Dashi
Në jetën tuaj në çift do korrni ato që keni mbjellë gjatë gjithë kësaj kohe. Nëse jeni treguar të sjellshëm dhe here pas here keni toleruar gjërat do shkojnë mirë.
Demi
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin dhe çdo gjë do e zgjidhni me qetësi.
Binjaket
Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do e mërzitni atë derisa t’ua plotësojë dëshirat. Disa nuk do jene shume të duruar dhe mund të lindin debate të zjarrta.
Gaforrja
Ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite për jetën sentimentale të çifteve. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë me personin që keni në krah dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri.
Luani
Gjithçka do shkojë për mrekulli sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin dhe se bashku do merrni vendime te rëndësishme mbi të ardhmen.
Virgjëresha
Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjelle disa zhgënjime. E mira do ishte të qëndronit me këmbë në tokë dhe t’i merrnit gjërat si t’iu vinin.
Peshorja
Nëse keni kohe që jeni në një lidhje mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël me partnerin. Do e shihni që ambienti do jetë edhe më emocionues se me parë.
Akrepi
Pritet një ditë shume e bukur sot për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni më shumë ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni më tepër me partnerin.
Shigjetari
Do kaloni një ditë shumë të vështirë sot juve që jeni në një lidhje. Debatet me partnerin do jene të zjarrta dhe asnjëri nuk do e ulë hundën.
Bricjapi
Ditë plot me re kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar përkundrazi do konfliktoheni edhe për gjerat më të vogla me atë që keni në krah.
Ujori
Do flisni shumë me partnerin gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë pa marrë mendimin e tij. Marrëdhënia juaj do jetë më e ngrohtë se kurrë.
Peshqit
Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin më të vogël sot. Shpesh do ndiheni të lumtur pranë personit të zemrës dhe do doni të mos largoheni për asnjë çast prej tij.


Leave a Reply