Te them te drejten e dashuroja shume ate vajze,kaqe e
dashuroja sa cdo nate me te flija edhe ne ender. Ishte mosha, ndoshta
e adoleshences, dhe enderat e jetes ishin te embla,aqe te embla sa
lumturohesha me to.
Zana,ishte tamam si nje Zane,une isha shtatembedhjete dhe
Zana ishte me pak se pesemedhjete vjece.
Kishte nje fytyre engjellore,nje trup te mrekullueshem,syte
ne blu te thelle te thelle…si deti,ndryshe nga vajzat e tjera te
fshatit qe i kishin syte e blujte por lariqe…Zana,kishte nje vecanti
nga te gjitha,ne fytyre, tek floket, ne trup,kembet,gjoksin
vithet,sjelljen, cdo gje te stolisur,apo mos ishte e zgjuar
inteligjente e shkelqyer ne mesime, nazemadhe,faqe kuqe,sa mua me
terbonte fare,aqe me terbonte sa shpesh me thonte mendja te beja
ndonje skandal me te ! Me vinte ta rrembeja ta pushtoja ta dashuroja
ta puthja…ta haja se gjalli,me cmendi,me la pa fjetur,ndalova lodrat
e rinise,me hutoi,me budallepsi meraku per te.Kishte momente qe donja
ti jepja fund jetes…sikur edhe ne det te mbytesha nuk do me vinte keq…
Zana,me dilte parasysh ne cdo cast..!
Gjithmone mendoja se Zana mendonte ato qe mendoja edhe une
per te,kisha nje parandjenje se te njejten gje bluante edhe ajo ne
mendje dhe ne shpirt te saj…nuk e kuptoja, por cdo dite bindesha se
kisha rene ne dashuri me te…!
Fanatizmi i kohes ne adoleshencen time ishte nje tmer i
vertete,ndrydhje e frenim ndjenjash te papara,sa me thene te drejten
mund te pesoje nje atak ne zemer,megjithe moshen e re…! Frika e
prindeve,si te mite edhe te saj, frika e pushtetit, e policise
sigurimit,ligjet e diktatures,nuk te linin te beje gek.
Shpesh,shpertheja si nje vullkan nga nje zjarrmi e brendeshme…
me skuqeshin faqet,zemra me rrihte fort, me meresh mendja,ndjeja
plogeshti,nga ndonjehere me pelqente vetmija…mbyllesha ne dhomen e
studimit per te lexuar…dhe me libra ne duar enderoja…me dukej sikur
Zanen e kisha para dhe me doren e saj me lemonte floket duke me thene
qetsohu…qetsohu…mos vuaj…edhe une si ti vuaj…por ja c’ti besh…ashtu
erdhi jeta…nuk na lene…! Portreti i saj me bashkeshoqeronte kudo…cdo
minute !
Zgjuhesha nga endra dhe syte me mbusheshin me lot.!
Ate vit sa isha kthyer nga Tirana,ku ndiqja shkollen e mesme
ne Politeknikumin Mjeksor,vitin e humba vetem e vetem nga dashuria qe
pata lene mbrapa…keshtu me pelqen te them,por dashuria duhet te ishte
e ndersjellte,une mendoja se edhe ajo te njejten gje mendonte per mua…
Zana,ishte ne fshat,dhe po pregatitej per shkollen e mesme…?
Ku do te ikte dhe ku do te studjonte valle ?
Meraku per te me lodhi,aqe shume sa kur prindet me kerkonin
llogari pse kisha deshtuar ne shkolle…une, jo vetem qe nuk kisha
kurajo t’u pergjigjesha por i shikoja me urrejtje ata,dhe vetem qaja…
qaja me ngasherime,i malluar,dhe i dermuar…nuk kisha pushim, vetem
qaja..! Jo pse lashe dhe braktisa shkollen,mbasi nuk e konceptoja
akoma ahere, rendesine e saj…,por pse nuk pata mundesi te lidhesha me
Zanen,une as i pata propozuar,as e pata ngacmuar,as e kisha bezdisur
ndonjehere,sic beja edhe me ndonje vajze tjater…vetem dija qe shpirti
im vuante per te,dhe me thene te drejten shikoja se e lakmoja dhe e
simpatizoja tmeresisht,me ishte bere si vete jeta ime qenja e
saj,isha ngjitur sa s’thuhet . Ama,isha i bindur dhe mendoja se edhe
ajo mua me simpatizonte per te mos thene se me dashuronte. Une per
veten time e dija dhe e ndjeja se e doja marezisht.
Nuk degjoja,fare,kritikat e nenes, te babes,te cilet,humbjen
e vitit shkollor timin e quajten si vdekjen time…pata ikur nga fshati
15 vjec,pata mbaruar shkelqyer shtatevjecaren,por jeta e re, i pa
mesuar ne kryeqytet me mundoi kaqe shume sa m’u duk sikur Zanen,do ta
humbisja perjete…S’dija c’te beja, s’kisha as forca as dije…isha
mjaft i ri,pa nje gjykim per me tej…! S’lija ndeshje futbolli dhe
kinema e theater pa pare…mesimet hic !
Ardhja ne fshat,si nje nxanes qe kisha braktisur shkollen me
thene te drejten me mundonte,bashkemoshataret e mi,te cilet kishin
kryer me sukses vitin shkollor neper shkolla te ndryshme te
Republikes i shikoja me admirim,me donin i doja,por gjithmone
largohesha prej tyre,jo si i ofenduar,por nuk e kisha mendjen as tek
ata as tek shkolla e tyre…!
Nena,me thene te drejten sillej me embel me mua,ajo duke me
pare gjithmone qe qaja perpiqej te hynte ne boten time,me jepte
kurajo,me thonte e shkreta…s’ka gje humbe vitin, do shkosh perseri…ti
duhet te mesosh,ti,eshte gjynah qe me kete intelekt qe ke te
humbasish jeten dhe te ngelesh i pa shkolluar…babai eshte merzitur…
shume me ty,e per kete Ty, duhet te nderosh rruge…a mos valle gje
tjater te mundon…he te keqen nena me thuaj…c’sebep pate qe u ktheve
ngeles ? Nena,e embla nene,e mrekullueshmja nene ! C’ti
thonja ? Akoma i degjoj fjalet e saj te zemres…!
Si perfundim…babai ate vere me ndeshkon dhe me con ne pune ne
kooperative…kishte te drejte….shoket e mi vazhdonin plazhin,lodrat,
qejfet…dhe une…i ndeshkuar. Nuk protestova,ula koken…..dhe mendova se
atje ishte edhe fundi i jetes…u binda qe edhe Zanen e humba
perfundimisht, me mos vazhdimin e shkolles…forcat dhe optimizmi me
ishin mbaruar..rashe ne plogeshti dhe ne hall,ate vere isha kthyer ne
nje robot…te gjithe habiteshin,une qe s’lija dy gure bashke,ai
camaroku qe udhehiqja shoket,kudo ne det, ne lodra, ne sport …isha
kthyer ne nje hutaq…! M’u duk ajo vere e gjate….kaqe e gjate si e pa
fundme…!
Ne fund te gushtit, ,do te afishoheshin ne zyrat e pushtetit
bursat e reja per te mesme dhe per te larten…Une,e kisha bere denglen…
nje dite prej ditesh me gjithe gjendjen time shpirterore te varfer
dhe te pa shprese i pata zene rrugen Zanes,e cila sa me pa po vdiste
ne vend nga frika dhe emocionet,e kapa nga dora, i rrembeva nje
puthje urgjente,dhe i futa ne dore nje cope leter…! Ajo ne moment
ngeli e hutuar,dy pika lot JU varen ne faqe…dhe mermeriti
nxituar… “TE dua me shume se sa me do”
Iku.. !
Te dya udhet e jetes na u ndane…!
Zana,e mori te drejten e studimit per ne Tirane ne nje nga
shkollat me ne ze…,natyrisht nga bursat me te preferuara,burse shteti
pa pagese e jo si ajo imja…qe pagen e konviktit e benin prindet,te
cilet harxhuan gjakun dhe djersen e tyre…pa u a shperblyer dot kurre
une…si ahere edhe me pas…mesatarja e saj e larte, kushtet politike
shoqerore te shkelqyera,dhe me te vertete ajo, Zana, e meritonte,ajo
ishte nje YLL !
Si kisha humbur vitin shkollor,me jepej e drejta te
perserisja vitin,po ne ate shkolle,por im ate i zemeruar ne kulm,nuk
me nis me ne ate shkolle,bile ai,pati mendim te mos me niste fare se
i plasa buzen. Po te me kishte nisur serish…ndoshta, edhe udha e ime
do te ishte tjater…!
Shkolla kishte filluar qysh me 1 shatator,mua me nisen ne
shkolle me 12 shtator,por kete rradhe ne Vlore e jo me ne Tirane…!
Isha i merzitur dhe i pezmatuar,vajtja ne Vlore,me kufizonte
lidhjen me Zanen,te pakten shpresen per te… prej se ciles s’kisha as
nje njoftim,ajo as me ishte pergjegjur,por edhe nuk me pati denoncuar…
sic duket parashikimi im qendronte,edhe ajo besoj me donte mua,deri
sa nuk me pati denoncuar..bile une s’pata frike per kete se ajo vete
e shprehu fjaline e madhe qe edhe sot e kam te regjistruar ne
zemer… “Te dua me shume sec me do” Kaqe me tha kur u ndava nga ai
cast i pa perseritshem…Kurre kurre ? !
Une mbasi bera ate akt qe e ndalova ne rruge, e putha
arbitrarisht,por i dhashe edhe letren…e cila me koprometonte,pata
frike se dicka mund te ndodhte me pas…dhe per te tilla gjera une e
kisha mbushur moshen te kalbesha burgjeve…babai i saj,ishte
nje “Ivan” i tmershem…ne te gjithe krahinen..por edhe i veshur me
pozite ne pushtet e ne parti ! ! Gjithmone mendoja se ajo cope leter
do me ndiqte pas gjithe jeten…po te binte ne dore te te atit ???
Mjere une !
Nuk di se e kalova ate vit shkollor ne konviktin buze detit
ne uje te ftote,tek vilat e italianeve,as mesim nuk beja, as
studim,po nje nxanes me teper problematik dhe i pa disiplinuar se sa
i qete,ngacmoja,ironizoja,tallja, grindesha,me pak fjale ne tym
gjithcka…!
Drejtori i konviktit,mik dhe shoku i vjeter i tim eti,nje
psikolog i vertete,e shikonte me shqetesim ecurine time,njoftoi dy
tre here tim ate i cili erdhi revoltuar,per mbarevajtjen ne shkolle…
premtova se do shtrohesha,pa u thene ndonje arsye qe te me mundonte…
por me kot,nuk e kuptoja dot veten pse te me ndodhte kjo…nje gjendje
e tmereshme me mundonte,isha i ri,pse te mos ecja edhe une si shoket…
kjo pyetje me shqetesonte,dhe aty per aty ngushullohesha se Zana do
ta kishte “fajin” per kete !
E shikoja,qe s’isha kerkund,me kishte hypur deshira si te
mbahesha e te vishesha paster,bukur,me kepuce te llustruara,kemisha
dhe roba e veshmbathje kisha me mire se cdo konviktor,edhe te jashtme
bile…isha qejflli mbas mbrmjeve te vallzimit,si ne konviktin tone por
edhe ne konviktet e tjera,i apasionuar mbas sporteve, kinemase,
theatrove…dmth nje nxanes perseri i deshtuar…deri sa me erdhi nje
leter nga Tirana…
Ishte,ne mos gaboj fundi i semestrit te pare,kur,Ollga,kujdestarja
me solli nje leter,me adresen e shkolles se Zanes,me emrin e dergusit…
nje shoku im qe ishte ne shkollen Ushtarake”skenderbej”e mora me
nxitim…dhe trupi mu renqeth…u binda qe ishte nga ajo,pavaresisht
adreses…shoqet e klases,te cilat ishin me shejtanka se une…e dinin
pak a shume vuajtjen time,mbasi,me disa isha miqesuar sa tu thonja
edhe sekretin…! U bene kureshtare me shume se une..ato donin te dinin
te verteten,bile,kishte prej tyre qe nuk donin ta besonin se une isha
i lidhur shpirterisht diku gjetke…ose te pakten keshtu mendoja une
per to…se une s’rija pa i ngacmuar edhe ato gjithmone. E futa letren
ne gji,dhe dola nga ora e studimit te detyruar,pa pyetur maturanten
qe mbante qetesi Pandoren, e cila,doli te me zinte deren e klases se
studimit…une e shtyva dhe dola jashte…,ne koridor e ne oborr…ne nje
drite te jashtme…hapa me nje fryme letren…dhe syte mu mbushen me lot…
letra ishte plot me zemra te vizatuara me lapsa te kuq cep me cep…ne
te shkruhej…vetem kaqe :
…jam e jotja per jete…aman te lutem meso…meso… meso…meso.,po te kthen
puthjen ANAZ…!
Zemra me dridhej,me hyri nje ankth dhe nje frike mu cfaq,me
dukej se po e humbisja me te vertete Yllin dhe jeten time,une isha
nxanes ngeles edhe kete semester…ndoshta a do te ndryshoja per me
tej…! Ajo,donte qe une te mesoja dhe vetem te mesoja…!
Nje djale i keq,nga fshati im,konviktor edhe ai si une… me
tradhetoi…letra e saj kishte aritur vjedhazi ne dore te tij…une e
kerkoja ate mes librave ne valixhe,poshte jastekut, neper komodina…
por me kot…!
Edhe,ate semester qe kaloi une isha ngeles…prindet e mi u
helmuan si asnje here…vera e atij viti mos ardhte kurre…!
Me thiren ne hetuesi “Ivani i ,mereshem” babai i saj mik i
tyre,Operativi dhe dy police…para kishin letren time…derguar nje vit
e ca me pare asaj,me shtrenguan te pranoja se e kisha shkrojtur dhe
derguar une asaj nga shkolla ime ne Tirane,gje qe nuk qendronte…!
Letra vinte ere vetem trendafil..sic duket vajza e kishte futur ate
mes librash dhe e kishte rrethuar me petale te thata trendafili…nga
te fshatit e gjithe ajo dhome vinte ere parfumi…Nuk vonoi dhe me pas
me nxjerin deshmimtar djalin e keq te fshatit tim…i cili pohoi se une
ja kisha derguar…! Ai,u dha edhe nje fletore hartimi timen te benin
analogjine e shkrimit tim me letren “expertet”!
Nuk e mora vesh,si ate leter ja kishin mare Zanes,ndoshta
mbas nje viti… ? llogjika me coi te gjykoja se i ati e ka kercenuar…
mbas denoncimit te djalit te keq…dhe letra e dyte e saj zbuloi te
paren…ate timen.! Natyrisht nene kercenimet e te atit,i cili ishte
mjeshter i kurtheve…! Eh..,c’me donte mua i ati i saj…une isha
ngeles..! Ai, donte ta evitonte qysh ne embrion lidhjen time me te…se
me vone ndoshta edhe ai nuk do te kishte forca…! Une,shikoja
pushtetin e eger te tij si barikade…besoj se edhe Zana ?
Protestova,e them te verteten…ate leter e shkrova une dhe ja
dhashe ne dore para nje viti asaj…vete ne dore…ne fshat dhe jo nga
shkolla…!
Po ajo a ju ka derguar juve me pyeti i ati me force… ?
Kurre JOOO asnjehere….Ju pergjegja…djali i keq i fshatit tim…
u pergjigj,mos genjeni…une ja kam dhene letren te atit te saj…e
peshtyva ne fytyre,dhe u thashe me plot gojen…pse s’na lini te
dashurohemi…?
Kurre Joooo,me tha i ati…ti je nxanes ngeles…
Braktisa perseri edhe shkollen,me ndane me force edhe nga
Zana.
Mua fill mbas ngjarjes me degdisen ushtar…!
Zanen, e fejuan qe ne vitin e trete te shkolles se mesme…
natyrisht Jo me nxanes ngeles…!
Pa pjekuria e adoleshences,na theri ne zemer qe te dyve…!
Udhet tona,detyrimisht ,ishin ndare per te mos u bashkuar
kurre…
Kujtimet,per te as nje here nuk u shuan.
Zanes,nuk i eci fare embel jeta…!
Ndersa une shkruaj me rezerva kujtimet per TE !
pJp_maj2007


Leave a Reply