në kohë të Turqisë. Ndërsa diktatura pati nevojë ekzistenciale të sajojë një armik të konturuar edhe gjeografikisht, një armik, prezenca e të cilit ishte një kauzë dhe mundësi kompaktësimi forcash për të ruajtur pushtetin e marrë dhunshëm. Këtë perceptim, të krijuar qysh në kohën e Mbretërisë, sistemi diktatorial e shndërron në doktrinë pushteti. Ndarja ishte kaq e qartë, sa emisari anglez Xhuljan Emeri, tek kujton takimin e fundit me Abaz Kupin në vjeshtën e vitit 1944, shfaq habinë se ai krejt i qetë i thotë: “Deri tani qeverisëm ne gegët, tash asht radha e këtyre, e prapë do të vijë radha jonë”. Kjo radhë krahinore ishte e pashpjegueshme për anglezin, por jo për Kupin, që pas 5 vitesh luftë, e njihte më së miri realitetin dhe tendencën. Komunistët nuk kërkuan bashkëjetesën se ajo i rrezikonte, por antagonizmin me çdo kusht. Thyerja ishte dramatike, dhe për ta jetike. Gjithashtu, Veriu i konsideronte pushtues dhe jo si çlirimtarë komunistët, njësoj si italianët dhe gjermanët. Por, dhe vetë komunistët donin të shiheshin ashtu. Gjuha e propagandës konsideronte kryesisht Jugun përparimtar dhe Veriun reaksionar, të lidhur me “mbeturinat” e regjimit të vjetër, me klerin dhe kanunin. Sa për ilustrim, lexuesi mund të lexojë komentet në media të njëfarë “profesoreje” në Universitetin e Tiranës, e cila edhe sot pohon pa asnjë hezitim dhe pa márre se Jugu “përparimtar” dhe “fitimtar” kishte të drejtën e vendosjes edhe të standardit gjuhësor!!! Krahas represionit ushtarak, përpjekja e parë ishte që Veriu të shkëputej nga brendia e vet e shkëlqyer kulturore. Kjo traditë ishte e përfaqësuar nga kleri katolik me shkrimtarët e vjetër e modernë, filozofët, me shkollat, revistat e gazetat, si dhe me intelektualët laikë, që kishin bërë emër në vitet ’30 në Shkodrën si metropol kulturor. Shkollat u mbyllën, shkrimtarët dhe letërsia u ndaluan. Tradita u shpall heretike. Kështu shqiptari verior konsiderohej pa trashëgimi dhe se duhej të kompleksohej negativisht prej saj. Ai është lëndë e parë për propagandën, është gjahu i saj si model i “njeriut të vjetër”, prej të cilit “njeriu i ri” duhej të merrte distancë kulturore, ideologjike e kombëtare. Në kujtimet e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, rrëfehet se si rimodelohet “maloku” si koncept prej komunistëve, se si ai i blatohej urrejtjes partiake. Në kulturën zyrtare malësori, veriori, të përfshirë brenda “malokut”, zinin vendin e “nderit” si personazhe negative në letërsinë e realizmit socialist, në filmat, dramat, e madje edhe operat e baletet e tij. Qysh në dukje, emrat e personazheve, sipas një industrie detraktimi, duhej të shkaktonin ilaritet dhe përbuzje. Mjaft të kujtojmë emra “diversantësh”, xhandarësh, apo zyrtarësh, si “Cubel Ndreca”, “Dash Cungeli”, “Pjetër Rrukakeqi” etj., për të kuptuar thelbin e shëmtisë përçarëse. Vetë gjuha e ndaluar, dialekti geg, u lihej në gojë bujarisht personazheve negative, kryesisht priftërinjve, të cilët paraqiteshin gjithmonë imoralë, antishqiptarë, të ligj dhe, pse jo, edhe të shëmtuar. Ndërsa “Ligori” apo “Stavri” ishin zakonisht sekretari i Partisë apo komandanti i kufirit që luftonin të keqen. Për ta bërë më të theksuar diferencën kompleksuese, Partia e “Punës” dërgonte grupe grash nga Smokthina, Bënça, Progonati, Çorrushi, Krutja etj. për të “emancipuar” gratë e Shkodrës, Lezhës, Krujës, për t’i “mësuar” të gatuanin, të mbanin “pastërti”, të qëndisnin. I mësonin si të bëheshin edhe revolucionare të “mbara”, duke nënkuptuar që civilizimi vjen nga Jugu dhe prapambetja gjendej në Veri. Veriorët, që lejoheshim për të jetuar në Tiranë, numëroheshin me gishta, ndonëse Tirana në mënyrë sistematike për 46 vjet furnizohej me popullsi besnike nga Jugu i Shqipërisë dhe tiranasit autoktonë as mund të ankoheshin, por duhej të duronin edhe thumbat. Një veriori i duhej një përpjekje apo fuqi imponimi disafishe për të arritur diçka në profesionin e tij në Tiranë. Administrata, në masën e saj më të madhe, kompozohej me prurje nga Jugu. Komunizmi ia doli të ndërtonte një diferencë dhe një marrëdhënie mosbesimi në raportet ideologjike ndërmjet Jugut dhe Veriut. Ligjërimi i mediave në diktaturë, duke qenë totalisht i kontrolluar, në sipërfaqe përpiqej të përdorte një gjuhë të kamufluar në dukje korrekte, e cila në thelbin e saj stimulonte denigrimin e veriores, sepse detraktonte të gjitha vlerat referenciale që ndër shekuj vinin nga Veriu. Rezervati njerëzor kryesor për të peshkuar armiqtë ishte kryesisht në Veri, burgjet e tmerrshme gjithashtu. Pas rënies së diktaturës, në kushtet e lirisë së shprehjes, shohim një rilindje të termit “malok”. “Elitat” postkomuniste, të lidhura ngushtë me diktaturën, në kërkim të riciklimit politik dhe kulturor, janë gjeneratori i këtij nocioni dhe aspak populli i Jugut të vendit, i cili nuk shquhet për kurrfarë ksenofobie. Shprehje të tilla me karakter social, si “maloku”, “na mbytën malokët”, “çeçenët”, ose të tjera të tipit “shiko se unë kam respekt për veriorët”, “jo të gjithë veriorët janë njësoj”, “ti je ndryshe”, “të vinin në Tiranë, por në mënyrë të kontrolluar apo të përzgjedhur”, duke nënkuptuar një superioritet qytetërimor, ndihen rëndom në Parlament, gazeta, TV, kafene dhe rrugë. Ndonëse veriorët në Tiranë kanë ardhur me paratë e tyre, duke blerë shtëpi apo toka, dhe askujt nuk i kanë marrë vilën apo shtëpinë si në 1945-n, duke futur edhe dhitë në to, prapë duket se kjo gjë i shqetëson disa. Gjithashtu, edhe pas ’90-s ndihej rezistenca kulturore shumë e fortë në emër të zgjedhjeve kulturore të së shkuarës, kur tentohej rehabilitimi i Fishtës, botimi dhe studimi i Koliqit, Harapit, Shantojës, Zadesë, Zorbës, Camajt, Pipës etj. Një kastë e kohës së diktaturës, aktive në denigrimin e tyre, e gjithashtu aktive në periudhën postkomuniste me parulla të tipit “ndonjë gjë që kanë me vlerë mund të botohet” ose “mund të jetë bërë ndonjë gabim i vogël”, kërkonin legjitimim për veprimet e tyre, por shprehin edhe frikën e ballafaqimit dhe të ekspozimit si “gjenocidistë” në kulturë. Në thelb, gjithçka lidhej me ndryshimin politik dhe lidershipin politik, me terrenin e humbur dhe dëshirën për ta rifituar. Nocioni “malok” shprehte gjendjen emocionale të trashëguar nga komunizmi në kushtet e lirisë së shtypit, si një strategji komunikimi për të ndikuar politikisht në zonat më urbane të vendit. Në vitin 1997 thyerja mori nota dramatike me stimulime politike të tipit “po vijnë malokët” “po na pushtojnë çeçenët”. Deri aty mbërrihej, sa ndonjë politikan hidhte në tryezat e gazetarëve propozime të tipit “malokët duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”.Një program aktual mjaft popullor humori zgjedh emra të tillë si “Gjin”, “Kolë”, “Pashuk” etj., për të nxitur të qeshurat e publikut të tij, si dhe përdor dendur termin “malok”, duke u shfaqur si zëdhënës të një “realiteti shqetësues”.E thjeshtë! Humoristët, si dhe ajo pjesë e publikut, e marrin klishenë të mirëqenë nga e kaluara. Kështu duket sikur kinse i ekspozojnë shoqërisë një problem të madh, “fenomenin e malokëve” si anakronikë, të rrezikshëm për emancipimin, progresin dhe vetë demokracinë. Ky mentalitet bartet edhe sot në funksion të politikës dhe ushqehet prej saj. Krahinorizmi në politikë dhe në shtet ngjall paragjykime, komplekse e ndasi të pashërueshme, dhe është primitivizëm atavik. Një gjë është e sigurt që sot nocioni “malok” ka prapavijë ideologjike dhe kushdo që e përdor e identifikon përdoruesin si nostalgjik të diktaturës, si përçarës, si antikosovar dhe natyrisht jo “misionar” i civilizimit. Male dhe malësorë Shqipëria ka pasur dhe ka shumë. E vërteta është se të tillë, në kuptimin e mirëfilltë, ka më shumë Jugu i vendit, për shkak të vetë gjeografisë, e cila e ka bekuar Jugun me një reliev të mrekullueshëm malor dhe me banorë që po aq mrekullisht janë përshtatur me jetën në male. Male dhe malësorë ka po ashtu edhe Veriu i Shqipërisë. Ndërsa “malokët” janë krijesa të një shtrese impotente sociale, e cila në pamundësi për të kuptuar dhe për të pranuar energjinë e jashtëzakonshme kulturore, ekonomike, politike dhe patriotike, që ka buruar dhe buron nga malet e Shqipërisë dhe qytetet e tij, është përpjekur për denigrimin e saj përmes etiketimit dhe përbuzjes. Në qoftë së në rrethana të caktuara historike kjo përbuzje ka rezonuar me interesat antishqiptare dhe ka gjetur mbështetje prej tyre, tash duket se historia e ka bërë punën e saj të mrekullueshme: Malësorët e Veriut dhe të Jugut janë prezentë dhe përballë tyre, stereotipi mjeran i “malokëve”, bashkë me autorët e tij, duket se nuk ka se ku të struket më.
http://www.panorama.com.al/2012/04/02/nocioni-%E2%80%9Cmalok%E2%80%9D-ne-tri-kohe/
KOMENTE
Pikllima
3 Prill, 2012 – 18:49
AGRON MARKGJEKAJ GABON RENDE ME KET SHRIM “NACIONI MALOK”
Lexova me vemendje artikullin ne Gazeten Panorama me tiull. Nacioni”Malok” ne tri kohe.
Te them te drejtem u shqetsova shume qe ku autor ne do lloi rethanash nje gje te till nuk duhet ta bente. E themi kete pasi prosupozohet se hyrja ne demokraci nuk ndan rajone pore afron rajone madje jo vetem qe nuk munde te pranohen etiketime te tilla pore ase qe munde te hidhen ne opinoin ne ket menyre qe ben Gjekmarka.
Autori me sa di une ka pak njohje per termin Maloke ndersa me shume ke nje mllef lidhum me ket se sa eshte cenuar dinjiteti i zones veriore.
Keto reagime te pakte ne dy kohe vijn si rezultat i mungeses dhe pa aftesis qeverisese kur populli i irrituar nga gjendja e veshtire ekonomike madje edhe munde te shprehet per Zogun apo per Sali Berishen me emrin Malok.” Pore Malok nuk ka vetem ne veri pore edhe ne Juge e kudo. Le te sqarojme pak lidhur me keto nacion nga vjen..
a). Fjala Malok nuk eshte e vertet qe u perdore vetem ne tre kohe dmth.Te zogut, te Enverit dhe tani te Saliut Jo fjala Malok eshte shume e hershme madje kete na jep te qarte Milan Shuflan ne Librin “Serbet dhe shqiptaret.” Ai ne ket liber shkruan. Ne krahinen pjellore te Ulqinit te rrethuar me popullat shqiptare ne shekullin e XV dhe XVI paraqitet fisi Serbe i Mekojaviece floke gjate. Ne Ulqin shqiptare dhe nga fqinjet ky fis u quajt pamal`ok (malok)
Milan Shuflan fq 19.
b.)Arsye tjeter qe autori nuk e njef historin e vet eshte edhe fakti qe historikishte shqiperi analizohet ne tre pjese.
– Shqiperia Veneciane.
– Shqiperia Timariote.
-dhe shqiperia autonome. Me sa duket autori vjen me origjin nga shqiperia autonome ku historikishte vetem ne kohen e Enveri i eshte nenshtruar ligjit nderdsa ne korat e tjer ata kan vepruar siq kan dashur kur ka dashur kane vrare , kur kane dashur kane grebitur , kur kan dashur edhe kuvenduar. Pra menyra se si i trajton problemet autori Gjekmarkaj rrejth pikrishte nga keto treva te pa komanduar pothuajse ne histori.
Tani le te ndalemi tek akti me reaksionar dhe me antishqiptar qe autori i ben keti nacioni.
1.Autori thote: Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre.
Rrënjët e saj emotive janë të hershme dhe kanë origjinë politike.
1. 1. Autor gabon se ne Tiran nuk kane ardhur vetem Veriore pore kane ardhur edhe Jugore madje nga malesi shume te theyera pore autori kerkon nepermes ketij nacioni te fshahe ato akte vandaliste qe nje pjese e kety qofet edhe veriore te veshur nga Salu me pushte torturuan qytetaret e Tirane dhe ne mbar shqiperi.Keshtu ne Vlore ata nuk u ngriten vetem kunder firmave piramidale pore edhe kunder sjelljeve te rendomta te disa policve verior te cilet u mungonte kultura per te qeverisur. Rrenjet e kesaj shprehje une ja tregove me larte dhe jo keto qe thot ai.
2.Autori thote: Me konsolidimin e pushtetit dhe shpalljen e Mbretërisë, Zogu do të qeveriste me të besuarit e tij, njerëz me temperament, si Tafe Kaziu, Osman Gazepi në rrethet e Jugut apo Lalë Krosi në Tiranë, të cilët do të akumulonin një lloj pakënaqësie që shfryhej me sharjet nën zë: “malokët”.
2.2. Vet Zogu duke qen i pa afte per te administruar shtetin shqiptar krijon nje nepotizem injorante ne qeveri e cila rriti paknaqesin dhe kjo shprehje Malok e huazuar nga Serbet zuri vende edhe ne opinion pore kjo vjen nga anadallkaizmi Zogiste. Pasi Maloke ka edhe ne Skrapare edhe ne Lungjeri e plote vende te tjera. Pra autori me shume kerkon te justifikoj paaftesin qeverisese te Zogut se sa te ndarja qe kerkon ta paraqes ate.
Veq kesaj Autori te mos harropj edhe dy rrebelim te shqiperis autonome kunder Jugut te shqiperis ate te Xhafer Deves e te Rexhep Mitrovices dhe ate te Sali Berishe ne vitikn 1997.
3.Autori thote: Gjuha e propagandës konsideronte kryesisht Jugun përparimtar dhe Veriun reaksionar, të lidhur me “mbeturinat” e regjimit të vjetër, me klerin dhe kanunin. Sa për ilustrim, lexuesi mund të lexojë komentet në media të njëfarë “profesoreje” në Universitetin e Tiranës, e cila edhe sot pohon pa asnjë hezitim dhe pa márre se Jugu “përparimtar” dhe “fitimtar” kishte të drejtën e vendosjes edhe të standardit gjuhësor!!!
3.3. Ketu tek gjuha Gjekmarkajt i rreh me shume. Thenja e ketij fare profesori nuk eshte e sakte kur eshte fjala per standartin e gjuhes te kongresit te drejtshkrimit te viti 1972. Jo kjo nuk eshte e vertet. Standarti I gjuhes eshte arritja me e madhe ne historin e kombit shqiptar. Gjekmarkajt atori i shqiperi autonome nuk i pelqejn standarte, standart ky qe qe nga viti 1972 e deri me sot me mijra me miliona femij shqiptar u mesuan, me mijra kuadro u kualifikuan me mijra studen ne mbar boten qe studion gjuhen standarte shqipe kan mbaruar dhe kjo eshte nje arritje e pa krahasueshme. NE SE SISTEMI I KALUAR NA LA PASURI KJO ESHTE PASURIA ME E MADHE QE KRIO KUSHTE PER BASHKIMIN KOMBETAR. Pikrish Gjekmarkat nuk i peqen ky bashki madje fjalen Jug e veri e perdor po me aqe djallezi saqe eshte i djallzuar edhe vet bashke me Saliu.
Sa i perket Jugut pore jo vetem jugut pore edhe shqiperia e timarit eshte me e civilizuar se shqiperia autonome. Futeni studimit dhe shifni sa vrasje kemi nga keto trev autonome qe kurre nuk e njojten ligjin e bile ase edhe kanunin.
KUADROT SHKENCTARET GJUHTARET AKADEMIKET E VERTET DUHET TE BEHEN BLLOK KUNDER PRISHJES SE DREJTSHKRIMI TON KOMBETAR. Nuk duhet lejuar qe nga te shkoj kryeministri te shkoj edhe edhe drejtshkrimi dhe aqe me tep dygjuhesia eshte teper e demshme per kombin shqiptar. Faik konica qe ne kohen e vet thoshte Ka ardhur koha per nje gjuhe kombetare ndrysh nuk munde te kuptohet nje permetar me nje Pejane. Ja kjo u arrti perse ta prishim????.
4. Autori thote: Vetë gjuha e ndaluar, dialekti geg, u lihej në gojë bujarisht personazheve negative, kryesisht priftërinjve, të cilët paraqiteshin gjithmonë imoralë, antishqiptarë, të ligj dhe, pse jo, edhe të shëmtuar.
4.4. Gjuha Geg nuk u ndalua pore ajo vazhdon rrogen e saj te transformimit ne kushtet e reja ashtu sikur edhe gjuha e Jugut. Korrcaret lopates i thone kasicke, Verioret lopates i thon kaci ndersa letrarja lopate. Pra nuk ka ndonje cope te madh qe ju hoq Veriu dhe ju la Jugut. Jo aty punuan kenctar te mbar kombit dhe jo vetem Jugoret. Ndersa kur eshte fjala per prifterijt autori Markgjekaj Gabon rende . Prifterijt ne te verte jan treguar injorante dhe shume te keqij jo vetem te veirut pore edhe te Jugué. Po te shikojsh filmin mesopjtorja shofim protretin negativ te priftit i cil helmos autores e gjuhes shqiper. Para ketu autor gabon rende.
Sistema komuniste e kishte te ndaluar dallimet raciste madje ai te denonte po ta perdoresh nje fjale te mill ka pl,ote ushtar qe jane izoluar si Denia kur ken perdorur nje shprehje te tille.
Makrkgjekaj qellimishte ketu i hjedh benzin zjarrit.
Sistema Komuniste pati te metat e vet pore kur eshte fjal per zhdukjen e analfabetizmi ai dergoi me qindra kuadro ne veri pasi verioret dhe kryesisht te shqiperis autonome nuk pranonin qe femijt e tyre te shkolloheshin.Filmi komisar i drites eshte nje documentar i vertet.
Edhe sote flaja malok esht e verte qe perdoret por jo vetem kunder veriorve po te kemi parasyshe zanafillen qe na jep Shuflaj ne ket liber. Berisha me paaftesin e vet me nepotizmin e vet me korrupsiaoni dhe vandalizmin ne shkatrrimin e te gjithve ne shqiperi deri edhe vlera kulturore ka ngjallur nje urrejtj mjafte te madhe ne poull autor Agran Markgjekaj kerkon te mbuloj diellin me shoshe me keto brockulla te cilat ua ben qejfin vetem qarqeve me antishqiptare me kete shkrim.!.
Pellumb Lamaj
2 Prill, 2012 – 18:53
Kur ishim ne burgun e Spacit Mirdite,kishte raste qe jo vetem policet,por edhe te liret inxhinjier,teknike,fugino merrnin pjese ne rrahjen e te burgosurve nga jugu qe nuk benin normen..harroje pastaj komisar kriminelin Pjeter Cara qe ishte simboli i terrorit te kuq….por ne asnjehere nuk beme ndarje krahinore por i quajtem sllavokomunist ,antishqiptar,hijena te kuqe…..Shtepia e Nenes time ne Lepenice u dogj e u renua pasi i vrane xhaxhxain e hodhen valle mbi varin e tije nga Komisar brigade Tuk Jakova dhe ne asnjeher nuk thame maloku por i shituri sllavokomunisr i sebise…Kur ne ne jug vriteshim kundra mortajes se sllavokomuniste,te paret e tu hanin qofte dhe ferkonin barkun si vriteshin tosket dhe kur Mithat Frasheri ju kerkoi ndihme kundra komunizmit,te paret e tu i thoshin se eshte lufte midis juve toskeve….dhe kur komunistet (Gjin Marku) me shoke erdhen ne shtepite tuaja,e kuptuat qe kjo murtaje nuk ishte krahinore….Sistemit barbar sllavokomunist i sherbyen me zell nga c’do krahine ashtu sikunder edhe ne vendet e qyteteruara perendimore ku shkeli cizmja ruse perfshi ketu Gjermanine ku oficeri dhe ushtari komunist gjermano lindor ,vriste ne Murin e turpit Berlinit vellain e vet,por asnjehere gjermani nuk beri ndarje krahinore dhe fal ketij ideali ata u bashkuan….prandaj do te ishte mire ne keto momente historike qe po kalojme si komb ,ta nisemi nga anet e mira qe na bashkojne dhe jo nga ato qe na ndajne se nuk eshte hera e pare qe autori i leshohet alibive qe nuk i sherbejne Bashkimit Kombetar…..
Lleshi
2 Prill, 2012 – 16:55
Ajo qe shkruan zoti Gjekmarkaj eshte nje fenomen tipik shqiptar qe eshte i perhapur pothuajse ne te gjithe Shqiperine dhe ka rrenje shume me te thella se sa koha e Zogut. Pergjithsisht eshte me natyre rurale. Keshtu ne zonen e Lezhes, psh, per gratë zadrimore nuk thuhet “zadrimoret”por “zadrivilet” qe nenkupton se jane qejflie apo maraklije; per Pllanoret nuk thuhet “planorë” por “pllanez” qe nenkupton se jane te paqendrueshem, pra qe bejne kinezerira etj. Po keshtu per myzeqaret , qe me demek nuk jane trima e te forte, nuk perdoret emertimi “lalë” por “laluc” e keshtu me radhë.
Por, termi “malok” qe ne fakt nenkupton nje malesor te pa gllendur, te vrazhdë e te paperpunuar,ashtu siç emertohet “mallok” një gur i pa gllendur,me forme te çrregullt e i pa lëmuar terheq me shume vemendjen pasi identifikohet me pushtetin. Kjo sepse “prijesit” gegë apo toskë kur kanë ardhur ne pushtet jane sjellur “si te krahines se vet”, çka flet per natyren klanore e krahinore te “udheheqesve tane historik”.
Duhet nje baraz peshe ne trajtimin e termave te tillë,por duhet te gjejme dhe rrenjet e ketyre fenomeneve dhe pike se pari duhet qe ne pushtet “udheheqesit “ tane te mos jene shkaku i rigjallerimit te etiketiimeve te tilla.
by the way
A Pashrtriku, Britani e Madhe
2 Prill, 2012 – 15:22
Shkrim i shkelqyer i Z. Gjekemarkaj.
Ka guxuar te flase per nje fenomen qe eshte prezent dhe i pranishem ne jeten sociale te shoqerise shqiptare. Personalisht do te doja qe kjo te vinte nga nje personalitet i spikatur nga Jugu i Shqiperise qe te shmangte keqkuptimet qe nga shtresat me mangesi kulturore jane te pritshme.
Personalisht e mbeshtes autorin ne disa argumente te tijat mendoj se pervec klaneve politike ekstremisht te majta dhe pa droje e them antikombetare kjo dukuri eshte shfrytezuar dhe ushqyer ne menyre te kamufluar edhe nga qarqet dhe sherbimet e huaja qe nuk lene vrime dhe lak pa shfrytezuar qe te krijojne apo thellojne ndasite krahinore apo kulturore te shqiptareve.
Per ta mbeshtetur kete ju sjell ne vemendje epitetet qe jane perdorur dhe sot e kesaj dite qarkullojne rreth komunitetit Cam, si “cam i pabese” etj etj. Kjo nuk eshte e rastesishme dhe ka nje prapavije te miremenduar antishqiptare dhe nuk nuk do shume mend ta vleresosh se nga e ka burimin.
E kam pak te veshtire te gjykoj pas 15 vjetesh qe kam lene Shqiperine por para 97es ne Tirane e ka patur shume here me te lehte nje kinez te beje karriere se sa nje verior.
Ne Shqiperi nje vend kaq i vogel dhe me ndryshime dialektore shume here me te vogla se shumica e vendeve te pakten qe i njoh mire si Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe ndasite jane akoma problematike.
Disa studio televizive lejojne disa analiste si Fatos Lubonja apo edhe Max Velo qe ne menyre te kamufluar apo te drejteperdrejte te bejne komente mjaft denigruese dhe fyese per te mos thene troc raciste ndaj krahinave te caktuara shqiptare brenda apo jashte Shqiperise
Per hir te se vertetes media e koheve te sotme dhe levizjet e popullsise qofte permanente apo kalimtare pervec rasteve te vecanta sic eshte “Portokallia” e kane zbutur pak kete atmosfere mbytese por fenomeni akoma ekziston.
Te trajtosh fenominin nuk do te thote aspak te cosh uje ne mullirin e Sali Berishes por do te thote te njohesh veset e shoqerise ne te cilen jeton, dhe te vetekorrigjohesh ne funksion te nje zhvillimi te shendetshem qe ne fund te fundit i sherben zhvillimit te kombit.
Nese une nuk e pelqej Sali Berishen, kjo nuk ak te beje me dialektin apo origjinen e tij por per politikat antishqiptare qe ka ndjekur sic eshte vasaliteti deri ne mjerim ndaj Greqise dhe Serbise, per ligjin kombeshkaterrues 7501 qe ju fal pronat shqiptare te huajve, per mosdenimin diktatures ne menyre instuticionale dhe qendrimin absurd ndaj shtreses se te perndjekurve te mirefillte politike qe i ka lene ne mjerim te plote dhe paradoksalisht partia qe i ka persekutuar po ju afron me shume se partia te cilen ata e pane se shprese.
Agron Gjekemarkaj nuk po na thote asgje te re qe ne nuk e dinim por po guxon te trajtoje nje fenomen qe eshte perdite i pranishem ne ambjentet ku punojme, jetojme. Dhe kjo meriton debat te shendoshe dhe diskutim te shendoshe.
Edhe njehere pergezimet e mia per autorin.
Liljana
21 Dhjetor, 2012 – 11:53
Te pershendes Z. Gjekmarkaj,
Te pergezoj dhe per shkrimin, i cili, nuk duhet te merret si nje ndarje territoriale por si nje bashkim me i forte mes viseve te shqiperise, informacion kulturor dhe historic, per te dite se nga vijme, kush jemi, cfare kishim dhe cfare kemi, si po i ruajme dhe po i japim jete kultures tone, duke filluar me historine arkitekturen doke dhe zakonet qe na karektirizojne, si dhe me shume kuptim, histroine e emrave te ketyre krahinave, dhe pse jo per te gershetuar te gjitha per te krijuar ne vijimeri ose nje ecuri mbi ato themele per ti lulezuar ato sa me shume. Kjo qe Z. Gjekmarkaj ka shkruar, mbase nga shume komentues pro, apo kunder ketij shkrimi nuk e kane analizuar, dhe nuk e kane kuptuar mbase thelbin e ketij shkrimi. Nuk shikoj nje kuptim ndarje territoriale nese ky zoteri paska permend ne shkrimin e tij shume e shume emra dhe figura te ketyre viseve, qe qene shume per shqiperine. Qe me dijen e tyre, por pse jo dhe me trimerine, pastertine te cilen e kane marre ne klimen ku jane rrite dhe shkolluar perfaqesojne te ashtuquajturit MALOKE. Ky shkrim i shkruar nga ky zoteri i nderuar dhe kontribues per vendin nga vjen, kontribues per ju qe ju ven ne dije dhe ju servire me nje minihistorik, kuptimin ne thelb te fjales MALOK, pasardhes i i gjithe ketyre figurave qe kontribuan per vendin e tyre nder breza, me mund, e disa prej tyre per mbijetesen e shqiperise njohjen e saj. Te gjithe te quajtur Maloke qe jane te ardhur nga vendi i shqiponjave dhe e kane perfaqesuar shqiperine e mbrojte me shkrime me trimerine e tyre dhe deri me jeten e tyre me gjitha peripecite dhe sundimet e ndryshme qe kane kaluar.
Ky shkrim, besoj se duhet te jete nje leksion per gjithe ata, te cilet nuk njohin format e kuptimet e fjales, por e marrin vetem ne kuptimin e pare. Ne kuptimin e pare, te cilin kete kuptim ja kane dhene vete ndoshta nga injoranca e mungeses se njohjes me historine e vendeve te ndryshme te shqiperise.
Ky shkrim duhet te merret si nje shkrim edukues per ata qe quajne veten te qyteteruar.
Nje njeri I qyteteruar eshte ai qe respekton veten, respekton familjen , shoqerine, dhe shikon prapa per te lulezuar te ardhmen. Dhe nje nderta ta eshte dhe Z. Agron Gjekmarkaj e pergezoj per kete shkrim, qe besoj se e ka nxitur kuptimi I shtreber nga disa, I fjales MALOK



Leave a Reply