
Realizuesja Tefta Radi: “Kam nisur një cikël dokumentarësh për personalitetet shqiptare, të cilat janë lënë në harresë. Ekranet televizive sundohen nga politika, nga debatet pa fund, duke humbur identitetin, e vlerave të pafund që ka ky komb dhe që kanë punuar aq fort për Shqipërinë”
Ervin Mazniku
“Martin Camaj i papërsëritshëm”, ishte dokumentari i promovuar në nderim të shkrimtarit dhe albanologut të njohur të mërgates shqiptare, realizuar nga gazetarja Tefta Radi, gjatë një aktiviteti të organizuar në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës. Dokumentari hedh dritë mbi jeten dhe veprimtarinë e Martin Camajt, i cili vleresohet si një prej shkrimtarëve dhe albanologëve më në zë të mergates shqiptarë e më gjërë në gjysmën e dytë të shekullit XX-të. Në emër të grupit organizator, Radio Televizionit Shqiptar, Drejtorisë së Pogrameve Satelitore, Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, në hapje të takimit, të pranishmit e shumtë i ka përshëndetur gazetarja e njohur e televizionit shqiptar në vite, Tefta Radi.
“Kam nisur një cikël dokumentarësh për personalitetet shqiptare, të cilat janë lënë në harresë. Ekranet televizive sundohen nga politika, nga debatet pa fund, duke humbur identitetin, e vlerave të pafund që ka ky komb dhe që kanë punuar aq fort për Shqipërinë”, tha skenaristja dhe realizuesja e këtij dokumentëri, Tefta Radi. Në vazhdim, të pranishmit paten rastin të ndjekin premierën e dokumentarit “Martin Camaj i papërsitshëm”, ku në kameran e operarorit Agim Kuri, parakalojnë personazhe dhe aktorë të ndryshëm. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe dorëzimi i titullit të lartë, “Qytetar Nderi” për Martin Camajn, akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, titull të cilin ia dorëzoi bashkëshortes së Martin Camajt, Erika Camaj, kreu i këtij këshilli, Bardhyl Lohja. ”Me vepren e tij prej një albanalogu, studiues, etnolog, gjuhëtar, poet, shkrimtar, intelektual me përmasa europiane, i bëri një shërbim të madh qytetit të Shkodrës, Shqipërisë dhe në tërësi kombit tonë, duke u bërë për 50-të vite “de fakto”, Ambasador për Shqipërinë në Europë.”, thuhej në motivacionin që shoqëron titullin “Qytetar Nderi”, të cilin e mori në dorëzim, bashkëshortja e tij, Erika Camaj.
illyriapress.com
Per”Alba – DAnsk” Shkodrani


Leave a Reply