Dashi
Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do vazhdoje te jete po njësoj. Për beqaret nga ana tjetër gjerat do ndryshojnë tërësisht. Ata do kenë disa njohje mbresëlënëse qe ne orët e para te ditës dhe do vazhdojnë te njihen me ta. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme me vone.
Demi
Partneri do iu plotësojë një nga dëshirat tuaja me te zjarrta gjate kësaj dite dhe kjo do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Do e përqafoni dhe do dashuroni edhe njëherë atë. Beqaret mund te fillojnë disa aventura emocionuese, por afatshkurtra. Ne planin financiar, po nuk u treguat te kujdesshëm do përballeni me probleme goxha serioze. Mos e teproni me asnjë shpenzim.
Binjaket
Nuk do jeni ne humor te mire gjate kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjene me te vogël me atë qe keni ne krah. Disa mund te kenë partnere te duruar, por disa te tjerë jo. Kujdes sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm njohje te reja dhe asgjë me tepër. ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni me sy mbyllur.
Gaforrja
Jeta ne çift nuk do jete ajo qe do ju shqetësojë gjate kësaj dite dhe nuk do i kushtoni shume vëmendje, Gjithçka do jete si çdo dite. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por serish nuk do e gjejnë dot atë. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te përmirësohet. Disa familjare do ju japin ndihmën e tyre.
Luani
Do keni dyshime te shumta gjate kësaj dite për partnerin tuaj dhe do doni gjithë kohës ta kontrolloni atë. Ne fakt me mire do ishte qe te flisnit hapur me te. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos thurin ëndrra për personat qe nuk mund t’i kenë kurrë ne krah. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale disa projekteve te rëndësishme qe keni përmbyllur ne pune.
Virgjeresha
Dite shume me e favorshme për beqaret sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu qe duhet te përfitoni sa te mundni. Te dashuruarit nuk do kenë probleme, por as ndonjë surprize te madhe. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo aq sa keni dëshirë. Vetëm kështu do shmangni vështirësitë e nesërme.
Peshorja
Perspektivat për jetën tuaj ne çift do jene shume te mira gjate kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe disa mund te marrin vendime me rëndësi. Edhe beqaret do kenë një dite te këndshme dhe te mbushur me takime. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Do kryeni edhe disa investime te rëndësishme qe do ua stabilizojnë situatën.
Akrepi
Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme. Mjaft me duke qëndruar gjithsecili me vete, ka ardhur koha te jetoni bashke. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjithë kohës, nuk do e gjejnë dot personin ideal. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk priten vështirësi, por për disa situata do jete ne gjendjen me te mire.
Shigjetari
Harmonia dhe alegoria do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Tensioni qe ju kishte pushtuar para disa ditësh do mbaroje njëherë e mire. Beqaret duhet te tregohen me te vëmendshëm sepse shume persona do jene interesante gjate kësaj dite. Ne planin financiar duhet te jeni me largpamës dhe te mos shpenzoni kuturu.
Bricjapi
Dite plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet qe keni pasur ne te shkuarën. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe me shume gjase do ndryshojnë status. Ne planin financiar është momenti i duhur për te bere ndonjë shpenzim me tepër.
Ujori
Dite e paqëndrueshme dhe here pas here me debate te forta. Nuk do ju pëlqejë aspak qe partneri t’iu komandoje dhe do keni përballje me te. Beqaret nuk do ndalen se kërkuari personi ideal edhe pse do jene te ngarkuar me pune. Jupiteri do ndikoje pozitivisht tek financat dhe do ju nxite te tregoheni me te kujdesshëm me menaxhimin e tyre.
Peshqit
Sot është koha e duhur për te zgjidhur te gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet e jetës suaj ne çift. Do jeni me te arte dhe me te vetëdijshëm edhe për gabimet qe keni bere. Beqaret do e kenë me te lehte t’i shprehin ndjenjat apo edhe pëlqimet. Mundësitë për te filluar një tjetër kapitull do jene te shumta. Edhe ne planin financiar gjerat do marri për mire.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply