Pemët janë ndër bimët më të rëndësishme që mund të kemi në kopësht. Ato frutoret na japin frutat e freskëta të stinës në tavolinën tonë.
Të mbjellësh një pemë është si të kesh mbjellë një jetë. Lexoni më poshtë disa fakte interesante mbi pemët.
Rrathët në një pemë të prerë, nuk tregojnë vetëm moshën e saj por edhe efektet mjedisore, si për shembull, një shpërthim vullkanik, thatësira të gjata etj.
Asnjë organizëm në tokë nuk jeton më gjatë se një pemë.
Pemët shërbejnë për të mbajtur shtëpinë të freskët duke bërë hije me degët e tyre, kjo sidomos gjatë verës, në temperature të larta.
Astronautët e “Apollo 14” morën me vete në hapësirë fara të pemëve të ndryshme. Pasi u kthyen në tokë farat u mbollën duke u rritur në pemë të mëdha. Pemët e reja u shpërndanë në shtete të ndryshme gjatë vitit 1975-1976 si pjesë e festimeve të 200-vjetorit të kombit.
Në SHBA pema më gjigande ndodhet në pyllin Redwood të Kalifornisë. Gjithashtu Kalifornia mban rekordin e pemëve më të vjetra, rreth 4000-5000 vjeçare.
Living.al


Leave a Reply