Naten kur flija, me tha shpirti:”Pi!
Ne gjume e ne varr s’ka lumturi;
Ngrehu! Sa rron, zbraz kupa dhe puth Cupa;
Ke shekuj qe te flesh ne qetesi.”
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ne enderr, kur agimi zbardhellonte,
Nje ze nga taverna po gjemonte:
“Cohuni, djem, e vere sillnani,
Se fati na e thau lengun sonte.”
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Dhe posa ne taverne kendoi gjeli,
Besniket jashte thirren:”Portat celi!
E shkurter eshte jeta, ja, u plakem
Dhe mbeti si kofini pas te vjeli.”
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
A e dini perse kendesi po kendon
Menate dhe nga gjumi po te zgjon?
Qe shkoi nje dite po te lajmeron,
Dhe ti, shkujdesur, fle dhe enderron
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
U gdhi! Me vere zemren zbardhelloj
Perdhe cdo fe te nates derrmoj:
Ne djall parajsen perjete dergoj,
Gershetin me llaut’e lavderoj.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Kur diellin, me zjarr kurorezuar,
E pret nga pas natyra faqeshkruar.
Shoqen me mall e shoh n’gjume shtruar
Dhe foshnjen buzeqeshur me te zgjuar
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ja kup e qiellit skuqet prej agimit,
Bilbili nisi kengen e defrimit
Me trendafilin: Eja, faqepjeshke,
Natyra qesh; nem qelqin e rubinit.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Zgjohu! Mengjesi me shigjet’e grisi
Perden e nates, yjt’i arratisi,
Dhe dielli gjahtar me rreze stisi
Malet, pallatet e maje cdo lisi.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
O engjell faqedrite, ja u gdhi,
Shtir Vere dhe kendo me embelsi
Xhamsidi e Khosroj ne lulezim,
Si dimerojne sot ne varferi.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ja, Mars’i ri deshirat na valon,
Cdo shpirt i mencur ne Germadhe shkon,
Kur dor’ e Moisiut zbardh degen ton’
Dhe frym’ e Krishtit token gjelberon.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Mbi lule po pikojne vese rete,
Dhe me nje ze qiellor, bilbil’i shkrete:
Ah, vere! Vere! Trendafilit o vere!
I lyp t’i skuq faqezen e zbehte.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Bilbili neper kopshtet ne pranvere
Sheh Lilin kup’e TRendafilin vere
“Puthuni dhe pihuni!- i flet,
S’e gjeni kete dite tjeter here”.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kroje e brohori:
Nga dimri ferr pranvera qiell na ndriti,
Gezo mbi dhe parajsen me hyri.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Qesh trendafili e thote:”Lulezoj
Dhe botes bukurine po ia shtoj:
Pastaj e hap kuleten e mendafshte
Dhe permbi kopsht thesarin po e shtroj.”
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
“Jam, thote, lulja e Jozefit te ri
T’Egiptes, xhevahir, zemerflori:
Ja dhe rrob’n e kuqe gjak, e core ti
Prej vellezerve dhe gruas Petefri”.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Tufani kopeshtin kur ma shkaterron
Dhe rrot’e fatit shpresat m’i derrmon,
Peshtillem si burbuq’i trendafilit,
Po zemra perbrenda gjak me pikon.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
U dogja dhe u pervelova: Vere!
Nga vrer’i loteve u shova: Vere!
Nje qelq rubin, dhe Llauten e Dashur!
Dhe nga ky zjarr shpetova: Vere!
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Me ver’e vajza, me llaut’ e valle,
Me fyell e me kenge po s’u cmalle,
Jeta s’vlen hic: se pa keto nuk eshte
Vec peme helmi, pus e tym verdalle.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Nga njera dore trendafil e grua,
Nga dora tjeter patsha rrush e krua:
“Zoti-po thon’- i ardhte keq per mua!”
Po as ma fal pendimin e as ia dua.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Nje engjell me terhiqte ne xhami,
Nje djall po me zvarriste ne dolli;
Po ver’e kuqe fitoi dashuri:
Gershet ketej- edhe andej hardhi.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ne prehrin e hyrise kur gezohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungaten shpirtrrembyese,
Persiper jetes, vdekjes lartesohesh.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Te shpell e veres kemi hedhur endjen,
Dehemi, puthemi per te mbledhur mendjen:
C’pyet? Gjykim e tru nuk gjenden,
Se vajzat na e kane vjedhur trembjen.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
“Pse s’pi me pak?” me thone njerezia,
“Per c’arsye s’ka kufi Dollia?”
NJe: Faq e vajzes;de: rubin’i veres,
Ndrijne si kristal nga qartesia.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Drit’e kungates vlen cdo mbreteri
N’Evrope, n’Afrike dhe ne Azi:
Renkim’i vajzes mallengjet me rende
Se cdo shamat e turmes ne xhami.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Fito nje zemer, puthe dhe rrembeje,
Dhe adhuroje si altar prej feje:
Njeqind Qabera sa nje zemer s’vlejne;
Zemer kerko, hashi, jo Gur Qabeje.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Si mjer’ ay qe dashuri s’ka ndjere
Dhe zemra s’i ka ndritur ne pranvere:
Pa ver’e dashuri cdo dit’ e mjere
Prej meje s’numerohet asnjehere.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
S’ka hir apo deshtim ne dashuri,
Per ferr e per parajse s’ka merzi,
As per pallate, kasolle e shpelleri
As per mendafsh e rrecka a stoli.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Kjo zenr’e marr’e mbytur ne mjerime
Pa prere vuan e leshon renkime:
Kur me dha Zoti vere dashurie,
Ma mbushi kupen gjak prej zemres sime.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
E prisja! Si rrufeja me tronditi!
E dashura me shkoi, me neveriti:
S’e cmoja kur e kisha… Ah! c’ma priti!
Nga parajsa ne ferr me verviti.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Renkoj e psheretij, se s’te kam me prane,
M’u corr zemra, vuajtjet mend s’me lane,
Askujt s’ia qaj dot hallin, djall’o pune:
Vrermjalt’ e flakevrer’ e qiellburg!
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Nga hidherim’i ndarjes jam perpire,
Sa e sa here zemra m’eshte grire;
Ty naten te kujtoj e psheretij,
Nga malli digjem, si qiri kam shkrire.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Kur s’dhemb e s’shemb nuk eshte dashuri,
Pa ferr s’gjen dot parajse dhe hyri:
Me nat’ e dite zjarrin ke ne gji
Sot ndrit me gas e neser ndez me zi.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Te rrug’ e trendafilit plot me gjemba
Pikova gjak, u cpova e u shemba:
Pa plag’ e cpuarje s’qepet mendja
Ne floket e se dashures u gjenda.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Zemren me sy e dashura ma ndez,
Zemraqiri me plagen rron e vdes:
TE plag’ e bukur zemerflutur mbes,
Kurban i teri digjem pa kujdes.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Me syrin bukuri driteshpall,
Ne zemren dashuri e zjarr me fal:
Ti s’me ve re aspak a me tall,
Kur une psheretij per ty me mall.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Zefire, fryre, syri im te pa,
Nga gjoksi zemra m’iku dhe me la
Dhe duke fluturuar pas te ra:
Shtepizen sot ne gjoksin tend e ka.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Selvia qe me beri skllav e mbret
Tani me nisi prape muhabet;
Me qesh me buz’ e sy, si shpirt i shkret’
“Beje te miren dhe hidhe ne det”.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
E dashura shkelqeu, me verboi
Zemra me fliste, gjuha me pushoi:
Kush pa me sy torture kesisoj?
Nga etja u dogja, u shova mu te kroi.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Kush ne germadhen te ka prure, kush?
Kush te ka shfaqur natenmire, kush?
Kush te ka fryre te me ndezesh furre
Nga dashuria te semure, kush?
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ne kete dhe pa prehje, pa pushim
Jam lodhur me kerkim e udhtim:
Te bukur qiparis si ti s’kam pare,
S’te kapercen as hena ne shkelqim.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
O ti, dhe m’e zgjedhura selvi,
M’e shtrenjte je se shpirt’e syt’ e mi:
M’e tecmuar se jeta s’ka, ai,
M’e cmuar njeqind here me je ti!
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Si ne mengjes burbuq’ e vesuar
Me rrezet buzeqesh e ngushelluar,
Me ndrit me gas fytyra e perlotuar
Kur zemren ti ma ngroh me syt’ e shkruar.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Ti, qe me faqe rrushn’ e kapercen
Dhe qe me ze bilbilin e genjen,
Mretit t’Babilones syria ia gjen
Dhe mbreteresh’ e kulla ia rremben.
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Per ty bej be dhe hedh ne det dhe nderin;
Ne shkelsha fjalen, shkelmin nem dhe vrerin:
Ne mos mjaftofte jeta ime me tmerrin,
Laj borxhin ne te Fundmin Gjyq me Ferrin.


Leave a Reply